Lajmi nuk guxon të përmbaj komente
Published in Recensione
on 21 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani !?]
Konstatimet dhe qëndrimet personale, sipas rregullave gazetareske janë rreptësisht të ndaluara në lajm. Përkatësisht komentimi, është zhanër në vete dhe si i tillë nëse integrohet në lajm, e bën atë jo profesional. Në lajmin e recensuar, ka shumë komente dhe qëndrime personale të autorit ose redaksisë. Ja njëri ndër ta:“Ky i fundit vite me radhë ka qenë një figurë e anashkaluar nga BDI, për shkak të dominimit të grupimeve klanore biznesore dhe mafioze”. Në këtë rast, autori ka luajtur rolin e oponentit politik dhe jo të gazetarit i cili e ka për detyrë vetëm informimin.
Në paragrafin në vijim, gazetari shpalos si fakt të mirëqenë një informacion i cili nuk është i konfirmuar: “….ekzistojnë tri grupe brenda kësaj partie”, ai nuk tregon nëse ka tentuar të verifikojë këto informacione ose mohim të këtyre zërave.
Takimi i Ademit me Pollozhanin ka ngjallur shumë dyshime dhe debat në opinionin strugan, duke pasur parasysh rrethanat politike në degën e Strugës, ku tashmë siç dihet ekzistojnë tri grupe brenda kësaj partie në këtë qytet dhe atë ai i Ramiz Merkos, Azis Pollozhanit dhe krahu i ish ministrit Arben Labënishti.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani !?
Data dhe koha e publikimit: 17.08.2015
Data e recensionit: 18.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Autori thirret në “zërat brenda BDI-së”. Kjo në gazetari njihet si burim anonim i pakonfirmuar. Në tekst përmenden shumë emra dhe nga asnjëri nuk është kërkuar qëndrim.
Zëra brenda BDI-së në Strugë flasin hapur për një rikthim të ish ministrit Azis Pollozhani në strukturat drejtuese në Strugë, madje flitet që Pollozhani synon kandidaturën e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme lokale, pretendim ky që thuhet se është objektiv edhe i deputetit aktual Ramiz Merko.
Autori tekstin e përfundon, duke hapur një kapitull tjetër, atë të problemeve brenda partiake në BDI-në e Kumanovës dhe Tetovës. Megjithatë, nuk shpjegon se çfarë ka ndodhur dhe si kanë përfunduar përçarjet në BDI-të e këtyre dy qyteteve.
“Lufta” politike në BDI-në e Strugës, po bëhet çdo ditë dhe më e “nxehtë”, ndërsa situatë e ngjashme mbizotëron edhe në qytetet të tjera të vendit si Kumanovë dhe Tetovë.
Titulli tendencioz dhe i vendosur me qëllim tërheqjen e lexuesve, nuk ka pasuar përgjigjen e tij se “Çka kërkoi në Strugë Abdilaqim Ademi tek Aziz Pollozhani”. Kjo e bën tekstin jo të lexueshëm dhe ngjall zhgënjim tek lexuesit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e