verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajm nga “topi i kristaltë”, pa asnjë dëshmi

on 20 - 01 - 2017       

[Recension: “Të premten do të publikohen bisedat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit me Grupin e Kumanovës”]

Shpikin një lajm, i vënë një emër, dhe për më tepër, e quajnë dhe ekskluziv. Normal që do të jetë ekskluziv, se vetëm ti e ke, por problemi është se çfarë ke? Ka shumë raste kur lajme, të cilat nuk kanë lidhje me realitetin apo merren me parashikimin e ardhmërisë, po zënë hapësirat e portaleve në vendin tonë. Përveçse me propagandë, kjo çështje ka lidhje edhe me dëshirën që ajo, e cila parashikohet, të ndodhë edhe me të vërtetë. Pra, unë po e jap një lajm sepse kam dëshirë që ai lajm të jetë i vërtetë një ditë. Meqë s’ka ndodhur akoma, po e jap një herë lajmin se edhe mund të ndodhë në të ardhmen, ku i dihet. Këto janë pak a shumë disa prej arsyeve se pse publikohen këto lajme, të cilat, në mungesë të dëshmive, paraqesin një lloj vetëiniciative për të “projektuar” të ardhmen sipas shijes së redaksisë.

[Recension: “Të premten do të publikohen bisedat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit me Grupin e Kumanovës”]Linku për te artikulli origjinal: Të premten do të publikohen bisedat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit me Grupin e Kumanovës

Data dhe koha e publikimit: 18.01.2017

Data e recensionit: 19.01.2017

Recensues: Agron Vrangalla

Gjëja e parë dhe kryesore që duhet sqaruar është kjo që në gazetarinë informative nuk ka vetë të parë, nuk ka një “unë”. Ka vetëm ai, ajo, ata, ato. “E thonë”, jo “e them”, “e mendojnë” jo “e mendoj”.

Ndërkohë që në disa raste, gazetarët tentojnë të përshkohen si peri nëpër gjilpërë për të dalë “në anën tjetër”, në një anë krejtësisht personale, subjektive, asnjëherë të lejuar në shkrimin e lajmeve.

Zakonisht këto përshkime dhe vlerësime nuk lihen të thata, por bashkëngjiten me lajme të vërteta. Merret një ngjarje që vërtetë ka ndodhur dhe befas, në mënyrë hileqare, injektohet një ide, të cilën ai që shkruan lajmin ndoshta ka kohë që e sheh, në ëndërr. Meqenëse ajo ngjarje nuk ka ndodhur e nuk po ndodh dhe durimi është humbur, atëherë kjo dëshirë inkorporohet brenda lajmit të vërtetë, në formë të parashikimit të pabazë.

Teksti që është përzgjedhur të recensohet, është një shembull tipik i asaj që u tha më lart. Kemi një ngjarje rreth mbajtjes së procesit të zgjatur gjyqësor mbi rastin e “Lagjes së Trimave”. Shumë bukur thuhet se avokatët nuk kanë dhënë detaje lidhur me vazhdimin e seancës apo epilogun e saj. Ndërsa, gazeta “Lajm” ka marrë vesh se gjatë asaj seance janë prezantuar disa dëshmi të 9 majit, 2015, ditën kur filloi përleshja në mes grupit të armatosur dhe forcave policore të shtetit.  Mirëpo, një burim “shumë konfidencial” që vetëm ata e kanë, i ka thënë kësaj gazete (e i njëjti më pas është cituar nga  INA-Online), se në seancën e ardhshme do të paraqiten bisedat e 9 dhe 10 majit, ku, siç thuhet  “në mesin e këtyre bisedave me siguri do të jenë edhe ato të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, për të cilat veçmë ka folur Sulejman Osmani”.

Lind pyetja: Ç’do me thënë “me siguri”? “Nuk është çudi”, “ka mundësi”, “nuk i dihet”, “është e mundur”, “mos thuaj dy herë”, “ta them unë ç’ke ti”?  Janë shprehje që përdoren në biseda të përditshme, mirëpo në gazetarinë e gjithë rruzullit tokësor janë të papranueshme. Aty përmendet edhe Sulejman Osmani, që është i dyshuar se ka dorë në këtë rast, e që paska thënë se ekzistojnë biseda të regjistruara të Ahmetit dhe Grubit. Bukuri. Ku janë bisedat? Të gjenden bisedat, të verifikohet autenticiteti i tyre dhe më pas pse edhe të mos publikohen, sigurisht duke i dërguar të njëjtat edhe në Prokurori. Kështu është rendi.

Mund të ketë edhe një variant tjetër, ku pa folur askush, të dalë ndonjë zyrtar dhe të thotë se disponon me ato telefonata (siç ndodhi me “bombat”), t’i publikojë dhe mediat më pas të kenë të drejtë të flasin për to dhe t’i përdorin si dëshmi dhe fakte në përmbajtjet e tyre.

Sidoqoftë, thelbi i këtij diskutimi është se media nuk flet “në ajër”. Kjo tezë mund të kundërshtohet nga dikush që vendos si shtyllë kryesore gazetarinë hulumtuese, duke thënë se sa të presim ne prokurorinë e të gjitha këto, po i futemi vetë hulumtimit, sepse ne si media e kemi për detyrë të zbulojmë të pathënat dhe të palarat e politikanëve. E gjitha kjo është në rregull, por ky lajm nuk ka lidhje me gazetarinë hulumtuese. Po të ishte ashtu, po të verifikohej teza me ndonjë burim të bedueshëm ose dëshmi, do të kishte fituar një bravo të madhe nga të gjithë. Është jetike vërtetësia e fakteve, pa atë, nuk kemi bërë asgjë, vetëm se kemi gënjyer veten e publikun se gjoja po gërmojmë ca “sekrete të mëdha”, që, të shpalosura në këtë mënyre, del se vetëm ne i dimë.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja