Kush frikësohet nga Sorosi…?
Published in Recensione
on 29 - 08 - 2016 Author: Владимир Мирчески[Recension: Plan i ri për të ikur nga zgjedhjet – LSDM-ja insiston që SOROS-i ta udhëheqë organin ad-hoc për medie]
Shumë informata paushalle, e shumë pak fakte. Shumë spin, e nga ana tjetër mungesë e burimeve të emërtuara. Теkst me shumë mangësi, të cilat është dashur të eliminohen para se të publikohet ai.
Linku deri te artikulli origjinal: Plan i ri për të ikur nga zgjedhjet – LSDM-ja insiston që SOROS-i ta udhëheqë organin ad-hoc për medie
Data dhe koha e publikimit: 24.08.2016 – 18:35
Data e recensionit: 26.08.2016
Recensues: Vlladimir Mirçeski
KUSH FRIKËSOHET NGA SOROSI…?
Përsëri tregim “i rëndë” për LSDM-në, për Sorosin, për lidhjet e tyre të ndërsjella, për interesat, intrigat, etj… Pyetja është se çka përmban kjo storje si fakte dhe argumente për t’i mbështetur tezat, mirëpo edhe akuzat serioze? Pas leximit të artikullit, përgjigja vjen vetë – të pakta janë elementet e vërteta që i ofron ky material. Po, evidente janë disa fakte, të cilat, për fat të keq, janë nën hijen e informatave të shumta të paverifikuara, gjegjësisht spekulimeve.
“LSDM-ja insiston që SOROS-i të udhëheqë me organin ad-hoc në Agjencinë për medie. LSDM-ja deri tani e propozoi Goran Tërpenovskin, i cili me vite të tëra ka qenë gazetar në Vest dhe aktivistin e Sorosit, Ljubomir Kostovskin. Tani opozita insiston që në organin ad-hoc të hyjë edhe Sefer Tahiri, njëri nga ata që rregullisht është pjesë e projekteve të financuara nga Sorosi”.
“Aktivist është personi që angazhohet për ndonjë lloj të ndryshimit social” – thotë kërkimi në internet.
Mirëpo, çka në fakt është aktivist i Sorosit nuk mund të përcaktohet! Nëse tashmë shënohen persona të caktuar si gjoja të afërt me këtë fondacion “famëkeq”, atëherë për këtë është dashur të ofrohen edhe dëshmi relevante ose artikuj të qëndrueshëm mediatikë që do ta vërtetonin këtë. Në të kundërtën, del se bëhet fjalë vetëm për akuza boshe kundër dy gazetarëve të dëshmuar dhe njerëzve që me të vërtetë e kuptojnë problematikën mediatike dhe sistemet e komunikimit të gjerë.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur, thotë neni 1 i Kodit të gazetarëve.
FSHEHTËSI PA MBËSHTETJE
Gjatë gjithë artikullit vërehet një dozë fshehtësie, apo më saktë, gjithmonë kur duhet të “mbështetet ndonjëra nga formulimet problematike, shfrytëzohen burime të paemërtuara dhe ekspertë anonimë.
“Burime të Press24 thonë se me afrimin e datës së zgjedhjeve, LSDM-ja fillon t’i kthehet taktikës së njohur të bllokimit të proceseve për dalje nga kriza…”
“Еkspertët thonë se nuk duhet të befasojë fakti që nëpërmjet propozimeve për të cilat dihet që më parë se nuk mund të pranohen, LSDM-ja bën përpjekje ta pengojë procesin i cili duhet të rezultojë me zgjedhje më 11 dhjetor, veçanërisht nëse merret parasysh se në qoftë se dalin para qytetarëve këtë dimër do të përjetojnë reprizë të zgjedhjeve të vitit 2014, kur humbën me afër 200.000 vota dallim”.
Sinqerisht, qasja e këtillë e anonimitetit aspak nuk e bind lexuesin se me të vërtetë ka punë me dofarë burime konfidenciale dhe еkspertë konfidencialë. Kush mund të thotë se ky nuk është ndonjë film i montuar në ndonjë qendër partiake për marrëdhënie me publikun? Ndoshta pyetja është parashtruar në mënyrë shumë të vrazhdë, mirëpo ajo që është ofruar në tekst thjesht detyron të kërkohen përgjigjet në atë mënyrë për shkak se renditja e fjalëve tregon se ka një dozë serioze të anshmërisë, e cila në fakt, është “betonuar” me konstruksionin e titullit:
“Plan i ri për të ikur nga zgjedhjet – LSDM-ja insiston që SOROS-i ta udhëheqë organin ad-hoc për medie”
Ajo që është më interesante, tezat, e poashtu edhe formulimet, e njëjta i përdor вpartia në pushtet, që është dëshmi plotësuese për anshmërinë e materialit.
Në fund, ky është edhe një produkt në tentimin për frikësimin e lexuesve nga “Sorosi i keq i LSDM-së”. Me këtë rast, mungesa e argumenteve për tezat e plasura nënkuptohet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
pjesa më e madhe jo
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e