Gazetari është në anën e ligjit
Published in Recensione
on 1 - 09 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Të gjitha veturat ngrihen te Qendra “Mavrovasja” në Shkup]
Teksti që po recensojmë nuk ka të gjitha detajet për të qenë i plotë si dhe në të nuk janë përfshirë të gjitha palët. Gjithashtu duket se teksti mbron shkelësit e ligjit.
Qendra “Mavrovasja” në Shkup për momentin goditet nga një intervenim i fuqishëm të cilin e ka ndërmarrë shërbimi i merimangës” Karotreci” informon ZHURNAL.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Të gjitha veturat ngrihen te Qendra “Mavrovasja” në Shkup
Data dhe koha e publikimit: 26.08.2015
Data e recensionit: 27.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Teksti në fjalë nuk shpjegon rregullat e parkimit, dhe si rrjedhojë as njoftimin se me gjithë “ankesat” e qytetarëve, makinat kanë qenë të parkuara jashtë rregullave.
Edhe pse autori thirret në “revoltën e qytetarëve”, në tekst nuk është integruar asnjë citat i ndonjë qytetari. Në paragrafin në vijim, në fjalinë e parë, artikulli dëshmon se qytetarët pranojnë shkeljen e ligjit. Sipas këtij paragrafi, mungesa e vendeve për parkim, i çon ata drejtë një akti të tillë.
Qytetarët shprehen të revoltuar për shkak se gjoba është tepër e madhe, ndërsa nuk ka vend për t’u parkuar. Të gjithë ata qytetar të cilët kanë parkuar gabimisht do të paguajnë gjobë prej 2500 denarë tek ndërrmarja publike për parkingje në Shkup, ndërsa 45 euro do të gjobiten nga policia…
Në një rast të tillë, gazetari do të duhej të kishte marrë informacion nga autoritetet përkatëse rreth ankesave të qytetarëve. Diçka e tillë mungon.
Çështja e gjobave dhe mungesa e detajeve nga Ligji për hapësira publike e bën edhe më të zbehtë artikullin. Në tekst nuk citohen pjesë nga ky ligj, por edhe paralajmërimet e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” në Shkup.
Lajmit gjithashtu i mungojnë informacione si rregullat e vendeve për parkim në Shkup. Pakënaqësitë e qytetarëve sigurisht që duhet të merren parasysh për ato përballen me autoritete që të arrihet zgjidhje.
Teksti do të mund të përfshinte informacione edhe për pasojat e mos pagesës së shërbimit të merimangës, në rast se vetura merret nga vend parkimi i gabuar.
Artikujt gazetaresk veç informimit duhet të luajnë rol emancipues për shoqërinë, nuk është e pranueshme të lihet përshtypja se mbrohen shkelësit e ligjit.
Media mund të ndijojë që ligjet të ndryshojnë dhe të jenë në favor të qytetarëve por duke dhënë argumente dhe fakte për këtë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
jo
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e