verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmet për çështje të rëndësishme duhet të jenë gjithpërfshirëse

on 17 - 08 - 2016       

[Recension: Lëvizja BESA: Të shtyhet afati i regjistrimit të votuesve të kontestuar]

Lajmi duhet të plotësohet çdoherë. Me përfshirjen e të gjitha palëve në një tekst gazetaresk, ne informojmë opinionin në mënyrë të balancuar dhe objektivisht. Teksti që po recensojmë nuk informon duke u bazuar në këtë parim. Në të, autori nuk ka inkuadruar palën tjetër, duke anashkaluar kështu edhe burimin zyrtar, i cili në këtë rast është Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sot Lëvizja BESA i është drejtuar me një letër Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), ku kërkohet shtyrja e afatit për regjistrimit e 40 mijë votuesve të kontestuar padrejtësisht nga regjimi VMRO-BDI. Në këtë letër, mes tjerash, në letrën e dërguar Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Lëvizjes BESA ka shkruar:

Nëse Lëvizja BESA ka kërkuar diçka, publiku ka nevojë për përgjigjen që mund të dalë nga kërkesa, por në këtë rast ajo mungon, pasi që për kërkesat e subjektit opozitar të shfaqura në përmbajtje nuk janë kërkuar përgjigje apo qëndrim në KSHZ .

Lëvizja BESA Të shtyhet afati i regjistrimit screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja BESA: Të shtyhet afati i regjistrimit të votuesve të kontestuar
Data dhe koha e publikimit: 12.08.2016
Data e recensionit: 15.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Pala e dytë, përveç që plotëson lajmin, jep mundësinë të besohet ose jo, se sa është e realizueshme një kërkesë si kjo e Lëvizjes BESA. Në këtë prizmë, dalin në skenë edhe qëndrimet e katër partive politike, të cilat u morën vesh për të aplikuar një verifikim të votuesve të kontestuar. Sa më tepër burime në një lajm, aq më tepër besueshmëri për të.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë pas vërshimeve në disa rajone të Republikës së Maqedonisë dhe pamundësinë e shumë qytetarëve që të lëvizin, respektivisht të ballafaqohen me regjistrimin e tyre, si dhe vendimin e nxjerrë nga ana e Qeverisë për ekzistimin e gjendjes së krizës në rajonet e Tetovës dhe Shkupit, e cila do të zgjasë 15 ditë, ne si Lëvizje BESA kërkojmë nga ju që si institucion kompetent dhe duke e vlerësuar këtë gjende të jashtëzakonshme, të merrni vendim për prolongimin e afatit të caktuar deri më 19 gusht 2016, për një afat shtesë prej 15 ditëve, aq sa do të zgjasë gjendja e krizës, e paraparë për paraqitjen e qytetarëve në njësitë rajonale ose zyrat e vetëqeverisjes lokale, të cilët bëjnë regjistrimin e qytetarëve (votuesve) që pas kontrollit administrativ dhe në terren janë në listën për t’u fshirë nga lista zgjedhore, gjegjësisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve në listën zgjedhore”.

Teksti si ka filluar me një paralajmërim (apo kokë e lajmit e njohur në gjuhën profesionale), ashtu edhe mbaron, duke përfunduar të gjithë çështjen me citat. Në këtë rast, përmbajtja nuk sjell një sfond, i cili është pjesë e pandashme e lajmit. Në të duhej kujtuar opinioni se çështja e regjistrimit të votuesve të kontestuar, apo verifikimit të mundësisë për të votuar, buron nga marrëveshja e fundit e arritur në Përzhino me ndërmjetësim ndërkombëtar-diplomatik  mes katër partive më të mëdha, dy qeverisëse dhe dy opozitare. Gjithashtu, pjesë e artikullit do të ishte edhe numri apo përqindja se votuesve të verifikuar deri më tani, gjë që jep edhe më shumë arsye për kërkesën e subjektit, qëndrimi i të cilit përbën thelbin e lajmit, por edhe informon publikun dhe shuan kureshtjen e tij për informatë të plotë dhe të saktë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja