Lajm apo koment?!
Published in Recensione
on 10 - 06 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Ministrat e rinj të BDI po i “hajnë” ofendimet e ministrave të pensionuar]
Gazetari duhet të përcaktohet për cilën çështje dëshiron të raportojë. Nëse bëhet fjalë për një dështim që po e vuan dikush tjetër, për këtë duhet të shpalosen fakte dhe dëshmi, e jo të thurret një tekst, më shumë duke aluduar se sa duke informuar. Prapa lajmit që po recensojmë qëndron një tendencë, sepse në përmbajtje me çdo kusht është tentuar të nënvlerësohen dhe të nënçmohen të apostrofuarit.
Kodi Etik, pika 7/3: “E drejta e opinionit për tu informuar nuk mund të jetë arsyetim për nevojën e senzacionit”.
Ministrat e rinj të BDI-së janë bërë shënjeshtër e qytetarëve shqiptar në manifestime të shumta. Ata po e “hanë” kritikën e ministrave të vjetër, të cilët dyshohen për vepra të shumta të shëmtuara në dëm të cështjes shqiptare në Maqedoni.
Ditën më parë, mistrat ‘fresh’ të BDI-së, u goditën ashpër në përvjetorin e betejës së Matecit në Komunën e Likovës, njofton agjencia e lajmeve INA
Linku deri te artikulli origjinal: “Ministrat e rinj të BDI po i “hajnë” ofendimet e ministrave të pensionuar”
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016
Data e recensionit: 08.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Gjithnjë duhet të bëhet dallimi mes fakteve dhe mendimeve personale. Gazetari është i detyruar të informojë drejtë dhe në mënyrë të paanshme, duke mos inkuadruar elemente komentimi në veprën e tij. Pasusi në vazhdim nuk kuptohet nëse është citat ose koment. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të dihet se çfarë është citat në tekst, e çfarë është parafrazim. Në dy rastet e mëposhtme, tentohet të vërtetohet teza se ministrat e rinj të BDI-së po e vuajnë atë që ka bërë kuadri i vjetër, mirëpo “dëshmitë” e siguruara në tekst nuk janë relevante, fillimisht pasi që nuk kemi citate, ose deklarata të lidhura me linqe.
Me anë të një monologu kumanovari Adem Ademi i goditi ashpër duke i quajtur të mjerë, tradhtarë të idealeve kombëtare, shërbëtor të gruevskit, maskarenj, e shumë sharje tjera, të cilat i meritojnë ministrat e pensionuar të partisë shqiptare në pushtet.
Kohë më parë, edhe Hoxha i nderuar Rexhail Aziri i turpëroi ministrat e BDI-së. Duke ua kujtuar atyre rrugët nëpër fshatrat e Kumanovës janë në gjendje katastrofale, bëri që funksionarët e BDI-së të turpërohen dhe të largohen kokëulur. (INA)
Kodi Etik, pika 1/5: “Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”.
Lajmi në fakt do të ishte në atë se çfarë kanë lënë prapa vetes ish ministrat e BDI-së, që tani po e vuajnë ministrat e rinj. Këtu do të kërkohej një hulumtim më studioz, i cili do të identifikonte të gjitha punët e lëna në gjysmë nga ish-ministrat e BDI-së dhe dështimet e tyre, dhe do të kërkonte qëndrimin e ministrave të rinj se vallë do t’i përmirësojnë mangësitë e lëna prej paraardhësve të tyre politik. Mirëpo, përkundrazi, mënyra se si autori (i paidentifikuar) e ka thurrur “lajmin” është tendencioze, e pa bazuar në fakte dhe me qasje të njëanshme.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
Nuk përjashtohet
Nuk përjashtohet
është i njëanshëm
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e