Kush “ja tërheq veshët” gazetarisë jo profesionale?
Published in Recensione
on 18 - 07 - 2016 Author: Fatlume DervishiRecension: “Diplomacia amerikane ia ‘tërheq veshët’ Ali Ahmetit dhe BDI-së?!”
Spekulimet nuk përbëjnë lajm, sepse natyra e lajmit është faktike, me qëllim për të qenë i besueshëm. Lexuesi e vëren kur një lajmi i mungon bazamenti dhe kur pretendimet janë të paqëndrueshme. Andaj, informacionet e pakonfirmuara duhet të trajtohen me rezerva.
Linku deri te artikulli origjinal: “Diplomacia amerikane ia ‘tërheq veshët’ Ali Ahmetit dhe BDI-së?!”
Data e publikimit: 13.07.2016
Data e recensionit: 17.07.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Informacionet duhet të atribuohen drejtëpërdrejtë, sepse dikush duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën e thënë dhe për vërtetësinë e tyre. Nuk mjafton që burimit / burimeve t’u referohemi me “siç thuhet në kuloare të ndryshme…”. Në tekst flitet për afera kriminale, korruptive dhe vrasje në degët e kësaj partie, BDI-së, por kjo vetëm shkarazi dhe me karateristikat e një sfondi sikur të ishte një informacion i konfirmuar dhe i konsumuar shumë herë. Detaje të tjera nuk jepen. Me këtë rast, këto merren si akuza ndaj këtij subjekti politik, por nuk është pasqyruar edhe qëndrimi i të akuzuarit.
“Siç thuhet në koluare të ndryshme, tashmë diplomacia amerikane ka filluar t’i tërheq vërejtjen seriozisht Ali Ahmetit dhe BDI-së, për shkak të aferave të ndryshme kriminale, korrupsionit, dhe vrasjeve nëpër degët të partiake, që një pjesë e tyre u pasqyruan në përgjimet e opozitës maqedonase.”
Është e rëndësishme që lexuesi të mësojë edhe qëndrimin e BDI-së. Me këtë rast, teksti do të ishte i balancuar dhe nuk do të kishte anshmëri.
“… madje komentet e ndryshme thonë se edhe Ali Ahmeti mund të bëhet pjesë e listës së zezë amerikane, sikurse është Menduh Thaçi.”
Një komentues i zakonshëm poshtë një fotografie të postuar në rrjetet sociale ka shumë pak/aspak gjasa që të dijë se kush është kandidati i ardhshëm për t’u bërë pjesë e listës së zezë amerikane, andaj nuk përbën një burim relevant. Gabimi bëhet edhe më i madh kur përmbajtja u referohet “disa komenteve të ndryshme” për një çështje kaq të rëndësishme. Nëse dëshironte t’i ikte kësaj qasjeje dhe të tregonte profesionalizëm, në tekst duhet të ishte prezent konfirmim apo qëndrim nga përfaqësia e SHBA-së në vend.
Këto janë parimet bazë të profesionit të gazetarisë dhe janë kërkesa të qarta në Kodin Etik:
“Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.”
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
më tepër burime
asnje pale relevante
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike,
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e