verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i vjetër, pa asgjë të re

on 25 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: MaqedonishtINA - 21 vjecari rom denohet me 13 vjet burg 1

[Recension: “21 vjeçari rom dënohet me 13 vjet burg për vjedhjen e 100 eurove”]

Aktualizimi i problemeve të vazhdueshme është strategji e zakonshme e mediave, por me qëllim që në tekstet që riaktualizojnë një problem të ketë lajm apo risi, diçka të re që do të ishte me interes për publikun. Lajmet e vjetra nuk mund të aktualizohen në formën sikur të kenë ndodhur tani. Kjo është jashtë etikës profesionale.

INA - 21 vjecari rom denohet me 13 vjet burg Linku deri te artikulli origjinal: “21 vjeçari rom dënohet me 13 vjet burg për vjedhjen e 100 eurove”

Data dhe koha e publikimit: 24.08.2016

Data e recensionit: 25.08.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori ka marrë një ngjarje të vjetër dhe e ka “shitur” atë sikur të jetë aktuale. Në fakt ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, por kjo nuk bëhet e ditur në lajm.

Familja rome Sejfula në Kumanovë thotë se ende është shokuar nga vendimi i gjykatës ndaj djalit të tyre 21 vjeçar që u dënua me 13 vjet burg, për vjedhjen e 100 eurove.

Nuk qartësohet nëse pretendimi se “Familja rome Sejfula në Kumanovë thotë se ende është shokuar” është informacion i ri. Madje, deklarata e babait është e vjetër dhe mund të gjendet e transmetuar në të gjithë mediat, plot dy vite më parë. (Shiko këtu)

Autori nuk qartëson pse ka vendosur theksin në përkatësisë etnike e të dënuarit. Nëse ai pretendon se pikërisht përkatësia etnike ka qenë shkaku për masën e lartë të dënimit që ka marrë ky person, tema duhet të trajtohej me më shumë përkushtim. Kurse aktuale mund të bëhej vetëm nëse tani shpejt ka pasur raste të tjera të ngjashme.

Babai i të dënuarit ka theksuar se djali i tij do të vuaj burgun prej 13 viteve, sikur të kishte vrarë dikë. “Ky vendim është turp për gjyqësinë. Kjo është e shpifur. Për shkak të këtij dënimi të lartë, shoqatat e komunitetit rom kanë paralajmëruar protesta masive në rast se nuk do të bëhet korrigjimi i tij. (INA)

Praktikisht, këtu nuk ka lajm, sepse nuk ka asgjë të re. Autori nuk ka kontaktuar përsëri familjarët e të dënuarit për të mësuar shqetësimin e tyre sot pas dy vitesh, dhe nuk jep asnjë të dhënë të re për rastin. Në përmbajtje nuk ka as ndonjë jurist ose avokat për të komentuar nëse vendimi i para dy viteve ishte i drejtë dhe sa të shpeshta janë vendime të tilla të gjykatave në Maqedoni. Asnjë “karrem” nuk është përdorur për të tërhequr lajmin nga e kaluara dhe për ta sjellë atë në aktualitet. E vjetër është edhe fotografia e përdorur.

Në këtë mënyrë është bërë manipulim i publikut, duke mos i ofruar lajm, por diçka të vjetër dhe tashmë të konsumuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

Stereotipizim i një komuniteti

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

Krijon paragjykim

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja