verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i dështuar në varg

on 17 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Pres 24 Kineskiot milijarder

[Recension: Miliarderi i njohur ofron 180 milionë dollarë për ta martuar vajzën e tij – detyra e burrit që do të pajtohet nuk është aspak e lehtë]

Informata, sipas mënyrës në të cilën është shkruar dhe sipas përmbajtjes, më tepër bën pjesë në rubrikën “Zbavitje”, se sa “Bota”. Njëkohësisht, është e vjetër disa vjet. Në të ka element të ri, dhe mu për këtë arsye është dashur të shkruhet si lajm në varg.

Познат милијардер нуди 180 милиони долари за да ја омажи својата ќерка задачата на мажот што ќе се согласи не е нималку лесна Press24Linku deri te artikulli origjinal: Miliarderi i njohur ofron 180 milionë dollarë për ta martuar vajzën e tij – detyra e burrit që do të pajtohet nuk është aspak e lehtë 

Data dhe koha e publikimit: 13.06.2016, 19:26

Data e recensionit: 14.06.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

ZHVENDOSJE PËR HUTIM

“Ky njeri qartazi ka shumë para, dhe nuk e di se çka të bëjë me to. Njoftohuni me Sesia Çao-n, njeriun që u pasurua me perandori të madhe të patundshmërive”.

Kreu i lajmi është komentues dhe në të nuk zbulohet esenca e informatës, por përshkruhet personi që është në fokus të informatës. Informatat e këtilla zakonisht shënohen më poshtë në lajm, pa marrë parasysh se bëht fjalë për lajm me karakter zbavitës. Megjithatë edhe te këto lajme, pa marrë parasysh që kanë një qasje më të lirë të shkrimit, vlejnë rregullat e gazetarisë që parashohin që kreu i lajmit të jetë në fillim.

Në këtë rast, një pjesë e kreut të lajmit është vendosur krejtësisht në fund, e në ndërkohë jepen informata të cilat sipas natyrës së tyre nuk duhet të vendosen në plan të parë, por më poshtë në tekst.

Gjuha në të cilën është shkruar teksti nuk i respekton standardet. Në tekst ka mjaft serbizma. Njëkohësisht edhe emri i pasanikut është transkriptuar gabimisht, me gjasë pasi që teksti burimor ka qenë në serbisht, kështu që emri i tij është shkruar në formë të rasës, Sesila, në vend të Sesil, siç do t duhet të ishte. Poashtu, gjatë shkrimit të artikullit nuk janë respektuar as rregullat gramatikore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sintaksën.

SHUMA KA NDRYSHUAR, LAJMI “ËSHTË VJETËRUAR”

Njëkohësisht, bëhet fjalë për lajm të vjetër, që daton nga viti 2012, mirëpo në të ka element të ri, e ai është shuma që tani ofrohet si shpërblim. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lajm të vjetër, artikulli do të duhej të paraqesë lajm në varg, gjegjësisht t’u rikthehet informatave paraprake, si për shembull, se oferta e parë e pasanikut është bërë në vitin 2012, e pastaj, është rritur dyfish në vitin 2014.

Poashtu, nuk theksohet se shkaku i ofertës është ajo se biznesmeni kinez nuk dëshiron të pajtohet me faktin se vajza e tij në vitin 2012 është futur në partneritet civil me partneren e saj shumëvjeçare.

Lajmi i konceptuar në këtë mënyrë nuk i ofron pasqyrë të plotë lexuesit, i cili në qoftë se nuk i di informatat paraprake, do të mund të mendonte se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë rast të ri. Nga ana tjetër, ata që janë të njoftuar me tregimin, me siguri pa iu rikthyer informatave paraprake do të fitojnë përshtypje se bëhet fjalë për informatë të përtypur kush e di kur, që shërben vetëm për tërheqjen e klikimeve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja