verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm i vjetruar – për të klikuar dhe hutuar

on 23 - 11 - 2016       

Lajmi që po e recensojmë raporton për një ngjarje një ditë pasi që ajo ka ndodhur. Vërtetë, kjo ngjarje ka zgjatur disa orë, mirëpo në momentin kur është plasuar në këtë portal veçmë ka kaluar një ditë që kur protesta ka mbaruar, që do të thotë se ajo nuk zgjat ende siç pretendohet ne tekst.

download-1

 

Linku deri te artikulli origjinal: Protestuesit ende mbajnë të bllokuar rrugën: Ali Ahmeti s’ka çka kërkon në Kumanovë

Data dhe koha e publikimit: 14.11.2016

Data e recensionit: 17.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

 

Edhe pas një ore familjarët e komandant Shqiponjës dhe protestues të shumtë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që çon tek lokali ku sonte kishte planifikuar tubim BDI me kryetarin e saj Ali Ahmeti. Protestuesit kanë akuzuar dhe kanë kërkuar që Ali Ahmeti s’ka çka kërkon më në Kumanovë. Pamjet e tilla tregojnë revoltën e madhe të protestuesve. “Ali Ahmeti ska çka kërkon në Kumanovë, na vrau e na burgosi djemtë tanë”, theksuan familjarët e komandantit të vrarë Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja. Mes tyre ishin edhe familjarët e Rexhail Qerimit, ish-ushtari i UÇK-së, i dënuar me burg të përjetshëm, por edhe familjarë të tjerë, përfshirë veteran të UÇK-së.

Ky informacion, anësh faktit që është i deplasuar në kuptim kohor, do të kishte rëndësi vetëm nëse do të ishte zgjeruar më shumë, do të kishte fituar në strukturë, do të ishte bërë më i plotë dhe më gjithëpërfshirës. Por, i tillë siç është, krijon përshtypjen se është postuar vetëm sa për të tërhequr ndonjë klikim më tepër, duke e pasur parasysh interesin publik për ngjarjen. Me këtë veprim, është manipuluar me opinionin me vetëdije.

Qasja e tillë kontribuon në humbjen e besueshmërisë te mediat në Internet. Kështu një pjesë e portaleve po e bindin opinionin se mediat e reja kanë për synim vetëm tërheqjen e lexuesit deri te produkti, por jo edhe ofrimin e produktit të duhur- kualitativ me të gjitha komponentët, i cili do të ishte i dobishëm për të.

Gazetari duhet t’i ketë parasysh standardet profesionale, të mos mbeten vetëm leksione që s’mund të gjejnë zbatimin. Prandaj dhe insistimi ynë me këto recensione, të cilat bëhen me tendencë – që lexuesi te mësojë të dallojë profesionalen nga jo profesionalja.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

Artikull me një farë diametraliteti të fakteve, vetëm se nuk janë në numër të mjaftueshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

adekuat

Flet në kohë të tashme për ngjarje të djeshme

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja