verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur vrasja tregohet si përrallë!

on 14 - 12 - 2015       

[Reformat në PDSH filluan me vrasje]

Është tragjike për profesionin dhe është skandalozë për syrin kritik kur gazetari nis e tregon ngjarjen sikur të tregojë ndonjë përrallë, pa asnjëfarë kriteri profesional dhe pa asnjë përgjegjësi për atë që thotë. Gazetari i konsideron lexuesit si shokë  që ju shpreh një brengë të dëgjuar pa çka se ka mundësi të mos jetë e vërtetë.

Reformat në PDSH filluan me vrasje FAKTE.NETLinku deri te artikulli origjinal: Reformat në PDSH filluan me vrasje

Data dhe koha e publikimit: 05.12.2015

Data e recensionit: 10.12.2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin që recensojmë shkelen shumë nga Kodet e Gazetarit; ka komente, nuk respektohet presumcioni i pafajësisë, nuk ka burime zyrtare që të konfirmojnë rastin dhe ka konkluzione të pabaza. Shumë nga informacionet që jepen janë bisedë kafeneje që prek ndjenjat e lexuesve dhe mund të nxisë madje edhe dhunë. Ky është përkufizimi i këtij teksti që autori ka tentuar ta përgatisë si informatë mbi rrethanat e një vrasjeje por gjithë ajo bie poshtë përderisa në tekst nuk citohet MPB-ja.

 “Ziadin Sela më i miri jo Menduh Thaçi më i miri, janë këto fjalë që i kanë dhënë shkëndijë debatit të nxehtë që më në fund të përfundojë me vrasje konflikti banal i mbrëmshëm në Reçicë të Vogël ku gjeti vdekjen ish-shoferi dhe trupëroja e Sadi Bexhetit”

Kështu fillon teksti i cili ka tentuar të shpjegojë rrethanat e vrasjes së Hasmir Hasanit, ish turpëroje e Sadi Bexhetit por e ka bërë atë me gjakftohtësi, duke shkelur shumë të drejta njerëzore, gjë që mund të shkaktojë edhe reagime të familjarëve të të ndjerit por edhe të dyshuarit për vrasjen. Gazetari e ka përpiluar gjithë tekstin mbi baza të informatave jo-zyrtare që kanë mundësi të ndërrojë e gjithë kahjen e lajmit. Kështu shkon kronologjia e tregimit që ka përpiluar gazetari, e quaj tregim pasi që nëse nuk mund të konfirmohet nga policia apo person kredibil që e ka parë ndodhinë, nuk mund të thuhet se ngjarja është zhvilluar ashtu.

“Sipas informatave jozyrtare që disponon portali Shqipmedia, ndjeri Hasmir Hasani dhe vrasësi Xhafer Osmani – Xhafo kanë filluar debatin për situatën politike në vend, ata janë njohur mirë mes vehte mirëpo librezat partiake kohën e fundit i kanç ndarë. I ndjeri Hasmir Hasani si aktivist i PDSH-së ka lavdëruar kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi ndërsa vrasësi Xhafer Osmani Xhafo si aktivist i Lëvizjes për Reforma PDSH ka lavdëruar kryetarin e tij Zijadin Sela. Këtu ka filluar të nxehet situata sipas dëshmitarëve të pranishëm që tregojnë për ngjarjen dhe të kalojë në zënkë të ashpër verbalë dhe fizike. Kjo ka bërë që Xhafer Osmani Xhafo të largohet nga kafeneja dhe të kthehet përsëri dhe të qellojë me një plumb direkt në zemër Hasmir Hasanin dhe pastaj ka shkrepur dy plumba dhe ka ikur me biçikletë nga vendngjarja”

Autori i këtij teksti ia lejon vetes të komentojë edhe gjendjen psikike të të dyshuarit për vrasje që është një shkelje shumë e rëndë e normave dhe etikës gazetareske.

“Sipas asaj që flitet në Tetovë Xhafer Osmani Xhafo kohën e fundit ka shfaqur shenja të një gjendjeje të rëndë psiqike”

Gazetari nuk është as psikolog e as polic, por është përcjellës i informatave. Por edhe çdo informatë që merr nuk duhet shtruar ashtu si e ka thënë burimi. Pa marrë konfirmime zyrtare nuk duhet nisur teksti fare. Ose të paktën i gjithë teksti duhet shkruar me rezervë dhe duke theksuar se janë burime jozyrtare. Autori ka theksuar në fillim të tekstit se informatat mbi rrethanat e vrasjes janë jo-zyrtare por më vonë ka shkruar komente që nuk ngjasojnë se ika marrë nga burime jo zyrtare, por janë qëndrim i vetë gazetarit. Edhe po të ishte rasti i vërtetë, gazetari duhet të vendoset në pozitë fillimisht si njeri e më pas profesionistë pasi që gjithë këto informata prekin çdo lexues, e sidomos familjarët e të ndjerit dhe atij që dyshohet si vrasës. Prandaj duhet 10 herë verifikim, 5 herë balancim dhe një herë botim me shije. “Gazetarët duhet të ushtrojnë vazhdimisht vetëdijën personale dhe ndjenjën për të mirën dhe të keqen”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja