verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmi nuk guxon të përqeshë dhe ofendojë

on 17 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dokaz-1

[Recension: A e dini se pse Oliver Andonovi e mori përsipër të bëhet palaço i VMRO-DPMNE-së?]

Artikulli, sipas përmbajtjes së tij dhe mënyrës së trajtimit të çështjes, më tepër i ngjan përgojimit të mëhallës, se sa tekstit serioz gazetaresk që i ndjek standardet profesionale. Publikimi ka një qëllim të vetëm: të përqeshë dhe ta njollosë zëvendës-ministrin për punë të brendshme, Oliver Andonov.

dokazm-mk-znaete-li-zoshto-oliver-andonov-se-nafati-da-bide-klovn-na-vmro-dpmneLinku deri te artikulli origjinal: A e dini se pse Oliver Andonovi e mori përsipër të bëhet palaço i VMRO-DPMNE-së? 

Data dhe koha e publikimit: 12.10. 2016

Data e recensionit: 16. 10. 2016

Recensues: Dimitar Tanurov

FJALOR I PAHIJSHËM

Që në Уште во самиот наслов кој има навредлива интонација е видлива намерата да се дискредитира личноста што се споменува:

” A e dini se pse Oliver Andonovi e mori përsipër të bëhet palaço i VMRO-DPMNE-së?” 

Fjalori i njëjtë i pahijshëm përdoret edhe në materialin e shkurtër që u është ofruar lexuesve, dhe i cili përbëhet nga një fjali e vetme, e cila është shumë e gjatë dhe e parregulluar:

“Ja një thashetheme e freskët bashkëqytetari im Oliver Andonovi ministër për një ditë në MPB tani zëvendës-ministrë në ministrinë e njëjtë, njeri tepër i retarduar siç thashë është nga Kriva Pallanka dhe atje u është lavdëruar njerëzve të shtëpisë se e ka pasur patjetër të sillet si palaço dhe budalla për partinë dhe të gjithë ta përqeshin edhe pse nuk qenka aq hajvan, mirëpo partia i ka premtuar se pas zgjedhjeve nëse fiton DPMNE-ja do të bëhet AMBASADOR në Beograd, Serbi”.

Komunikimi i këtillë me publikun është i palejueshëm. Në një produkt cilësor gazetaresk nuk ka vend për fjalë ofenduese të llojit, “i retarduar”, “budalla”, “hajvan” dhe “palaço”. Praktika e mirë gazetareske parasheh se:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…). (neni 10)

ТHASHETHEME

Artikulli, sipas kategorisë ku është publikuar, do të duhej të paraqiste lajm, mirëpo nuk është as për nga forma e as për nga përmbajtja. Madje edhe sikur të bëhej fjalë për “lajm-flesh”, gjegjësisht për informatë të shkurtër, ose për lajm urgjent – të fundit (breaking news), ai pastaj duhet të përpunohet që të fitohet një pasqyrë e plotë. Poashtu, për çdo informatë, duke e përfshirë edhe atë jozyrtaren, citohet burimi ose, theksohet se ai dëshiron të mbetet anonim.

Маteriali që e kemi para nesh thekson se bëhet fjalë për “thashetheme”, mirëpo kjo nuk do të thotë se au nuk duhet të verifikohet. Qasja profesionale gazetareske nënkupton se informata që publikohet në publik duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur, ndërsa personave me të cilët kaë të bëjë ajo, duhet t’u jepet mundësia ta shprehin qëndrimin e tyre. Në rastin konkret, është dashur të kërkohet mendim nga Andonovi, si dhe mendim nga partia në pushtet. E në qoftë se ata nuk kanë dashur të japin përgjigje, është dashur të theksohet se ata refuzojnë të komentojnë.

Neni i parë i Kodit të gazetarëve thotë se:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara…

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Mirëpo, mënyra se si është shkruar dhe si është plasuar ky shkrim, qartazi bën me dije se ideja e tij nuk është të ofrojë informatë korrekte, por ta përqeshë dhe ta nënçmojë zëvendës-ministrin për punë të brendshme.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja