verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i vjetër “i recikluar”

on 16 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

nova 1

[Recension: Kim Jong Un shëtiti nëpër aeroportin e ri, e ka ekzekutuar arkitektin]

Teksti që e recensojmë është lajm i vjetër (nga korriku i vitit 2015) për shëtitjen e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong0un, ndërsa është publikuar në janar të vitit 2017. Edhe pse lajmi është i saktë dhe nuk ka asgjë kontestuese në të, megjithatë lexuesve u ofrohet një informatë e vjetër, e cila informon gabimisht për kohën kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë lexuesit nuk e dijnë se kjo ka ndodhur para më shumë se një viti, dhe këtë mund ta perceptojnë si lajm aktual. Media që e plasoi lajmin, pas disa orësh kërkoi falje nga lexuesit për shkak të aktualizimit të lajmit të vjetër, mirëpo, prap se prapë, nuk e fshiu lajmin.

novaLinku deri te artikulli origjinal: Kim Jong Un shëtiti nëpër aeroportin e ri, e ka ekzekutuar arkitektin

Data dhe koha e publikimit: 11.01.2017

Data e recensionit: 13.01.2017

Recensuese: Silvana Zhezhova

INFORMATË BAJATE

Në lajm thuhet:

“Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un para kamerave parakaloi në aeroportin e posandërtuar në Pjong-jang para hapjes së tij, mirëpo siç njoftojn mediat botërore, nuk ka qenë i kënaqur prej tij, dhe ka dhënë urdhër për ekzekutimin e arkitektit, Ma Won-çun. Ma Won-çun është njëri nga gjashtë diplomatët që konsiderohen të zhdukur që nga viti i kaluar. Sipas “The Diplomat”, ai është vrarë në nëntor për shkak se nuk i ka zbatuar urdhërat, gjegjësisht për shkak se nuk e ka projektuar terminalin sipas standardeve të liderit suprem”.

Mirëpo, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për lajm të marrë nga bota ose jo, duhet kushtuar kujdes vërtetësisë dhe aktualitetit të tij. Praktika e mirë gazetareske nënkupton që lajmi të verifikohet mirë para se të publikohet, për shkak se në të kundërtën publiku informohet gabimisht. Kjo është theksuar që në preambulë dhe në nenin e parë të Kodit të gazetarëve:

Detyra kryesore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe i të drejtës së opinionit që të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë… (Preambula)

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente…

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur…(neni 1)

Disa orë pas publikimit të lajmit, është vërejtur lëshimi është kërkuar falje se lajmi është aktualizuar gabimisht. Kjo është korrekte, mirëpo, megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë për gabimin e bërë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

:

lajm i vjetër

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja