verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i lënë në gjysmë

on 18 - 01 - 2017       

[Recension: Milloshoski: Platforma shqiptare marketing politik i Edi Ramës]

Nëse lajmi bëhet vetëm në mënyrë sipërfaqësore, sa për t’u bërë, atëherë nuk kemi informuar, por kemi përshkruar apo përçuar një ngjarje apo një veprim. Elementet siç janë koha, vendi, rrethanat dhe konteksti në të cilin ka ndodhur lajmi apo është dhënë një qëndrim, janë gjithnjë pjesë që janë me rëndësi. Jo vetëm që me këtë lexuesi i kupton më qartë gjërat, me këtë lehtësohet besueshmëria dhe e shtohet pesha dhe relevanca e lajmit. Teksti që po recensojmë nuk i posedon të gjitha pjesët përbërëse të lajmit. Për më tepër, përmbajtja nuk ka informuar në mënyrë tërësisht gazetareske, nga që në tekst vërehet qartë se nuk është respektuar parimi i piramidës së përmbysur dhe i vendosjes të risisë dhe thelbit të informacionit në vend të parë, duke iu përgjigjur pyetjeve thelbësore të gazetarisë – kush, kur, ku, çka, si, pse…

Platforma e shqiptarëve është marketing politik i kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka deklaruar Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, duke theksuar se angazhimi i Ramës në përpilimin e Platformës është kundër principeve të Kombeve të Bashkuara dhe paraqet intervenim në punët e brendshme të një shteti sovran. Sipas Milloshoskit, partitë politike shqiptarë para opinionit dolën sikur të mos kenë kapacitet që të bëjnë një plaftormë dhe ju duheshte mbështetje.

Në tekst askund nuk thuhet se ku dhe kur e ka dhënë këtë deklaratë i apostrofuari, në çfarë rrethana, përkatësisht çfarë debati i ka paraprirë qëndrimit të tij. Në vend të kësaj, thjeshtë, në fund të tekstit thuhet sa për sy e faqe se kjo është thënë në një debat në TV Nova.

Milloshoski Platforma shqiptare screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Milloshoski: Platforma shqiptare marketing politik i Edi Ramës
Data dhe koha e publikimit: 17.01.2017
Data e recensionit: 18.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në raste të tilla, është me rëndësi të citohet edhe pyetja që i ka paraprirë deklaratës. Mbase, kjo për gazetarin nuk ka bërë përshtypje, por me pyetjen, mund të përcaktohet se për çfarë është diskutuar, vallë gazetari që ka intervistuar apo ka pasur mysafir në studio Milloshoskin ka qenë tendencioz apo i ka mundësuar “penallti” me pyetje, vallë kontoksti të cilin e përdor media që ripërcjell këtë deklaratë e vendos lajmin në kontekstin e ‘origjinalit’ apo jo.

Milloshoski ka folur edhe për PSP-në dhe mundësinë për të ndryshuar Kushtetuta.
“Nuk lëvizim nga qëndrimi jonë për PSP-në dhe Kushtetutën. PSP është institucion me porosi, ndërkaq në raport me ndryshimet kushtetuese, nuk kemi as nevojë e as mundësi kushtetuese që ta bëjmë shtetin binacional”, ka thënë Milloshoski në debatin e organizuar nga televizioni “Nova”.

Teksti nuk përfshin burime të tjera. Po ta shikojmë si një lajm agjencik që transmeton deklaratë apo pjesë të një qëndrimi gjatë debatit televiziv të një politikani, në rregull. Mirëpo, një qëndrim aq i “bujshëm” si ky, nëse ka merituar vëmendjen e redaksisë dhe mundin për të shkëputur pjesët që i janë dukur interesante për opinionin, meriton edhe përkushtim pak më të madh profesional.

Përderisa një palë ka akuzuar një palë tjetër dhe teksti përfshin vetëm ‘akuzuesin’, atëherë në këtë rast del se shkrimi është i njëanshëm dhe në të nuk është raportuar në mënyrë të balancuar. Qëndrimi i të apostrofuarit doemos do të duhej t’i jepte shtytje një gazetari që të kërkonte qëndrimin së paku edhe të partive nënshkruese të Deklaratës së përbashkët të tre partive shqiptare, e cila është mes tjerash temë e prononcimeve të Milloshoskit. Është evidente se partitë do të kenë vështrime të ndryshme prej tij dhe për këtë nuk ka arsye se pse të injorohen ato.

Teksti gjithashtu nuk posedon sfond. Lexuesi që për herë të parë përballet me terme nga artikulli ose nuk është në rrjedha tërësisht ose fare me situatën poltike në Maqedoni, nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja