verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm apo gjëegjëzë?

on 20 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtLajmpress - BDI-se nuk po i ec fati te elektorati, fillojne ta kerkojne neper kazino

[Recension: “BDI-së nuk po i ec fati te elektorati, fillojnë ta kërkojn nëpër kazino”]

Personat publik janë gjithmonë nën thjerrëzën e mediave. Sidomos funksionarët, të cilët marrin rroga nga buxheti i shtetit që mbushet nga taksapaguesit. Dhe, pikërisht kështu duhet të jetë, përderisa autori di të bëjë dallimin ndërmjet publikes dhe privates. Privatësia është një nga të drejtat e njeriut, e cila përveç me kushtetutën e vendit, mbrohet edhe me konventat ndërkombëtare. Gjithçka që është private dhe nuk e prek interesin e publikut, duhet të respektohet dhe të mos preket, pavarësisht a pajtohet gazetari me këtë ose jo.

Lajmpress - BDI-se nuk po i ec fati te elektorati, fillojne ta kerkojne neper kazino 1Linku deri te artikulli origjinal: “BDI-së nuk po i ec fati te elektorati, fillojnë ta kërkojn nëpër kazino”

Data dhe koha e publikimit: 18.07.2016, 15:13

Data e recensionit: 19.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Teksti ngjan më shumë me një gjëegjëzë dhe nuk është i qartë qëllimi i transmetimit të këtij gjysmë, madje, çerek informacioni të parëndësishëm. Titulli dhe vetë teksti janë tendenciozë, sepse merren me aspekte private të funksionarëve, duke mos u sqaruar lexuesve se pse kjo qënka e rëndësishme për ta.

“Meqë më 9 maj nuk i eci fati, sepse apelit për protesta ju përgjigjën 30 mijë shqiptarë, ky këshilltar i BDI-së (në një institucion të lartë shtetëror) ka vendosur ta provojë fatin në kazino.”

Interesant është fakti që lexuesi vetë duhet ta gjejë se për cilin këshilltar bëhet fjalë, sepse autori mban anonim identitetin e tij, duke treguar vetëm disa karakteristika të tij. Nëse teksti do të kishte të dhëna se i njëjti keqpërdor para publike në lojrat e fatit, denoncimi është dashur të bëhej publikisht dhe me fakte. Në rast të mungesës së fakteve për një gjë të këtillë, autori nuk ka pasur bazë profesionale ta publikojë këtë informacion. Qëllimi i përmbajtjes nuk duket të ketë qenë te denoncimi i  keqpërdorimit të parave, por thjeshtë, në mënyrë të tërthortë, të tregojë se sa “të pafat” janë përfaqësuesit e BDI-së, ashtu siç është shprehur në titull.

“Tani për tani nuk do të zbulojmë identitetin e këshilltari në fjalë, por vetëm theksojmë se emrin e ka të njëjtë me emrin e një shtëpie botuese në Shkup, kurse mbiemri i tij është i njëjtë me emrin e një lloji të njohur të djathit.”

Për këtë “lajm” as nuk ja vlen të thuhet se ka mungesë burimesh, sepse i njëjti, duke pasur parasysh definicionin e interesit publik, nuk duhet as të bëhej fare.

Interesi publik përfshin informacione që mund të kontribuojnë për zbulimin e veprave kriminale, shpërdorimeve të pozitës zyratre, rrezikimit të demokracisë, korupsionit, rasteve të padrejtësive, shkeljen e të drejtave të njeriut, diskriminimit, rrezikimit të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, pakujdesi dhe/ose paaftësi të funksionarëve publik. (Kodi Etik)

Asnjë burim, asnjë ekspert apo analist, nuk do të analizonte nivelin e dëshpërimit të elektoratit prej përfaqësuesve politik të një partie, duke u bazuar tek një fotografi e një personi, identiteti i të cilit nuk tregohet, e as nuk mund të shihet qartë në fotografinë e botuar.

Opinion ka të drejtë të dijë për punën e institucioneve dhe për njerëzit e zgjedhur për t’i shërbyer interest publik, por poashtu, njerëzit kanë të drejtën e privatësisë…

Informacione për jetën private të ndonjë personi mund të publikohen vetëm nëse sjellja e atij personi në jetën private ka ndikim ndaj interestit publik. Në këto raste duhet të provohet nëse publikimi i informacionit do të mundej të rrezikojë ndonjë person tjetër.

Ky tekst nuk i respekton këto parime të shkrimit të një lajmi profesional, që janë kërkesa të Kodit Etik të gazetarëve të Maqedonisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

asnjera pale

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon, por nuk largon dyshimet

autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja