verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm apo editorial?!

on 19 - 12 - 2015       

[Recension: BDI dërgon Grubin në “pushim të dhunshëm” pas debaklit nga Selmani]

Gazetari është i obliguar të respektojë kulturën debative. Në rast se vendos të bëj lajm nga një debat, atëherë duhet që në artikullin e tij t’i përfshijë gjitha palët pjesëmarrëse në debat. Pavarësisht kësaj, në rastin konkret gazetari është i njëanshëm dhe tendencioz. Me kontributin e tij, në publik tenton të sqaroj “hesape” me deputetin e BDI-së, Artan Grubi. Të njëjtën mund ta bënte përmes një editoriali nga redaksia, rubrikë kjo e cila ka peshë të veçantë për lexuesin!
(Lexo: Kodi etik i gazetarëve të Maqedonisë, Pika 16: Gazetari do të ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdor median e tij për të qëruar hesaspet me individë, duke inkuadruar edhe kolegët e tij.

BDI dërgon Grubin në “pushim të dhunshëm” screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “BDI dërgon Grubin në “pushim të dhunshëm” pas debaklit nga Selmani”

Data dhe koha e publikimit: 15.12.2015

Data e recensionit: 16.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Paragrafi i parë bazohet në ironi dhe tendencë për nënvlerësimin e një figure politike. Fakti i vetëm që përdor autori për të vërtetuar pretendimin e tij është që Grubi s’ka dalë disa ditë në programe televizive.

Në raste si ky, gazetari ka të drejtë të kërkojë intervistë nga i përfoluri dhe t’i shtjellojë çështjet që e tangojnë atë dhe publikun, në rast se ka interes ky i fundit!

Pas debaklit që pësoi në debatin me kryetarin e SHGM-së Naser Selmani, udhëheqësia e BDI-së ka vendosur ta dërgojë në “pushim të dhunshëm” deputetin Artan Grubi, njoftojnë për “Lajm” burime partiake… Ato thonë se në debatin me Selmanin nuk ka pësuar vetëm ai, por edhe autoriteti i partisë. Për këtë arsye, gati dhjetë ditë që nga dita kur ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt”, ai nuk është paraqitur thuajse fare në opinion.

 “Pas debatit të zhvilluar në “Rruga drejt” në Alsat-M, Grubi u bë objekt tallje në rrjetet sociale”. Të gjithë në publik e dinë se deputeti Grubi, sidomos pas skandalit me “seflie” është në një far forme më i përfoluri në rrjetet sociale, por kjo nuk është pjesë e gazetarisë profesionale dhe edhe nëse merret për bazë, i takon shtypit të verdhë.

Pas debatit të zhvilluar në “Rruga drejt” në Alsat-M, Grubi u bë objekt tallje në rrjetet sociale, posaçërisht pjesa e deklaratës së tij ku arsyetonte milionat qeveritare për mediumet maqedonase me floskulën demagogjike se “nuk kanë dashur t’i korruptojnë mediumet shqiptare”. Pikërisht për shkak të qasjes së këtillë diskriminuese të Grubit ndaj mediumeve shqiptare, “Lajm” bojkoton atë, mirëpo jemi të gatshëm të publikojmë reagimin eventual ndaj këtij informacioni.

Një gazetarë profesionistë për bazë lajmi do të merrte pikërisht, siç e konsideron autori, qasjen diskriminuese të Grubit. Kjo do të ishte arsye më e fortë që publiku të bindet se mediat shqiptare nuk janë të korruptuara nga pushteti dhe se Grubi mund të akuzohet për shpifje. Megjithatë, qasja tendencioze dhe radhitja jo gazetareske e elementeve në artikull, ka bërë që pjesa më interesante të përfundojë si informacion shtesë i artikullit.

Pse duhet të presë gazetari që Grubi të demantoj “Lajm”-in?  A nuk është profesionale që ai të kërkojë qëndrim nga Grubi? Lexuesi nuk i di arsyet saktë se përse “Lajm” dhe Grubi bojkotojnë njëri tjetrin, por interesi i publikut dhe etika gazetareske shkon përtej problemeve mes dy palëve dhe kjo është arsye mese e fortë pse gazetari, për të informuar publikun, duhet t’i shmanget bojkotit. E njëjta vlen edhe për Grubin!

Burimet tona thonë se pas plasimit të këtij informacioni, Grubi megjithatë do të kthehet në mediume, për të demantuar “Lajm”-in.

Cila është zanafilla e “duelit” “Lajm” vs Grubi?! Për të shuar dilemat, është profesinale dhe etike që gazetari të tregoj se irritimi i deputetit Grubi vjen pas publikimit të rubrikës “Tomahaëk”, ndërsa “Lajm” ishte kërcënuar me padi! Konflikti kishte marrë edhe përmasa personale. Pavarësisht gjitha rrethanave, kërcënimet, irritime dhe bojkoti janë gjëra të përditshme të gazetarisë në vendin tonë këto nuk janë veprime profesionale. Andaj, obligimi për të informuar publikun është më i rëndësishëm se nevoja për të mbrojtur veten dhe këtu bën pjesë edhe përgjegjësia politike e deputetit Artan Grubi për të qenë transparent me opinionin.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja