verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Lavdërim i budallallëkut”

on 29 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

puls 24

[Recension: Jankullovska deri te Garet: E tani çka bëjmë?]

Loja fëmijërore e politikanes me përvojë për një temë jashtëzakonisht serioze, është përpunuar në mënyrë shumë joprofesionale, të anshme dhe spekulative. Në vend që veprimi i saj të analizohet në mënyrë kritike nga këndvështrimi gazetaresk, këtu kemi njëfarë lartësimi dhe idealizimi, e me këtë rast poashtu bëhen edhe komente të pabaza.

 11111Linku deri te artikulli origjinal: Jankullovska deri te Garet: E tani çka bëjmë?

Data dhe koha e publikimit: 24.06.2016 14:06

Data e recensionit: 27.06.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NGAZËLLIM NGA TWEET-I JODIPLOMATIK

Artikull qesharak. Si të karakterizohet ndryshe ky test në të cilin shprehet ngazëllim nga tweet-i jodiplomatik, i ulët dhe tendencioz i Gordana Jankullovskës, ish-ministreshës për punë të brendshme dhe anëtares aktuale të komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, pas publikimit të rezultateve nga referendumi britanik që treguan se shumica e votuesve janë për daljen e vendit nga BE-ja.

Tweet-i duhet të shihet nga dy kënde. I pari tregon se Jankullovska ka mungesë serioze të kulturës elementare politike dhe manifeston papjekuri të madhe kur i drejtohet drejtpërdrejt ambasadorit britanik në Maqedoni, duke u tallur me epilogun e votimit. Këndi i dytë është ai se ky artikull, sikurse edhe shumica e teksteve të publikuara në mediet tjera, aspak nuk e analizuan në mënyrë kritike këtë veprim…

Përkundrazi, Janullovka fiton mbështetje blanko, për, gjoja, veprimin patriotik – ja para fytyrës i qeshet ambasadorit Garet për hallin e tij! Nëse politikani dëshiron të bëhet “torollak”, me çka padyshim nuk kontribuohet pozitivisht për imazhin e vendit para pjesës tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë kjo nuk mund të kalojë pa u vërejtur në një produkt të mirëfilltë gazetaresk. Veprimi i tillë duhet të zbërthehet, të shqyrtohet, të konsultohen analistët, ambasadorët e mëparshëm që do të tregonin se çfarë pasojash do të kishte sjellja infantile e njërës nga përfaqësueset kyçe të garniturës në pushtet ndaj Londrës zyrtare. Dhe lexuesit vetë të vlerësojnë se sa tweet-i i Jankullovskës është veprim shtetëror apo veprim i çapkënit të mëhallës, që le përshtypje të nevojës për kënaqjen e egos personale.

TRUMBETIM I PUSHTETIT

Mirëpo, në vend të kësaj, kemi tekst prej vetëm tre fjalish, një screenshot bga tweet-i dhe një koment të gabuar. “Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, thuhet në mënyrë decide në nenin 13 të Kodit të gazetarëve. Mirëpo, përkundër kësaj, këtu kemi komentim tendencioz me dozë të madhe të spekulimit:

“Si duket ka ardhur koha që ambasadorët më tepër vëmendje t’u kushtojnë ngjarjeve në vendet e tyre para se të përzihen në sovranitetin e Maqedonisë”.

Cilët ambasadorë na përzihen në sovranitetin tonë? Nëse është ashtu, atëherë na i tregoni emrat. E jo në stilin e pushtetit, të shitet erë dhe mjegull (për nevojat e makinerisë votuese) për diplomatët, të cilët ja, “me dhunë na e qëndisin fatin tonë”. Mirëpo, ja, shteti assesi t’i sanksionojë ata me veglat e të drejtës ndërkombëtare që i ka në dispozicion!

Qëndrimi që e ka marrë ky artikull ndaj kësaj ngjarjeje, vetëm tregon se sa shumë i anshëm është ai, dhe e kryen rolin e “trumbetuesit të pushtetit”.

Është e palejueshme që “loja fëmijërore” e dikujt të shpërblehet, si dhe të plotësohet me një artikull që është një lloj “lavdërimi i budallallëkut”.

“Budallallëku ofron dëshmi për madhësinë dhe rëndësinë e tij edhe atë nga të gjitha fushat dhe veprimtaritë e njeriut, nuk i harron: as zotat, as filozofët, as teologët, as zotërinjtë…”, Еrasmo i Roterdamit, Lavdërim i budallallëkut.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

ka tentim për diskreditim

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja