verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmi duhet t’i referohet statistikave zyrtare

on 27 - 07 - 2015       

[Recension: Turistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia braktisin Durrësin]

Gazetarët shpesh shkojnë në vendin e ngjarjes dhe raportojnë që atje. Por përshtypjet e sjella pa shifra dhe statistika zyrtare mbesin vetëm përshtypje të gazetarit që nuk do të thotë se janë realiteti i plotë. Kur tekste të tilla pastaj përçohen edhe nga medie të tjera pa verifikim të plotë, mund të përcillet një informacion i pa saktë tek publiku, çka nuk është synim i gazetarisë profesionale.

Turistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia braktisin Durrësin  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Turistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia braktisin Durrësin

Data dhe koha e publikimit: 22.07.2015

Data e recensionit: 23.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Tekstit që po recensojmë i mungojnë shifrat dhe statistikat zyrtare. Përveç kësaj, teksti thirret në burime të tjera, respektivisht në ato nga vendi për të cilin flitet në tekst. Gazetari me të drejtë raportin mbi atë çka sheh bazuar edhe në deklarata të njerëzve, por konstatimet nuk mbështeten me statistika zyrtare.

Teksti fillon me: “Këtë sezon turistik, plazhi i Durrësit ka humbur klientët e tij ‘fanatikë’, pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia. Risia e këtij viti është fakti që këtij plazhi u janë rikthyer durrsakët, tiranasit dhe turistët e huaj”, këtu autori i është referuar vetëm numrit të madh të pushuesve vendas mbi bazën e vrojtimit të tij.

Numrin e ulët të pushuesve dhe mungesën e atyre tradicionalë, të Kosovës dhe Maqedonisë, pronarët e bizneseve fillimisht e justifikonin me ngërçin e krijuar nga zgjedhjet vendore dhe më pa me muajin e Ramazanit.

“Por edhe pse agjërimi përfundoi, numri i pushuesve që gjenden në bregdetin e Durrësit nga Agipi në Shkëmbin e Kavajës është dukshëm më i ulët se pritshmëritë. Madje, në orarin e drekës restorantet buzë rrugës janë bosh, nuk ka njerëz të ulur për të drekuar”, ky citat në mungesë të statistikave, hamendëson për arsyet e mundshme të mungesës së turistëve nga Kosova dhe Maqedonia.

“Pronarët e lokaleve dje pohuan se një situatë e tillë është krijuar për shkak të krizës ekonomike, publiciteti i munguar nga operatorët privatë dhe përfaqësuesit e pushtetit lokalë për thithjen e pushuesve si dhe publiciteti i keq që i është bërë plazhit të Durrësit gjatë viteve të shkuara”, autori këtu raporton njëanshëm pasi që pala tjetër, pra përfaqësuesit e pushtetit lokal nuk janë kërkuar për prononcim.

Më pas në tekst thuhet: “ …..sipas tyre, qëllimisht Durrësit i bëhet propagandë e keqe që pushuesit të shkojnë në Shëngjin e Velipojë ku shërbimet nuk janë më të mira se në Durrës, ndërsa çmimet nuk janë po aq të lira sa në këtë plazh”, autori këtu shkruan se i është referuar pushuesve, por mungon një verifikim i vërtetësisë së këtyre të dhënave.

Në hotelet me emër, çmimi i një dhome varion nga 30 deri në 50 euro. Ndërsa, në hotelet e tjerë një dhomë me kondicioner është 20 euro nata, ndërsa pa kondicioner 7 euro nata. Nga 10 deri në 15 euro nata jepen edhe banesat private me qira për pushuesit, çmime këto shumë të ulëta dhe konkurruese, krahasuar me pjesën tjetër të bregdetit Adriatik, në Shëngjin e Velipojë.

Nga ana tjetër lajmi është përhapur nga shumë media elektronike, ndërsa në përgjithësi është shfrytëzuar fotografia e njëjtë e mbivendosur si në tekstin e parë. Mediet duke e përcjellë lajmin nga njëra tjetra kanë humbur burimin origjinal të tekstit. Në medie të ndryshme atrtibuimi është i ndryshëm. Kjo çështje sërish vë në pah parimin e citimit të drejtë të teksteve dhe njëkohësisht jo përgjegjësinë e shpërndarjes së informacionit pa verifikime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

nuk është relevant numri i burimeve

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja