verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm gjysmak, i njëanshëm dhe jo gjithpërfshirës

on 6 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Kërçovë, studim për modernizimin e termocentralit të Osllomesë”]

Prezantimi për modernizimin e Termocentralit të Osllomesë parasheh masat e uljes së ndotjes… Kjo është koka e një artikulli i cili ndotjen, si pjesë më me interes në këtë temë, e mbulon vetëm me këto fjalë. Nuk është marrë parasysh shqetësimi i të gjitha palëve të përfshira. Modernizimi dhe e funksionimi i termocentralit, janë kryefjala e artikullit, ndërsa ndërmarrja për të cilën flitet është i vetmi burim. Për shtjellim të një teme të tillë kjo nuk mjafton.

mtv-2-kercove-studim-per-modernizimin-e-termocentralit-te-osllomese-1Linku deri te artikulli origjinal: Kërçovë, studim për modernizimin e termocentralit të Osllomesë

Data dhe koha e publikimit: 29.09.2016, 16:21

Data e recensionit: 02.10.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Artikulli është fokusuar në diskutimin për gjetjen e një zgjidhje për funksionim më të mirë dhe kapacitet më të plotë të këtij termocentrali në të ardhmen. Në sy bie qasja e tërthortë ndaj problemit. Nuk qartësohet pse janë të nevojshme këto ndryshime, përse mu tash bëhet ky lajm? Nuk ka as të dhëna për funksionimin aktual të termocentralit dhe pasojave nga puna e tij.

“Prezantimi për modernizimin e Termocentralit të Osllomesë parasheh masat e uljes së ndotjes, mënyrën e transportit të qymyrit nga vendet e treta dhe cilësinë e tij, i cili do të ulë edhe përmasat e misioneve të gazrave.”

Gazetari nuk duhet të tolerojë që kur të flitet për një termocentral që gjendet në mes të disa vendbanimeve, përveç nevojës së modernizimit të tij, të mos trajtojë edhe aspektin tjetër, mënyrën se si puna e tij përshkruhet nga ekspertët e fushës dhe dëmin dhe shqetësimin e mundshëm që shkakton te banorët e zonës. Fillimisht, shqetësimit shëndetësor, pastaj edhe higjienik, aspektet e ndikimit mbi ambientin etj. Ky tekst nuk na përcjell shqetësime të kësaj natyre dhe nuk na tregon nëse ato ekzistojnë. Flet vetëm ndërmarrja dhe askush tjetër.

“Zëvendësdrejtori i ELEM-it, Fatmir Limani, thotë se Termocentrali i Osllomesë, në mungesë të shtresave të qymyrit,  përgjatë tre viteve të kaluara nuk ka funksionuar me kapacitet të plotë, prandaj këto intervenime që parashihen me këtë projekt janë të domosdoshme.”

As nuk thuhet nëse në këtë debat është prekur si temë çështja e ndotjes së ajrit që shkakton ky termocentral. Nëse jo, atë duhet ta kishtë bërë pikërisht gazetari. Të paktën të kishte tentuar për të arritur deri te ndonjë përgjigje. A i respekton ky termocentral ligjet dhe rregullat për vendosjen e filtrave, sa mikrogrimca të dëmshme shpërndahen në ajrin që thithin banorët që jetojnë afër tij dhe si e komentojnë këtë mjekët e zonës nga aspekti shëndetësor? Kytëre pyetjeve nuk mund t’ua gjejmë përgjigjen në këtë përmbajtje.

“Pas prezantimit të këtij studimi, ku morën pjesë edhe përfaqësues të komunës së Kërçovës, shoqata joqeveritare dhe ekspertë të kësaj lëmie, u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me aspektin ekologjik dhe socio-ekonomik të këtij projekti, i cili, sipas vlerësimeve, do të sigurojë funksionimin e Termocentralit të Osllomesë për 30 vitet e ardhshme.”

Është shumë pak ose aspak e rëndësishme kush ka qenë prezent në debat, përderisa nuk transmetohet diskutimi mbi shqetësimet dhe sfidat kryesore që janë shprehur aty. Pyetja e vërtetë nuk është nëse “TEC Osllome” do të arrijë të mbijetojë edhe 30 vitet e ardhme, por sa i plotëson kushtet ligjore që të vazhdojë të funksionojë. Këto përgjigje, po ashtu, lexuesit nuk mund t’i gjejnë në këtë tekst.

KODI ETIK:

  • Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.

  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja