verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i ri me kolazh tekstesh e deklaratash të vjetra

on 14 - 09 - 2016       

[Recension: Banorët e Çerkezit të Kumanovës në ‘luftë’ me EVN. Bllokohet rruga Kumanovë-Shkup]

Një lajm i ri mund të bëhet bazuar në një problematikë të vjetër, por asnjëherë duke shfrytëzuar burime të vjetra apo pjesë të tekstit të huazuara nga medie tjera, duke mos cituar burimin ose përkujtuar datën se kur janë dhënë ato deklarata.

Lajmi që po e recensojmë trajton një problematikë të vjetër që riaktualizohet nga qytetarët përmes protestave, me një pjesë citate të reja dhe një pjesë të vjetra – sidomos qëndrimi i banorëve dhe ai i palës së dytë.

Banorët e Çerkezit të Kumanovës kanë vendosur ta çojnë deri në fund betejën me EVN-ne. Në shenjë revolte dhe kundërshtim të vendosjes së orë-matësve të rinj ata sot pasdite kanë bllokuar rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup. Protesta dhe pakënaqësitë janë rritur akoma më shumë për faktin se kompania në fjalë ka disa ditë që një pjesë të fshatit e ka  ç’kyçur nga rrjeti, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në tekst nuk shpjegohet nëse autori ka qenë në vendin e ngjarjes dhe cili ka qenë segmenti tjetër i lajmit. Sigurisht se në një protestë, kur bllokohet një rrugë, ka qytetarë të cilët protestojnë dhe shprehin qëndrim, si dhe të tillë që kërkojnë lirimin e saj dhe frekuentimin e lirshëm. Në këtë artikull nuk ka një segment i tillë. Edhe kjo dëshmon se autori si duket nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

“Është shkelje e të drejtave njerëzore dhe pabarazi sociale në këtë shtet. Ke një ndihmë sociale prej 2500 denarëve me 3 anëtarë familje dhe minimumi i minimumit duke shkyçur gjithçka paguajmë 2000 – 3000 denarë rrymë në muaj. Me çka të jetojmë, me çka të ushqehemi. Më mirë ate ndihmë sociale duhet tja çojnë drejt në konto EVN”, thekson një banor i këtij vendbanimi.

banoret-e-cerkezit-te-kumanoves-ne-lufte-me-evn-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Banorët e Çerkezit të Kumanovës në ‘luftë’ me EVN. Bllokohet rruga Kumanovë-Shkup
Data dhe koha e publikimit: 09.09.2016
Data e recensionit: 10.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Deklarata në vijim është huazuar nga një tekst i mëparshëm të një medie tjetër për problematikën e njëjtë. Për fat të keq, edhe parafrazimi edhe qëndrimi, me pikë e presje.

Banorët hedhin poshtë akuzat e EVN-së se në fshat ka instalime ilegale të energjisë elektrike. Sipas tyre, hajnat e vërtetë janë vetë EVN. “Rrjeti elektrik në fshat është vendosur me kontributin tonë, deri sa nuk ndërhyjnë këta. Njëherë ata kanë ndërmarrë hapa për ndryshimin e matjes së rrymës, tash iu ka prij mendja të bëjnë një mënyrë tjetër se ata po na vjedhin rrymën. Jo ne nuk e vjedhim rrymën, por hajdutët e vërtetë janë ata. Nëse ata nuk kanë besim tek ne, pse neve t’i besojmë atyre”, tha një banor tjetër.

Autori realisht nuk ka kërkuar qëndrimin e palës së dytë. Në tekst përmendet EVN, mirëpo qëndrimi dhe shpjegimi i kompanisë është i mëhershëm dhe për këtë arsye gazetari merr epitetin tendencioz, ngase për interes të publikut nuk informon drejtë dhe kompanisë nuk i kërkon llogari se cili është problemi për ndërprerjen e rrymës elektrike në momentet kur ndodh shprehja e revoltës së qytetarëve. Deklaratat e banorëve nuk mund të llogariten si arsye të vërteta, nëse të njëjtat nuk vendosen për karshi, rrespektivisht konfirmohen ose demantohen nga vetë EVN.

Protestat nuk do të ndalen derisa drejtuesit e EVN-së nuk zhvillojnë takim me banorët. Nga kompania EVN përmes një përgjigje për mediat kanë theksuar se për shkak të problemeve që konsumatorët kanë me orë-matësit, po bëhet rikonstruimi i tyre, projekt ky i cili sipas tyre, kap vlerën e 1 milion eurove. Por banorët thonë se me vetëkontributin e tyre me dekada të tëra kanë riparuar rrjetin, kanë blerë trafostacion të ri në pjesën qendrore dhe se për gjithçka kanë paguar shërbimet e EVN që i merrë për çdo dalje në terren. (INA)

Teksti, në vend që të japë një sfond rreth problemeve dhe mosmarrëveshjeve të mëhershme mes banorëve dhe kompanisë, përfundon me qëndrim jo zyrtar, autenticiteti i të cilit nuk mund të përcaktohet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Jo relevante

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

Jo relevante

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

Nuk përjashtohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja