verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i qëlluar i stërkequr me komente

on 11 - 07 - 2016       

[Recension: Ministrat e çrregullt të BDI-së]

Një pjesë e portaleve dinë të bëjnë spektakël në shkrim. Këtë aftësi nuk mund t’ua kontestojë askush, madje as gazetarët më profesionistë. Një spektakël i tillë është edhe rasti në fjalë. Redaksia, apo gazetari i cili ka gjetur këtë informacion dhe këtë lajm meriton respekt, pasi syri gazetaresk ka vërejtur diçka që nuk e vërën çdo vizitues i ueb faqes së ministrisë në fjalë.

Mirëpo, pavarësisht syrit të mprehtë, teksti shkel shumë parime profesionale. E para është se teksti është nisur me tendencë dhe kritika jo konstruktive. Në të nuk denoncohet një gabim trashanik i një zyrtari, por një kabinet i tërë i ministrave. Kujtojmë që gazetari duhet të merret vetëm më informacionin, e jo të gjeneralizojë me çështjen e kualitetit politik të një partie, pasi që këtu kalon nga kompetencat e tij të përpiluesit të një lajmi dhe merr rolin e “analistit”.

Ministrat e ri të BDI-së të cilët para opinionit nga kjo parti u prezantuan se do sjellin një frymë të re politke, ata e kanë vazhduar avazin e Ministrave të vjetër në veprime me përplot gabime. Kështu, Ministrja e Vetëqevrisje Lokale nga radhët e BDI-së, Shirete Elezi në faqen zyrtare të kësaj ministrie, në përpilimin e CV duket se ka hasur në pengesa gjatë përkthimit maqedonisht – shqip me “google translate”. Me çka, ministria del se e ka përkthyer keq shprehjen e gjuhës së tyre zartare nga “vonreden profesor”, që për ata që e dinë shqipen mirë, nuk është profesor i ç’rregullt, por është “profesor inordinar”, shkruan Almakos.

Ministrat e çrregullt të BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ministrat e çrregullt të BDI-së”
Data dhe koha e publikimit: 08.07.2016
Data e recensionit: 08.07.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në titullin  e recensionit thamë se lajmi është plotësisht i qëlluar. Madje, as mediave më të mëdha me shumë më tepër resurse nuk u ka rënë në sy një gabim i tillë, pavarësisht se gazetarët ndoshta dhjetëra herë e kanë hapur këtë internet dritare të Ministrisë së pushtetit lokal. Megjithatë, ajo që nuk shkon në tekst dhe që e ka bërë atë tendencioz janë komentet dhe nënçmimet që i bëhen një zyrtareje, por edhe kolegëve të saj.

Gazetari nuk ka të drejtë që mendimet e tij personale t’i plasojë si fakte, aq më tepër kur dihet se ai mban përgjegjësi për fjalën e thënë në publik dhe se gjuha e tij duhet të jetë etike dhe jo fyese.

“Gazetarët kanë detyrim që të kultivojnë kulturën e të folurit, Përdorimi i gjuhës së ashpër mund të arsyetohet nga aspekti editorial, vetëm nëse është në pyetje interesi publik”, Doracaku për interesin publik në gazetari, kapitulli 8, Dëmi dhe fyerja, faqe 57.

Gazetari është i obliguar që në këtë rast fillimisht të kërkojë qëndrim nga vetë ministrja Shirete Elezi apo nga kabineti i saj, e më pas të publikojë lajmin, me qëllim që të ketë edhe qëndrimin ose të palës tjetër ose së paku të tentojë të marrë atë.

Megjithëse e shkruar edhe si fjalë edhe në drejtshkrim gabim (i çregullt; shih në foto) – pra do të duhej “i çrregullt”, kjo mund t’i falet, ama kur e shohim se cili është kuptimi i fjalës “i çrregullt” në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, të vjen gjynah se si BDI vazhdon kinse me Ministrat të ri në moshë e frymë politike, por që vazhdojnë të jenë si ato të vjetrit në veprime që bëhen Ministra.
Megjithatë, duke e parë njohurinë e Ministrave të BDI-së që kanë me shqipen, mbase edhe në këtë rast më hije u ka të qëndrojë fjala që edhe ashtu e kanë shënuar gabimisht “të çregullt”.

Në tekst nuk qartësohet nëse është kërkuar qëndrim nga pala e apostrofuar ose jo, por me gjasë një hap të tillë profesional për të plotësuar këtë kontribut nuk është marrë. Në gazetarinë profesionale, prania e palës tjetër e vulos informimin objektiv dhe raportimin e balancuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja