verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmi nuk zëvendësohet me propagandë për hir të ministrit

on 2 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht


[Recension: Ministri Ameti u ngjit maleve]

 

Politikanët meritojnë të promovohen apo kritikohen për veprat që kanë bërë, për përgjegjësitë dhe detyrimet që i kanë marrë ndaj qytetarëve. Informacionet e këtilla mund të jenë lajme me relevancë dhe peshë. Tentimi që politikanët të promovohen duke bërë produkte gazetareske për atë se si e kalojnë kohën e lirë nuk përbën lajm relevant. Për një klikim plus, shumë prej portaleve nuk ngurrojnë të bëjnë “lajme” për çdo postim në facebook të ndonjë politikani, apo për ndonjë piknik të politikanëve.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Ministri Ameti u ngjit maleve

Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016

Data e recensionit: 1.06.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë është shembull për fenomenin e sipërpërmendur. Këtu nuk kemi lajm, kemi citim të një postimi në rrjetin social Facebook nga ministri i ambientit jetësor, Bashkim Ameti. Ky i fundit nuk ka postuar ndonjë lajm apo informacion për ndonjë projekt apo aksion kundër ndotjes ose për mbrojtje të ambientit, që do të përbënte lajm dhe do të ishte në interes të publikut, por ka thurur vargje për pasuritë natyrore.

“Ministri i Ambientit Jetësor dhe Bashkim Ameti dje ju bashkangjit Shoqatës së Bjeshkatarëve- Shkup gjatë ngjitjes në malin Kitka. Ministri Ameti shkruan në rrjetit e tij social Facebook se pasuritë natyrore duhet që t’i ruajmë dhe kultivojmë, sepse varet nga të gjithë nese do të kemi ose jo natyrën që ne kërkojmë.”

Në tekst përmendet shkurt vetëm se Ameti i është bashkëngjitur Shoqatës së Bjeshkatarëve – Shkup gjatë ngjitjes në malin Kitka. Këtu do të duhej të zgjerohej informacioni. Nuk ka detaje mbi Shoqatën e Bjeshkatarëve – Shkup, e as mbi aktivitetin e organizuar.

Në formën si është plasuar, teksti përbën promovim klasik të një politikani, por jo në mënyrë adekuate, e as në momentin dhe mënyrën e duhur. Kështu si është transmetuar, produkti përbën propagandë klasike. Ndërkaq, dihet se media duhet të jetë e distancuar nga autoritetet partiake apo të çfarëdo subjekti tjetër.

Kodi etik gazetaresk na kujton se propaganda për ndonjë parti politike ose politikan nuk ka asgjë të përbashkët me profesionin e gazetarit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja