Lajm me këmbë të shkurtra
Published in Recensione
on 17 - 05 - 2016 Author: Fatlume DervishiRecension: “Thaçi shkon në zgjedhjet e 5 qershorit!?”
Edhe pse në kohën që është shkruar lajmi (disa minuta përpara orës 17 pasdite) Partia Demokratike Shqiptare kishte deklaruar publikisht dhe zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, ky tekst i ofron lexuesit diçka krejtësisht ndryshe. Le të analizojmë mbi çfarë baze është dhënë ky informacion!
Linku deri te artikulli origjinal: “Thaçi shkon në zgjedhjet e 5 qershorit!?”
Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016, 16:47
Data e recensionit: 13.05.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Duke u referuar në burime anonime, përmbajtja pretendon se PDSH po bën përgatitje për të dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë. Disa orë më herët, mediat që kishin tentuar të marrin një prononcim nga PDSH-ja, kishin arritur të mësonin se kjo parti kishte marrë vendimin e prerë të mos e dorëzojë këtë listë.
Nuk mund të thuhet nëse autori që e ka shkruar këtë tekst e ka ditur ose jo një gjë të tillë (qëndrimin zyrtar të PDSH-së) sepse nuk e ka përmendur askund në tekst, por burimet e tij pretendojnë se planifikohet diçka krejtësisht tjetër. Fakti që autori nuk ka bërë një tekst gjithëpërfshirës, len hapësirë për dyshime. Për më tepër, as nuk është tentuar të bihet në kontakt me PDSH-në, qoftë edhe vetëm për të respektuar rregullën profesionale edhe kur autori është i sigurt që nuk do të marrë asnjë informacion shtesë.
Kryetari Thaçi gjatë këtyre orëve është duke taktizuar dhe ka bërë gati listën për deputet të kësaj partie të cilën do ta dorëzoj 5 minuta para mesnatës kur pritet të skadoj afati. I gjithë koordinimi bëhet me antarin në KSHZ, Bedredin Ibrahimi.
Tani, disa ditë pas kalimit të afatit, këto informacione mund të konsiderohen si spekulime. PDSH-ja nuk dorëzoi në KSHZ listën e kandidatëve për deputetë dhe nuk u vërtetuan pretendimet e kësaj përmbajtjeje. Fjalia e fundit e këtij teksti të shkurtër dhe me informacione gjysmake, përmban edhe komente me qëllim të degradimit e subjektit politik për të cilin flitet. Me të njëjtin qëllim është përdorur edhe kjo fotografi që nuk ka lidhje me listat e kandidatëve për deputetë.
Ky është skenari të cilën është duke e përgatitur Thaçi me qëllim që të legjitimohen zgjedhjet në Maqedoni dhe ti dal në ndihmë ish kryeministrit maqedonas, Gruevski dhe ish shet të policisë sekrete, Sasho Mijallkov.
Sipas Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë, teksti duhet të ketë të paktën dy burime, të tentohet të merret qëndrimi i palës së përfshirë, të theksohet kur bëhet fjalë për informacione të pakonfirmuara dhe të shmangen komentet nga ana e autorit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e