verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm bajat me datë të re

on 19 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

chudo

[Recension: (VIDEO) Gruaja vdes pas lindjes – Mjekët ia afrojnë djalin dhe ndodh çudia]

Теksti, sipas mënyrës së shkrimit, më tepër duket sikur është lajm nga kategoria interesante, se sa lajm nga rubrika për lajme nga bota. Në të nuk janë respektuar standardet gazetareske, sipas të cilave, ngjarja, përveç që duhet të përcaktohet sipas vendit ku ka ndodhur, duhet të përcaktohet edhe me kohën e ndodhjes së ngjarjes.


-ВИДЕО Жена починала по пораѓањето Лекарите и го приближиле синчето и се случило чудо Reporter.mkLinku deri te artikulli origjinal:
(VIDEO) Gruaja vdes pas lindjes – Mjekët ia afrojnë djalin dhe ndodh çudia

Data dhe koha e publikimit: 16.04. 2016

Data e recensionit: 18.04. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

TITULL BOMBASTIK PËR NJË INFORMATË TË VJETËR

“Se dashuria ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj është jashtëzakonisht e fuqishme dëshmon edhe kjo video nga Hong Kongu, e cila deri tani është shikuar më shumë se 8 milionë herë.”

Artikulli ka titull senzacionalist, i cili thjesht të çon të klikosh dhe ta lexosh informatën, mirëpo askund nuk përmendet burimi i informatës, që është në kundërshtim me standardet e gazetarisë.

Теksti ka stil të lirë të shkrimit, që është karakteristik pë artikuj që janë nga fusha e zbavitjes. Për informatat e këtij lloji është e kuptueshme që gjatë shkrimit të tyre të mos i respektojnë rreptësisht rregullat e shkrimit të lajmeve. Mirëpo, ky artikull është publikuar në kategorinë bota, e kjo nënkupton transmetim “më serioz” të informacioneve.

Mirëpo, edhe sikur ta lëmë anash kategorinë, megjithatë në artikull është anashkaluar momenti kryesor, e ai është përcaktimi kohor i ngjarjes, që është i detyrueshëm edhe te lajmet e kategorisë zbavitje. Problemi është se bëhet fjalë për informatë të vjetër, që daton nga shkurti i vitit 2014. Për verifikimin e kësaj informate, nuk ka nevojë për kërkim të madh, mjafton të hapet video-materiali që i është bashkangjitur tekstit dhe nga shpjegimi i të cilës është bërë i gjithë lajmi.

Menjëherë nën video-materialin qëndron koha e publikimit të saj. Ky është tregues i mjaftueshëm se bëhet fjalë për lajm të vjetër. Njëra nga rregullat kryesore të gazetarisë është informimi në kohë. Me anashkalimin e përcaktimit kohor, burimit të informatës dhe me titull të këtillë bombastik, fitohet përshtypja se qëllimi i vetëm i tekstit, është të tërheqë sa më shumë klikime, e me këtë rast të ofrojë informata bajate.

Lajmet e vjetra, madje edhe të kategorisë zbavitje, mund të shfrytëzohen në qoftë se bëhet ndonjë lloj kronike të dukurive të ngjashme të regjistruara, mirëpo jo të prezantohen edhe si aktuale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja