verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lista zgjedhore që është e pastër, akoma pastrohet

on 14 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot Screen Capture #119 - 'Избирачкиот список е чист, Заев со сите сили се обидува да ги блокира изборите I Kurir_mk' - kurir_mk_makedonija_polit

[Recension: Lista zgjedhore është e pastër, Zaevi me të gjitha forcat përpiqet t’i bllokojë zgjedhjet]

Теksti që e recensojmë e ekspozon gjithë procesin dhe mekanizmat sipas të cilit funksionojnë mediet e afërta me pushtetin, të cilat, të dirigjuara nga një qendër në mënyrë të orkestruar i bindin qytetarët se lista zgjedhore është e pastër dhe se në zgjedhje mund të shkohet që “nesër”. Mirëpo, ja opozita, “e cila edhe ashtu do t’i humbë” këto zgjedhje, “e tërheq frenin e dorës”.

Që në titull, “Lista zgjedhore është e pastër, Zaevi me të gjitha forcat përpiqet t’i bllokojë zgjedhjet”, është shkruar një e pavërtetë për shkak se edhe vetë KSHZ-ja përsërit se më shumë se gjysma e votuesve të dyshimtë do të kontrollohen përsëri.

FireShot Screen Capture #117 - 'Избирачкиот список е чист, Заев со сите сили се обидува да ги блокира изборите I Kurir_mk' - kurir_mk_makedonija_politLinku deri te artikulli origjinal: Lista zgjedhore është e pastër, Zaevi me të gjitha forcat përpiqet t’i bllokojë zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit: 10.04.2016 15:20

Data e recensionit: 11.04.2016

Recensues: Аleksandar Pisarev

Në aspekt përmbajtësor, teksti është i paqartë dhe konfuz edhe për ata lexues që vazhdimisht i ndjekin problemet që u paraqitën në listën zgjedhore. Në rolin qendror është vënë lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili kësaj radhe është paraqitur si “urdhërdhënës”, i cili e urdhëron ministrin për punë të brendshme të bëjë diversione dhe ta pengojë punën e KSHZ-së. Burim për këtë konstatim është i llojit “më the-të thash”, ndërsa burimi i tillë asnjëherë nuk operon me fakte.

“Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet Oliver Spasovskit përsëri përpiqet ta pengojë punën e KSHZ-së duke iu falënderuar marrëveshjes ndërmjet partive, që letrat shoqëruese prej te MPB-ja deri te KSHZ-ja të shkojnë me nënshkrimin e ministrit teknik dhe dy zëvendësve të tij.”

МINIMIZIMI I PROBLEMIT

Pastaj, teksti sikur është përgatitur me zor në formë të “produktit gazetaresk”, ku asgjë nuk është e qartë, përveç përpjekjes që të minimizohet problemi me listë zgjedhore, ku “më së shumti dhjetë emra janë të dyshimtë”.

“Në fakt, është bërë kontrollim në bazë të 21 kritereve të KSHZ-së, ku është zbuluar vetëm një person me emër, mbiemër dhe datëlindje të njëjtë, për të cilin nuk ka pasur shënim paraprake.

Siç kuptojmë, është bërë kontrollim i 47 femrave që kanë pasur emër, emër të babait dhe datëlindje të njëjtë. Është bërë kontrollim i 35 personave që kanë pasur emër dhe mbiemër, datëlindje të njëjtë dhe vetëm shkronjën e parë të emrit të babait të njëjtë.”

Siç thekson edhe vetë autori i panënshkruar, këto janë të dhëna nga “siç kuptojmë”. E sikur të kishte pasur dëshirë, ka mundur të publikohen edhe të dhënat valide nga burim referent siç është KSHZ-ja, që kërkon zgjidhje për më shumë se 40.000 votues të dyshimtë, që nuk janë gjetur në shtëpi. Nëse krahasohet ajo që është publikuar në bazë të asaj “siç kuptojmë” dhe faktet e KSHZ-së, qytetarët vetë do ta shohin se ka dallim të madh.

Përfundimi i tekstit është në formë të stereotipit dhe tashmë diskualifikim klasik të gjithë opozitës dhe njerëzve të saj të parë, e plotësuar dhe e zgjeruar me emra të rinj. Pa iu referuar asnjë burimi dhe pa asnjë fakt, në fund është “përfshirë populli”, i cili kësaj radhe është shumë i revoltuar nga veprimet që i bën LSDM-ja për shkak të frikës nga zgjedhjet që do t’i humbë.

“Zbatimi i kontrollimeve në terren rezultoi me revoltë edhe më të madhe në mesin e qytetarëve, të cilët, për shkak të frikës së LSDM-së nga zgjedhjet, duheshte në shtëpinë e tyre dhe në shtetin e tyre, të arsyetohen se nuk janë fantomë.”

Është iluzore që një produkt i këtillë kuazigazetaresk të vështrohet edhe nga prizmi i parimeve themelore të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, për shkak se do të duheshte të citohen disa nga 16 nenet e Kodit, që nuk janë respektuar.

Mirëpo, meriton të citohen dy nga parimet e sjelljes, që janë një lloj preambule e Kodit:

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

dhe

E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja