Lajm pa palën tjetër, bixhoz me profesionin
Published in Recensione
on 28 - 07 - 2016 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Drejtori i BDI-së në kazino”]
Ndërhyrjen në jetën dhe aktivitetet private të një funksionari publik, gazetari duhet ta mbulojë me arsye të qëndrueshme se pse kjo lidhet me interesin publik. Privatësia mbrohet me të gjitha dispozitat ligjore vendore dhe të huaja. Nëse nuk arrin ta mbulosh me fakte dhe në mënyrë gjithpërfshirëse informacionin e dhënë, aq më tepër kur është në pyetje ndoshta një aktivitet privat i personit, nuk është etike që ta publikosh.
Linku deri te artikulli origjinal: “Drejtori i BDI-së në kazino”
Data e publikimit: 27.07.2016
Data e recensionit: 28.07.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Gazetarët mund të informojnë për sjelljen private të personave publik nëse për një gjë të tillë ka interes publik. Kështu thuhet në Doracakun për interesin publik dhe më tej sqarohet:
Ekzistojnë disa çështje kruciale kur mendohet për ndërhyrje në privatësi:
-
Duhet të ketë arsye të mjaftueshme për ndërhyrje në privatësinë e njerëzve, e cila duhet të arsyetohet me nivelin e dëmit potencial që mund të dalë nga ndërhyrja;
-
Duhet të ekzistojë arsye e mirë për motivin – që ndërhyrja të arsyetohet duke pasur parasysh interesin publik, mirëqenien publike, e cila do të pasojë pas publikimit të informacionit;
Asnjëra nga këto nuk është respektuar në tërësi në tekstin e publikuar. Kur një funksionar publik luan bixhoz, është shumë normale që të zgjojë kurreshtjen e gazetarit se mos ai po bën ndonjë keqpërdorim të mundshëm të funksionit të tij ose parave publike që menaxhon. Por, duhet përmbajtur veten nga akuzat, pa pasur bazë të fortë për këtë.
“Vazhdojnë skandalet e disa prej funksionarëve të BDI-së, në adresë të kësaj partie politike. Siç njofton portali, Gostivari24, Drejtori i N.P “Parqet dhe gjelbërimi”, Rakip Doçi, kuadër i BDI-së, është filmuar duke luajtur bixhoz në kazino.”
Një video nuk mjafton që autori të fillojë “sulmin” e tij. Ai mund të kishte hulumtuar mbi pasurinë e Doçit, mbi të ardhurat e tij, mbi historinë e tij në postin e drejtorit të kësaj ndërmarrjeje publike dhe mbi të dhëna të tjera për keqpërdorime të mundshme të parave publike ose resurseve tjera, orarit të punës etj, në këtë ndërmarrje, me qëllim që të arsyetonte artikullin e tij. Kështu siç është teksti, vetëm sa e ka zgjuar kurreshtjen e lexuesve, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë në aspekt profesional.
“Shtrohet pyetja: A posedon Rakip Doçi aq shumë pasuri të veten për të harxhuar nëpër kazino?”
Pyetja që parashtrohet publikisht në tekst por pa adresë, është dashur t’i parashtrohet personit që është në fokus të informacionit. Sipas parimeve të gazetarisë, ai ka të drejtë që të japë përgjigje për kritikat që janë bërë në adresë të tij, edhe atë para se informacioni të publikohet.
Ata që kanë qenë objekt i sulmit apo kritikës duhet të kenë mundësi të përgjigjen para se kontributi të publikohet, dhe nëse kjo nuk ndodh dhe përgjigja vjen pas publikimit, ai duhet të jenë në masë të arsyeshme, i lidhur me temën dhe në formë korrekte. – thuhet në Kodin etik të gazetarëve.
Përderisa është i pakompletuar, artikulli është tendencioz dhe thyen disa nga parimet bazë të gazetarisë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
1 burim
asnjera pale
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e