Lajmi nuk duhet të përmbaj elemente komentimi
Published in Recensione
on 10 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Bdistat krenohen me vonesën e turpshme të Ahmetit në Shipkovicë]
Mediet në hapësirat e tyre duhet të lejojnë vend edhe për debat dhe mendime duke lejuar autor të ndryshëm, apo edhe gazetarë ose redaktorë të vetë medies të shkruajnë mendimet e tyre mbi ngjarjet me interes. Ata kanë të drejtë të kritikojnë dhe ngrenë të gjitha pyetjet për çështje të “zakonshme” apo “delikate”. Por një gjë e tillë duhet të bëhet e qartë. Nuk është standard profesional ngatërrimi i opinioneve me lajmin.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Bdistat krenohen me vonesën e turpshme të Ahmetit në Shipkovicë
Data dhe koha e publikimit: 05.08.2015
Data e recensionit: 06.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Tekstin që po recensojmë të krijon përshtypjen e një komenti apo qëndrim personal i autorit që e ka shkruar pasi konstatimet e dhëna janë të pa bazuara në fakte apo vlerësime. Çështjet që ngrihen janë me interes për publikun. Edhe pyetja se pse lideri i BDI-së Ali Ahmeti u shfaq me aq vonesë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Tetovë. Por pa burime dhe pa përfshirë të gjitha palët teksti përjetohet më shumë si opinion se sa si lajm.
Teksti të lë përshtypjen se autori nuk shqetësohet se shfaq qëndrime personale apo se teksti mund të përjetohet si tendencioz ndaj një subjekti politik.
Në vend që të kritikojnë vonesën e turpshme të kryetarit të partisë së tyre në Shipkovicë, si dhe vonesën e përfaqësuesve tjera partiakë, bdistat pa fije turpi daljen e Ali Ahmetit me 20 orë vonesë po e festojnë si akt të madh të “komandantit”. Në këtë mënyrë ata po dëshmojnë që brenda kësaj partie ka mungesë të kapaciteti për të logjikuar gjërat në përputhje me realitetin.
Teksti nuk përmban të gjitha elemente e e një lajmi dhe si rrjedhojë, edhe për nga strukutura ka mangësi, duke e përjetuar më shumë si koment.
Tekti nuk citon burime dhe nuk tenton të zbulojë atë që do të ishte me shumë interes, se pse lideri i BDI-së u shfaq me vonesë mes njerëzve në Tetovë dhe fshtrat e prekura nga vërshimet.
Teksti jep vetëm përshtypjet dhe krahasimet që bën autori me vizitat e zyrtarëve të tjerë në vendngjarje.
Mirëpo deri sa bdistat po i bëjnë vetes qejf me “trimërinë e vonuar të komandantit”, kryeministri Nikolla Gruevski ka treguar qartë se kush është “komandanti” vërtetë në koalicion, duke emëruar zëvendëskryeministrin Vlladimir Peshevski për kryetar të shtabit të emergjencës për vërshimet në Tetovë. Gruevski ka refuzuar lutjet e BDI-së që për kryetar të shtabit të emërohet ndonjëri prej ministrave shqiptarë, respektivisht ministri i ekologjisë Nurhan Izairi.
Titulli i tekstit mund të merret si tendencioz kurse informacioni përjetohet si i njëanshëm sepse në tekst nuk ka qëndrime të atyre që artikulli u referohet.
Nëse një tekt i tillë do të ishte botuar si opinion atëhere teksti nuk do të duhej të kishte elementet e lajmit, i cili ka si qëllim infommim të plotë, të saktë dhe të balancuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e