verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i humbur në pak rreshta propagandistike

on 12 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “ShQIPONJA” – Agim Nuhiu në mes të gjithëve ballë lartë]

Se gazetaria profesionale shpeshherë nuk e gjen veten në portalet elektronike, dëshmon edhe ky tekst. Artikulli nuk ka një term adekuat se si mund te quhet, po një gjë është e sigurt – lajm nuk është. Nuk  mund të përcaktohet – cili ka qenë qëllimi i autorit në këtë artikull dhe pse një lajm i tillë duhet t’i imponohet publikut? Nuk ka logjikë!

“ShQIPONJA” – Agim Nuhiu në mes të gjithëveZv.Ministri Agim Nuhiu gjatë një ceremonie është parë duke qëndruar ballë lartë mes stafit të MPB-së.

Duke filluar që nga titulli (që për fat të keq ka edhe pikë në fund të tij) e deri në mbarimin e tekstit, mungon struktura, stili dhe gjuha gazetareske, e cila është zëvendësuar me atë të propagandës.

shqiponja-agim-nuhiu-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: ““ShQIPONJA” – Agim Nuhiu në mes të gjithëve ballë lartë
Data dhe koha e publikimit: 08.10.2016
Data e recensionit: 09.102016
Recensues: Adrian Kerimi

Artikulli na “informon” për aktivitetet e zëvendës-ministrit të brendshëm, megjithatë, në rreshta nuk ka asgjë konkrete, përveç fjalive hipotetike dhe pretendimeve me prapavijë propagandistike. Si e tillë, përmbajtja më shumë sjell vlerësime personale se sa informacion, i cili mund të jetë ne interes të publikut.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, Kodi etik i gazetarëve.
“Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”, Kodi etik i gazetarëve.

Menjëherë pasi u zgjodh zv.ministër, Agim Nuhiu ka bërë disa reforma kruciale enkas në vendbanimet shqiptare për të lehtësuar procedura të shumta. Ai njihet si kuadri më profesional që ka pasur ndonjëherë Bashkimi Demokratik për Integrim.

Artikullit i mungojnë të dhëna nga ngjarja ditore, të cilat me siguri se janë më me interes dhe më shumë përkojnë me atë që kërkohet në një lajm se rreshtat e këtij publikimi. Askund në tekst nuk thuhet se Nuhiu ka marrë pjesë në pranimin e policëve të rinj. Mbase, autori e ka pasur të qartë se po të kishte cituar pjesëmarrjen e tij, do të ishte e nevojshme zgjerimi i lajmit me informata dhe fakte tjera, që më pastaj ndoshta mund zhvilloheshin duke u futur në çështjen punësimeve në kontekst zgjedhor, ose të numrit të policëve shqiptarë dhe dilemat idhur me diskriminimin e shqiptarëve në konkurset e deritanishme. Asgjë nga kjo nuk mund të shohim në këtë përmbajtje. Si e tillë, ajo nuk meriton të quhet lajm.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja