verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Letrat anonime në medie si metodë për manipulim të publikut

on 24 - 11 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
3211096490_8e0b1d2c54_b

“Njeriu me pllakatet” i cili nuk ka nevojë për letra anonime. Vendos pllakate në pronën e tij dhe shkruan letra kundër pushtetit lokal çdo ditë 30 ditësh, që është numri maksimal që i është lejuar nga gazeta lokale në Bedford, Indiana. Foto: cindy47452

 

As Kоdi i gazetarëve i Shoqatës së gazetarëve profesionalë të Maqedonisë e as Doracaku për etikë në gazetari i SHGM-së nuk е rregullojnë mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë do të duheshte të sillen ndaj letrave anonime të lexuesve, por kjo u është lënë politikave redaktuese të vetë medieve

Shkruan: Jugosllava Dukovska

A duhet mediet të publikojn letra anonime nga lexuesit apo jo? Kjo dilemë është po aq e vjetër sa edhe mediet e shkruara, më saktë që kur ekzistojnë rubrikat Letrat e lexuesve ose në gazetarinë gazetareske anglosaksone të njohura si Letters to the Editor (LTE), e kjo është diku nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të. Rubrikat në të cilat janë publikuar letrat e lexuesve, që në fillimet e asaj kohe kanë qenë faqet më të lexuara dhe më të diskutuara të gazetave.

Sipas praktikës së pranuar gjerësisht, ka qenë e zakonshme që të publikohen të gjitha ose pothuajse të gjitha letrat që kanë ardhur në redaksi, përveç atyre të cilat për nga përmbajtja dhe madhësia nuk kanë qenë adekutae, kanë pasur shprehje vullgare ose ofendime për dikë, pa marrë parasysh se a kanë qenë të nënshkruara ose anonime. Qëndrimi që letrat që janë dërguar deri te redaksia, gjegjësisht deri te redaktori i medies të mos publikohen fiton në popullaritet në mediet amerikane diku nga mesi i shekullit 20, që gradualisht, deri në fund të viteve të 90-ta mbi 90 përqind e medieve amerikane të kenë politikë të redaksisë për mospublikim të letrave anonime. New York Times publikon letra të panënshkruara gjatë viteve të 30-ta të shekullit të kaluar, ndërsa letrat e nënshkruara vetëm me iniciale mund të hasen në vitet e 60-ta edhe në Chicago Tribune, si dhe në Los Angeles Times.

Nga mesi i shekullit të kaluar, në temën se a duhet të publikohen letrat anonime ose jo, është zhvilluar një debat intensiv. Në zhurnalin The Masthead, e cila ka qenë një medie e redaktorëve të medieve të shkruara amerikane,  në esetë e tyre në këtë temë, ata si argumente kryesore kundër publikimit të letrave anonime i kanë përmendur qëndrimet e tyre se letrat e këtilla kryesisht kanë qenë vepër e “të çmendurve” dhe të “kokave të nxehta”, të cilët si motiv i kanë pasur “agjendat vetjake, personale” (An ethical “Blind Spot”: Problems of anonymous letters to the Editor, Bill Reader, Ohio University, 2005).

“Për çdo shkrues të letrave që e humbëm me kërkesën që të shënohet emri, mbiemri dhe adresa e banimit, fituam së paku edhe dhjetë të tjerë”,

thotë njëri nga redaktorët në esenë e tij në këtë temë (Carpenter, 1967, fq. 80). Ndërsa, një tjetër thotë:

“Lexuesi mesatar i urren letrat e nënshkruara nga “qytetari-mbikëqyrës” ose “lexuesi”, të cilët qartazi nuk kanë guxim që të dalin publikisht me emrin dhe mbiemrin e tyre” (Andrews, 1968, p. 12).

Letrat anonime – armë e të pazëshmëve?

Derisa masovikisht është praktikuar publikimi i letrave anonime deri te redaksitë, kjo është arsyetuar me mbrojtjen e lirisë së të shprehurit, për shkak se shumë herë letrat anonime për t’iu drejtuar publikut kanë qenë mënyra e vetme për të ardhur deri te e vërteta për ndonjë ngjarje ose proces, që zhvillohet larg syve të publikut, njësoj sikurse që edhe shfrytëzimi i burimeve anonime të informatave ndonjëherë është mënyra e vetme që ndonjë informatë të arrijë deri te publiku. Mu për këtë arsye, shumca e kodeve të etikës gazetareske në botë pranojnë shfrytëzim tëburimeve anonime, me kusht që paraprakisht të konstatojnë se cilat janë motivet e burimit që të kërkojë të mbetet anonim. Edhe pse në masë shumë më të vogël e njëjta vlen edhe për publikimin e letrave anonime – madje edhe në ato medie kur ka politikë redaktuese për mospublikim të letrave anonime – redaktorët ndonjëherë e pranojnë se pikërisht anonimiteti mund të jetë armë e fuqishme që do t’u japë zë të pazëshmëve, siç janë bilbilfryrësit (“whistleblowers”). Në studimin e lartëpërmendur, An ethical “Blind Spot”: Problems of anonymous letters to the Editor, аutori Bill Rider ka anketuar një numër të madh të redaktorëve të gazetave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pyetjen se a do t’i kishin publikuar letrat anonime të lexuesve dhe nën çfarë kushtesh.

Me këtë rast, ai thekson se është me rëndësi të bëhet dallim ndërmjet letrave anonime që janë dërguar pa e shënuar identitetin e dërguesit (letra anonime) dhe atyre në të cilat ka të dhëna për dërguesin dhe të cilat i ka të njohura gazetari ose redaktori, mirëpo ku autori kërkon që emri i tij të mos publikohet, kryesisht për shkak të frikës nga reperkusionet, të cilat ai personalisht ose familja e tij do t’i kishin pasur për shkak të përmbajtjes së publikuar, qoftë në vendin e punës, qoftë në vendin ku jeton (letrat e panënshkruara).

Marrë në përgjithësi, redaktorët u kushtojnë vëmendje letrave të panënshkruara në qoftë se konsiderojnë se autorët e këtyre letrave kanë pasur motive të mira ose kanë ndërmarrë rrezik serioz, veçanërisht në qoftë se bëhet fjalë për viktima të krimit ose të punësuar në shërbimet publike, të cilët njoftojnë për probleme në punën e përgjegjësve të tyre. Njëri nga redaktorët thotë: përfitimi qëndron në atë se më shumë njerëzve, të cilët përndryshe ndjehen të kufizuar për shkak të frikës së humbjes së vendit të punës, frikës nga sulmet fizike ose frikës se shtëpia e tyre do të vizatohet me grafite shëmtuese u mundësohet të flasin për atë që i mundon. Një redaktor tjetër shton se garantimi i anonimitetit për autorin e letrës, shpeshherë zbulojnë një dukuri ose ngjarje që paraqesin rrezik publik. “E bëjmë këtë (publikojmë letra të panënshkruara) vetëm në qoftë se informata është e verifikuar dhe vetëm atëherë kur bëhet fjalë për temë që është mjaft e rëndësishme për ta alarmuar publikun”.

 

Shpifjet, thashethemet dhe letrat e trilluara

Megjithatë, praktika në mediet botërore sot, si dhe rekomandimet dhe parimet që gjenden në kodet etike të gazetarëve profesionalë anembanë botës, tregojnë se është e papranueshme të publikohen letra anonime për shkak të gjasave të mëdha që anonimiteti i gazetarit të jetë vetëm mbulesë për dezinformatë, shpifje ose ofendim ndaj personave konkretë ose institucioneve. Mirëpo, si duket dilema se a duhet të publikohen letrat anonime ose jo, është posaçërisht aktuale në hapësirën mediatike në Ballkan, ku ky mekanizëm demokratik i publikut shumë shpesh keqpërdoret.

Коdin e gazetarëve të Serbisë çështja e (mos)publikimit të letrave anonime është rregulluar në mënyrë më të elaboruar:

Nuk është e pranueshme pëe gazetarinë që të publikojë akuza të pabaza, shpifje, si dhe letra të trilluara ose letra autorët e të cilave apo identiteti i të cilëve nuk është i verifikueshëm. Udhëzime: Përmbajtja e letrave që publikohen duhet të jetë në përputhje me parimet e etikës profesionale. Madje edhe atëherë kur adres e dërguesit nuk publikohet, ajo duhet tl jetë e njohur për redaksinë. Në qoftë se ka dyshim për identitetin e dërguesit, letra nuk duhet të publikohet. Publikimi i letrave të trilluara nuk është i lejuar, sikurse edhe intervenimi në letër pa lejen e autorit”.

Publikimi i letrave anonime në mediet e shumta malazeze, para do kohësh ishte shkak për një skandal të madh në publik në Malin e Zi, i njohur si “afera Brajushkoviq”, me ç’rast muajin e kaluar reagoi edhe Këshilli mediatik për vetërregullim i këtij vendi. Ata e dënuan publikimin e letrave anonime, ku përmenden emra të personave, gjoja pjesëmarrës në “treshet e zeza policore”, të cilat kanë organizuar sulme dhe rrahje të gazetarëve dhe aktivistëve opozitarë, e në mesin e tyre edhe të gazetarit të ndjerë malazez, Dushko Jovanoviq.

“Këshilli mediatik për vetërregullim e konsideron joprofesionale publikimin e letrës anonime dhe trajtimin e saj si material dëshmues për pohimet që bëhen në tekst, aq më tepër për faktin se personat akuzohen për vepër të rëndë penale, e me këtë rast përmendet emri dhe mbiemri i tyre i plotë”,

thuhet në komunikatën e Këshillit.

Në mediet në Republikën e Maqedonisë kryesisht vazhdon të ekzistojë një situatë e padefinuar në të cilën, deklarativisht, të gjithë angazhohen për mospublikimin e përmbajtjeve anonime qoftë për arsye etike, qoftë për ato praktike (mundësia për t’u akuzuar për shpifje). E megjithatë, letrat anonime shumë shpesh paraqiten në faqet e medieve të shkruara, të shtypura dhe atyre elektronike në vend. Mirëpo, ku përfundon nevoja për t’u transmetuar një e vërtetë pa pasur me këtë rast informatori pasoja për guximin e tij, e ku fillon manipulimi me të vërtetën nga pozita komode e shkruesit anonim? E çka kur motivi i vetëm për publikimin e letrës është diskreditimi i kundërshtarit, konkurrentit politik apo afarist?

Diskreditimi i kundërshtarëve politikë

Javën e kaluar, më 27 nëntor, ueb-faqja think.mk publikoi letër anonime të një qytetari, në të cilën diskreditohet kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovksi, i cili përndryshe i takon opozitës. Letra e akuzon Damjanovskin se e ka sabotuar aksionin e Qeverisë së RM-së për mbjelljen e drunjve ashtu që i ka “harruar nxënësit që kanë pritur transport” para shkollave të tyre që të marrin pjesë në pyllëzim, gjegjësisht nuk janë dërguar numër i mjaftueshëm i autobusëve që t’i marrin të gjithë nxënësit. Autori anonim pyetet: “A është ky edhe një kundër-projekt i opozitës?” Dhe komenton: “Turp!” Dеmanti për pohimin se kryetari i komunës së e ka bojkotuar aksionin për mbjelljen e drunjve në lokalitetin Arhangel Mihail, në rrethin e Kumanovës, ku mori pjesë edhe Damjanovski. Megjithatë, demanti përkatës nuk u paraqit edhe në portalin ku u publikua letra anonime kundër Damjanovskit, e as që media u përpoq ta hulumtojë më tutje temën nga letra anonime (a e ka bojkotuar Damjanovski aksionin, faji i kujt ka qenë për numrin e pamjaftueshëm të autobusëve për transportin e nxënësve atë ditë, etj.).

Se publikimi i letrave anonime me përmbajtje diskriminuese kufizohet vetëm formalisht, e në fakt në mënyrë shumë intensive praktikohet në mediet në Republikën e Maqedonisë, tregojnë disa shembuj flagrantë të praktikës së tillë, të cilat u paraqitën në medie të ndryshme për një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Në mesin e tyre, vend të veçantë zuri letra anonime nga një i punësuar në kompaninë “Fershped”, e transmetuar më 24 nëntor të këtij viti nëpërmjet faqeve të gazetës së përditshme “Dnevnik” deri te drejtori i kësaj kompanie Shterjo Nakov, i cili pothuajse dy dekada vlente si figurë “e paprekshme” e skenës afariste të tranzicionit në Maqedoni. Letra e të punësuarit anonim është përplot me informata të brendshme të kompanisë për mënyrën në të cilën Nakovi me bashkëpunëtorët e tij më të afërt e ka udhëhequr “Fershped”-in dhe sa keq ka ndikuar kjo mbi punën e firmës. Ngjarjet që pasuan në “Fershped” menjëherë pas publikimit të kësaj letre (bashkëpunëtorja më e afërt e Nakovit, Kiraca Trajkovska, e denoncoi në polici, pasi që nuk i është lejuar të futet në hapësirat e firmës, e pastaj publikisht, nëpërmjet një komunikate u bëri thirrje të punësuarve që ta pengojnë udhëheqjen e mëtutjeshme të paligjshme dhe të dëmshme të Nakovit dhe të djalit të tij me “Fershped”-in), që pasoi një javë më vonë, pa dyshim dëshmoi se publikimi i letrës, si dhe shkelja e rregullës së pashkruar për të mos botuar letra anonime, aspak nuk kanë qenë veprime të rastit.

Shembull tipik i letrës anonime, i cili, si duket, gjithnjë e më shumë fiton hapësirë në mediet e vendit, më shpesh në portalet me përmbajtje tabloide, është letra anonime e publikuar para pak kohësh në portlain MAKTEL, nga një i punësuar në komunën e Ohrit se punësimi i paradokohshëm i ndihmës-kryeshefes për urbanizëm të komunës ka qenë mbulesë për lidhjen e saj të dashurisë me shefin e kabinetit të kryetarit të komunës! Përndryshe, teksti është pajisur tamam si për një tabloid: para titullit, si zakonisht, qëndron shënimi: skandal, skandaloze, shokuese, ndërsa vetë titulli gjithmonë sjell pohim eksplicit, në formë të hapur (SKANDAL: Një udhëheqës në komunën e Ohrit e ka punësuar të dashurën etij dhe gjithë ditën bëjnë seks të mbyllur në zyrë!)

E përbashkët për të gjithë këta shembuj është ajo se letrat anonime që publikohen në medie, zakonisht merren me “personazhin dhe veprën” e personit që  nuk i pëlqen medies, më saktë ato zakonisht diskreditojnë persona nga tabori kundërshtar – opozitarët sulmohen në mediet që janë të afërta me pushtetin, dhe e kundërta, përfaqësuesit e pushtetit lokal ose qendror janë temë e letrave anonime që publikohen në mediet pro-opozitare (letra për Shterjo Nakovin e “Fershped”-it, i cili një kohë të gjatë nuk e gëzon mbështetjen e garniturës aktuale në pushtet, që u piblikua në “Dnevnik”, letra anonime për funksionarin lokal në Ohër që u publikua në portalin e afërt me opozitën). Element i përbashkët i tyre është ajo se nuk merren me zbulimin e ndonjë problemi të rëndësishëm shoqëror, por me jetën private të personave që janë temë e letrave anonime. Prandaj edhe nuk ka shumë shembuj në të cilët letra anonime deri te redaksioa do të iniconte hulumtim në temën për të cilën bëhet fjalë, gjegjësisht qasje profesionale ndaj temës, në qoftë se ajo me të vërtetë e meriton këtë.

“Ne si redaktorë, më parë shpesh herë kemi pranuar letra anonime, në të cilat është shënuar se kush dhe sa ka vjedhur në ndonjë firmë. Mirëpo, ne asnjëherë nuk i publikonim ato letra për shkak se nuk ishin të nënshhkruara, dhe sipas kësaj, askush nuk ka qenë i gatshëm të përgjigjet për atë thuhet atje. Prandaj edhe i hudhnim në shportën e mbeturinave. Таbliodet u bënë si shoprta të mbeturinave, mirëpo porositësit e letrave anonime janë shumë më të rëndësishëm. Këtë nuk e bëjnë vetë gazetarët, këtë e “paketojnë” politikanët, shërbimet sekrete kundër njëra tjetrës”, 

thotë Milomir Mariq, redaktor i mëparshëm i javores beogradase “DUGA”, në periudhën e saj më të ndritshme, për hulumtimin e European Journalism Observatory, me titullin Si u shkatërrua gazetaria serbe.

Publikimi i letrave anonime në medie, si metodë për qërimin e hesapeve me persona të caktuar që nuk mbështeten nga ato medie, përdoret si formë e presionit. Në rastet e tilla, media vendoset në funksion të një agjende të caktuar, të interesit konkret politika apo afarist të dikujt, ndërsa rubrikës Letrat e lexuesve i është marrë funksioni i forumit të hapur demokratik, që ka qenë edhe qëllimi i saj kryesor. As Kоdi i gazetarëve i Shoqatës së gazetarëve profesionalë të Maqedonisë, e as Doracaku për etikë në gazetari i SHGM-së nuk е rregullojnë mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë do të duheshte të sillen ndaj letrave anonime të lexuesve, por kjo u është lënë politikave redaktuese të vetë medieve. Mungesa e rekomandimit eksplicit etik i shkon për shtati kësaj zone të hirit në mediet e Maqedonisë, në të cilën shumë më lehtë u jepet hapësirë letrave anonime me përmbajtje diskredituese.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja