verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i mirë, mirëpo i përpunuar keq

on 26 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

A1 on

[Recension: Dimitriev, Kançeska, Poposki dhe Todorov jepni dorëheqje nga një funksion!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni, më tepër i ngjan thirrjes, se sa artikullit gazetaresk. Edhe pse është komentues, megjithatë nuk është plasuar si koment, por si lajm.

Димитриев Канческа Попоски и Тодоров поднесете оставки од една функција А1онLinku deri te artikulli origjinalDimitriev, Kançeska, Poposki dhe Todorov jepni dorëheqje nga një funksion!

Data dhe koha e publikimit: 23.01.2017

Data e recensionit: 25.01.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

LAJM I VËRTETË, MIRËPO I KOMENTUAR

Në titull u bëhet thirrje kryeministrit Emil Dimitriev dhe ministrave Elizabeta Kançeska, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov, të japin dorëheqje nga një funksion.

“Një muaj të plotë, Emil Dimitrievi, Nikolla Todorovi, Nikolla Poposki, Elizabeta Kançeska Milevska e shkelin Kushtetutën, Ligjin për qeveri dhe Kodin zgjedhor”.

Ky është lajmi në artikull. Lajmi është mbështetur me një dëshmi, gjegjësisht me printscreen të Kodit zgjedhor, ku citohet neni 8. Prej aty mund të konstatohet se lajmi është i vërtetë.

“Në nenin 8 të Kodit zgjedhor thuhet qartë: Funksioni i deputetit është i papërputhshëm me funksionin e kryetarit të Republikës, kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministrit, gjykatësit, prokurorit publik, ombudsmanit publik, avokatit të popullit dhe me bartës së tjerë të funksioneve, të cilët i zgjedh ose i emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë”.

Problemi qëndron në atë se lajmi është komentuar dhe është plasuar në kategorinë e lajmeve, në vend të kategorisë “Qëndrime”.

“Ligji është i qartë, mirëpo për shkak se te ne dikush është mbi ligjet dhe Kushtetutën, tashmë një muaj, Dimitrievi është zgjedhur deputet me mandat të verifikuar, mirëpo akoma e ushtron funksionin e kryeministrit, edhe pse gjatë negociatave në Përzhinë u caktua që ai të jetë kryeministër për mbajtjen e zgjedhjeve”.

EKSPERTË TË PADUKSHËM

Kur kemi një lajm të caktuar dhe ai problematizohet, kjo duhet të plasohet nëpërmjet të deklaratave të njerëzve, të përmendur me emër dhe mbiemër. Në këtë rast kjo nuk është bërë.

“Ekspertët reagojnë se kjo është juridikisht e paqëndrueshme, mirëpo ata askush nuk i dëgjon”.

Këtu përdoren еkspertë të padukshëm, të cilët askush nuk i ka dëgjuar. E si të dëgjojë dikush, kur në lajm nuk janë përcjellë qëndrimet e tyre?

Теksti ka argument të qëlluar, mirëpo është përpunuar keq.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja