verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ligji për banim: Emrat e banorëve nuk guxon të gjenden në tabelën për shpallje

on 27 - 04 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Еве каде може да заврши вашето име од домофонот ако не сте внимателни - на Интернет и тоа на страницата на фото сервисот „Фликр“ и тоа со лиценца „Криејтив Комонс“, што значи дека секој може да ја преземе и објави фотографијата со Вашето име и презиме - исто вака како што ние сега тоа го правиме и тоа сосема легално. Фото: Фликр
Ja ku mund të përfundojë emri juaj nga interfoni nëse nuk jeni të kujdesshëm – në internet edhe atë në faqen e foto-shërbimit “Flickr”, edhe atë me licencë “Creative Commons”, që do të thotë se çdokush mund ta marrë dhe ta publikojë fotografinë me emrin tuaj – njësoj siç e bëjmë ne tani në mënyrë krejtësisht legale. Foto: Flickr

 

Duke e pasur parasysh rëndësinë thelbësore të të dhënave personale për indivin, duhet çdo sistem për përpunimin e të dhënave personale të jetë i dizajnuar në atë mënyrë që do ta garantojë dhe do ta ofrojë sigurinë, besueshmërinë, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave. Njëkohësisht, nevojitet ngritje e vetëdijes për rëndësinë e të dhënave personale.

 

Shkruan: Vllado Gjorçev

 

Në analizën e Ligjit për banim të publikuar në “Privatnost.mk” konstatohet se vëllimi i të dhënave personale që përpunohen është adekuat me qëllimin, mirëpo praktika tregon se ka publikim më të madh të të dhënave në tabelat për shpallje nëpër ndërtesa. Në Ligjin për banim, ka dispozitë me të cilën parashihet publikimi i listës së banorëve të ndërtesës me emër dhe mbiemër që e nuk kanë paguar shumën për mirëmbajtjen e rregullt, dhe me vetë këtë ky përpunim konsiderohet shumë i madh se sa qëllimi që duhet të arrihet.

Afati i ruajtjes së të dhënave është paraparë vetëm për video-mbikëqyrjen – 30 ditë. Duhet të precizohen edhe afatet për ruajtjen e të dhënave të tjera personale.

Edhe pse është paraparë harmonizim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk ka nen që e parasheh obligimin e bashkësisë së banorëve të ndërtesës për rregullim të brendshëm të masave teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

LIGJET JANË DECIDE

Afatet për ruajtjen e të dhënave të mbledhura personale duhet të definohen në mënyrë të saktë.

Në Ligjin për banim, neni 55 thuhet:

Statusi i bashkësisë së pronarëve të pjesëve të veçanta veçanërisht përmban:

1) emrin dhe selinë e bashkësisë së pronarëve;

2) emrin dhe adresën e pronarëve të pjesëve të veçanta – anëtarë të bashkësisë;

3) informatë nga regjistrimi në kadastrën e patundshmërive;

4) mënyrën e marrjes së vendimeve nga bashkësia e pronarëve;

5) mënyrën e emërimit të kryetarit dhe autorizimet e tij;

6) emrin ose firmën dhe vendbanimin ose selinë e kryetarit dhe

7) mënyrën e përmbushjes së obligimeve nga anëtarët e bashkësisë.

Ky nen është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për të dhëna personale, e poashtu edhe me vetë Ligjin, gjegjësisht nenin 56, i cili thotë:

Emri dhe selia e bashkësisë së pronarëve

(1) Emri i bashkësisës së person juridik është “bashkësia e pronarëve” me adresë në ndërtesën për banim.

(2) Selia e bashkësisë së pronarëve është adresa e ndërtesës për banim.

I njëjtë është rasti edhe me nenin 57, ku thuhet se regjistrimin në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë, bashkësia e pronarëve e bën me vendimin për themelim dhe statutin e bashkësisë së pronarëve.

Këto nene janë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale për mospublikim publik të emrave, në këtë rast, të banorëve të ndërtesës.

Përndryshe, në nenin 2 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale thuhet se e dhënë personale është çdo informatë që ka të bëjë me person të identifikuar fizik ose person fizik që mund të identifikohet. Personi që mund të identifikohet, është personi identiteti i të cilit mund të konstatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte, veçanërisht në bazë të numrit amë të qytetarit ose në bazë të një ose më tepër karakteristikave që janë specifike për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mental, ekonomik, kulturor ose social. Numrat amë, emrat e prindërve dhe të dhënat e tjera private të studentëve, nuk guxojnë të gjenden në tabelat për shpallje.

 

SI THOTË LIGJI

Sipas informatava e nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, firmat për banim nuk buxojnë t’i paraqesin në mënyrë publike të dhënat personale të banorëve, me çka do të pengohet keqpërdorimi i tyre u mëtutjeshëm. Në udhëzimet e Drejtorisë thuhet se siguria dhe fshehtësia e të dhënave personale, si pjesë thelbësore e të drejtës për privatësi, nënkupton mbrojtje të të dhënave personale të individit në lidhje me cilindo qoftë operacion për përpunim, gjegjësisht mbledhjen, shfrytëzimin, ruajtjen, qasjen, bartjen e tyre etj. Duke e pasur parasysh rëndësinë thelbësore të të dhënave personale për indivin, duhet çdo sistem për përpunimin e të dhënave personale të jetë i dizajnuar në atë mënyrë që do ta garantojë dhe do ta ofrojë sigurinë, besueshmërinë, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave. Njëkohësisht, nevojitet ngritje e vetëdijes për rëndësinë e të dhënave personale.

Për rëndësinë e mahde të sigurisë dhe të fshehtësisë së të dhënave personale duhet përmendur se të dhënat personale janë të lidhura në mënyrë pashkëputhshme, ose më saktë e përcaktojnë identitetin e individit.

 

KATEGORI TË VEÇANTA TË TË DHËNAVE PERSONALE?

Si të dhëna “të ndjeshme” personale konsiderohen ato të dhëna që e zbulojnë prejardhjen racore ose etnike, bindjen politike, fetare, filozofike ose ndonjë bindje tjetër, anëtarësinë në organizatë sindikale dhe të dhënat që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve, duke i përfshirë edhe të dhënat gjenetike, biometrike ose të dhënat që kanë të bëjnë me jetën seksuale (për shembul, numri i vetëm amë i qytetarit, i cili më së shpeshti i nënshtrohet keqpërdorimeve të mundshme në praktikë).

Që një e dhënë të publikohet (madje edhe në tabelën për shpallje në ndërtesën për banim), duhet të ketë pëlqim nga personi.

Pëlqimi nënkupton deklaratë lirë të dhe të prerë që e ka dhënë me vullnetin e tij subjekti i të dhënave personale, me të cilin pajtohet që të dhënat e tij personale të përpunohen për qëllime të përcaktuara që më parë.

Në cilat raste dhe në lidhje me cilat të dhëna personale nevojitet pëlqim nga subjekti, në mënyrë të rreptë është përcaktuar në vetë ligjin. Me këtë rast, kontrolluesi i të dhënave personale duhet që paraprakisht ta sigurojë pëlqimin nga subjekti, e pastaj të fillojë me përpunimin e tyre.

Përmbledhej të dhënash personale (siç është ajo e banorëve të një ndërtese për banim) paraqet çdo grup i strukturuar i të dhënave personale që është në dispozicion në përputhje me kritere specifike, pa marrë parasysh se a është e centralizuar, e decentralizuar ose e shpërndarë në bazë funksionale ose gjeografike.

 

MBROJTJA EDHE SIPAS KUSHTETUTËS

Në Republikën e Maqedonisë, e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale për herë të parë është normuar në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me çka është vendosur baza për sigurimin e garancës për siguri dhe fshehtësi të të dhënave personale dhe mbrojtjen e integritetit personal të qytetarëve. Në vitin 2005 është miratuar Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është lex generalis në këtë fushë. Korniza ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë e plotëson edhe Ligji për ratifikimin e Konventës për mbrojtjen e personave fizikë në aspekt të përpunimit automatik të të dhënave personale, si dhe Ligji për ratifikimin e Protokolit plotësues ndaj Konventës për mbrojtjen e personave fizikë në aspekt të përpunimit automatik të të dhënave personale, në lidhje me organet mbikëqyrëse dhe transmetimin ndërkufitar të të dhënave.

Me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale është vendosur një koncept i ri në Republikën e Maqedonisë, që nënkupton përfshirjen e të drejtës për privatësi të qytetarëve në sistemin tonë juridik dhe mbrotjen e saj, gjegjësisht mbrojtjen e të dhënave të tyre personale. Me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, privatësia mbetet komponentë e shoqërisë së re informatike, e jo vetëm nevojë individuale.

Nga e gjithë kjo mund të konstatohet se publikimi i të dhënave në tabelën për shpallje të ndërtesës për banim është kundërligjore. Banorët e banesave kanë dy opcione:

  • Ta paraqesin rastin në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Të ngrejnë procedurë gjyqësore

Megjithatë, duhet ta kuptojnë se me publikimin e të dhënave të tyre shkilet ligji. Ligjdhënësi, duhet ta ndryshojë nenin 55 të Ligjit për banim, që të harmonizohet me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Mediat (të cilat shumë pak kohë i kanë kushtuar kësaj problematike) duhet të raportojnë për veprimet e këtilla dhe të potencojnë se firmat për banim e shkelin ligjin me publikimin e të dhënave në tabelën për shpallje në ndërtesat për banim.

 

Burimet e shfrytëzuara:


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja