Lajm i demantuar brenda ditës
Published in Recensione
on 22 - 06 - 2016 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Sot prokurorja Fetai do të tregon se cilët politikan shqiptar dhe maqedonas duhet të arrestohen]
Teksti që po e recensojmë është kryekëput spekulues dhe sensacionalist. Duke e pasur parasysh jehonën e madhe të punës së Prokurorisë Speciale Publike, përmbajtja njofton se prokuroria “sot do të ketë pres-konferencë”, por pa potencuar fillimisht se prej nga është informacioni. Sepse, nga praktika e deritanishme, PSP nëpërmjet e-mailit ka njoftuar gazetarët për pres-konferenca të mundshme.
Linku deri te artikulli origjinal: “Sot prokurorja Fetai do të tregon se cilët politikan shqiptar dhe maqedonas duhet të arrestohen”
Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016
Data e recensionit: 09.06.2016
Recensues: Xhenis Sulimani
Bazuar në burime anonime, teksti shkon “përtej lajmit” dhe njofton se me çfarë aktakuze do të dalë prokurorja speciale Fatime Fetai. Nuk është që gazetari s’ka të drejtë të thirret në burime anonime, por te shembulli konkret, brenda ditës është demantuar lajmi. Prokuroria as që doli në pres-konferencë, e as opinioni nuk u njoftua për “tre politikanët e inkriminuar”. Mbeti vetëm produkti spekulues që zuri vend në tekstet që manipulojnë me opinionin.
Prokuroria Speciale në Maqedoni ka paralajmëruar pres-konferencë të jashtëzakonshme sot në ora 11:00. Prokurorja Speciale, Katica Janeva e shoqëruar nga prokurorja Fatime Fetai, do të shpalosin aktakuzën dhe hetimet më të reja që i ka kryer kjo prokurori ndaj tre politikaneve nga Maqedoni.
Teksti është shembull se pse lajmi duhet të ketë së paku dy burime dhe pse duhet të verifikohet i njëjti. Nisur nga burimi jozyrtar, gazetari ka mundur fare lehtë të kontaktojë PSP-në për ta vërtetuar informacionin rreth mbajtjes së pres-konferencës. Një qasje e këtillë nuk do ta bënte lajmin spekulues, por i njëjti do të fitonte në saktësi. Opinionit i interesojnë lajme të plota, objektive dhe të sakta.
Interesi publik në gazetari mëson se: “Gazetarët nuk guxojnë me qëllim të çorientojnë opinionin. Nuk guxojnë që t’i ndryshojnë faktet dhe të prezantojnë material të imagjinuara si të vërteta. Shpejtësia nuk guxon të jetë më e rëndësishme se sa saktësia dhe preciziteti.”
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
nuk e paraqet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e