verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ligji për procedurë penale: Ndryshime duhet të bëhen, shtrohet pyetja se çfarë ndryshimesh?

on 5 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Божицата Правда - статуа од Судот во Техеран. Иран. Фото: Википедија.

Perëndesha e drejtësisë – statujë nga Gjykata në Teheran. Foto: А.K. Sadigi, Wikipedia (CC BY-SA)

Që ta informojnë publikun në mënyrë të plotë në lidhje me ndryshimet për Ligjin për procedurë penale, mediet duhet t’i kushtojn kujdes nevojës për procedurë të shkurtuar, sa është adekuat ndryshimi i propozuar dhe pse periudha për përgatitjen e mbrojtjes është vënë para ngritjes së aktpadisë.

Shkruan: Prof. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Në medie u paraqit informata për iniciativën e disa avokatëve, të cilën para Kuvendit si propozim të vetin e kanë formuluar dy deputetë, për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale:

Një pjesë e medieve i transmetuan reagimet e partive politike në lidhje me këtë iniciativë:

Për disa, këto ndryshime ligjore bëhen me qëllim që të jepet mundësi

për mbrojtje më efikase të të dyshuarve

ndërsa për disa të tjerë, ndryshimet ligjore bëhen me qëllim që

ta legalizojnë krimin në Republikën e Maqedonisë dhe t’i shpërblejnë kriminelët“.

Disa momente nga parashtrimi i iniciativës ua tërhoqën vëmendjen medieve:

  • Propozimi i ndryshimeve paka para shpërbërjes së Kuvendit

Ndryshimet e Ligjit për procedurë penale (LPP) 9 ditë para shpërbërjes së Parlamentit janë në interes të establishmentit politik.

  • Dallimet ndërmjet iniciativës së dhënë nga grupi i avokatëve dhe propozimit të parashtruar

Ky nuk është propozimi që ne e kemi dorëzuar në Kuvend. Mesiguri propozimin tonë dikush e ka përpunuar dhe e ka përshtatur me nevojat dhe qëllime t e veta.”, deklaroi avokati Oliver Vuksanoviq

  • Konflikti i partive rreth procedurave për veprim në bazë të këtij propozimi

Propozim-ndryshimet e Ligjit për procedurë penale nuk arritën për shqyrtim në komisionin kuvendor për sistem politik. Deputetë e pushtetit dhe të opozitës u grindën rreth rregullores. Nga opozita parashtruan 67 amandamente dhe kërkuan në bazë të procedurës të ketë përfaqësues nga pushteti që do ta arsyetojë qëndrimin për ndryshimet e propozuara.

Мirëpo, nga raportimi i medieve qytetarët nuk fituan informata dhe analiza në lidhje me dy çështje shumë esenciale.

E para, ajo është çështja për miratimin e ndryshimit ligjor me procedurë të shkurtër. Te një pjesë e medieve është dhënë arsyetimi që është dhënë edhe në vetë propozimin, sipas të cilit, për shkak se bëhet fjalë për ndryshim të vogël, ligji mund të miratohet me procedurë të shkurtër, mirëpo në asnjë medie nuk është trajtuar ky problem. Në fakt, nga aspekti i kuantitetit me të vërtetë bëhet fjalë për ndryshim minor, mirëpo nga aspekti i thelbit të procedurës penale kjo është me rëndësi shumë të madhe, për shkak se është çështje që ndërlidhet me realizimin e njërës nga të drejtat themelore të njeriut – të drejtën për gjykim të drejtë. Në këtë kuptim, kjo është çështje që kërkon diskutim të gjerë në nivel të ekspertëve të praktikës (avokatëve, gjykatësve, prokurorëve publikë), të cilët do t’i theksonin problemet me të cilat ballafaqohen në praktikë. Pastaj, kërkon debat publik të ekpsertëve teoreticienë (të cilët problemin do ta vendosin në kontekst të sistemit juridik, të konventave ndërkombëtare dhe në kontekst të rekomandimeve të dhëlna nga ana e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut).

E dyta, është çështja për atë se a është adekuat ndryshimi i propozuar. Në qoftë se dëshirohet të arrihet barazi e palëve në procedurën penale, duhet të merret parasysh se në këtë procedurë vlen parimi i supozimit të pafajësisë. Kjo do të thotë se Prokurori publik (gjegjësisht aktpadia) është ajo që duhet ta dëshmojë fajin e të dyshuarit. Kjo nënkupton se ka nevojë për një periudhë më të gjatë kohore për mbledhjen e dëshmive, verifikimin e dëshmive, zgjedhjen e dëshmive të mund ta mbështesin aktpadinë. Mbrojtja nuk është ajo që e dëshmon pafajësinë e të dyshuarit, por thjesht i konteston dëshmitë e ofruara.

Kjo na çon edhe te elementi i tretë i cili bëhet problematik dhe interesant për publikun (dhe për debatin e mundshëm publik), për shkak se periudha për përgatitjen e mbrojtjes është vënë para ngritjes së aktpadisë, në vend që të jetë pas ngritjes së saj. Në fakt, mu në akpadi janë është formuluar akuza dhe janë dhënë të gjitha dëshmitë për të cilat prokuroria konsideron se janë relevante. Që do të thotë se pikërisht këto pretendime duhet t’i kontestojë mbrojtja (ose së paku t’i bëjë të pasigurta). Domethënë, me interes për të dyshuarin është që të fitojë më tepër hapësirë për përgatitjen e mbrojtjes kur do të bëhet i akuzuar.

Një moment interesant në transmetimin e këtij propozimi janë edhe aktgjykimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, ku me këmbëngulje potencohet pabarazia e palëvem mirëpo jo nga aspekti i afateve, por nga aspekti i lidhjes së Prokurorisë publike me gjykatësit (gjykatat) dhe i mundësive dhe privilegjeve që i ka Prokuroria publike në marrjen e të dhënave që janë të nevojshme për procedurën.

Interes i veçantë për mediet duhet të paraqesë lloji i shumicës që nevojitet për miratimin e këtij ligji dhe çka do të thotë kjo nga aspekti i procedurës së shkurtër që është propozuar për miratimin e tij.

Тemat që kanë edhe bazë juridike, munden (dhe shumë shpesh kanë konotacion politik, veçanërisht në kushte të krizës politike dhe institucionale në të cilën një kohë të gjatë gjendet Republika e Maqedonisë). Мirëpo, ato para së gjithash duhet të përpunohen dhe të prezantohen në dimensionin e tyre juridik dhe domethënien juridike që e kanë. Mënyra e këtillë e përpunimit të këtyre temave mund të hedhë edhe dritë të veçantë mbi ngjarjet politike, mirëpo, edhe ta pamundësojë largimin nga vija e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në emër të dhe për shkak të një konjukture të caktuar politike.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja