Lojë me zjarr për tifo politike
Published in Recensione
on 19 - 10 - 2016 Author: Александар Пешев[Recension: Dygjuhësia për të cilën bën shtytje Zaevi e shkatërron LSDM-ja]
Përdorimi i gjuhëve në territorin e Maqedonisë është temë e ndjeshme që kërkon qasje të kujdesshme dhe të përgjegjshme gjatë raportimit, duke e pasur parasysh përgjegjësinë shoqërore të medieve. Përdorimi i komenteve, spinimi dhe zgjedhja e vetëm atyre burimeve që shkojnë në favor të tentimit për diskreditim politik është në kundërshtim me standardet profesionale dhe krijon potencial për ndezjen e pasioneve.
Linku deri te artikulli origjinal: Dygjuhësia për të cilën bën shtytje Zaevi e shkatërron LSDM-ja
Data dhe koha e publikimit: 14.10.2016 – 09.59
Data e recensionit: 16.10.2016
Recensues: Аleksandar Peshev
FJALI PA MBËSHTETJE
Теksti nuk jep mbështetje për pohimet që janë bërë në titull dhe në krye të tekstit. Video-inçizimet e përdorura me deklaratat e liderit të LSDM-së kanë të bëjnë me çështjen e përdorimit të gjuhëve, mirëpo askund nuk citohet e as që tregohet titulli i video-inçizimit: “Zaevi: Gjithë Maqedoninë do ta bëj dygjuhësore”. Për pjesën e dytë të pjesës hyrëse nuk ka asnjë vërtetim:
“Populli maqedonas me shpejtësi i porositi se nuk e mbështet një gjë të tillë dhe nuk do ta lejojë këtë”.
Kur? Përveç nëse nuk është anketuar çdo pjesëtar i popullit maqedonas, është e qartë se kjo fjali është koment, i cili, në fakt nuk është i vetmi në artikull.
“Mirëpo, në garën për vota shqiptare, Zaevi vazhdoi të bëjë shtytje për dygjuhësinë, duke vendosur tabela në shtabet e LSDM-së të shkruara në gjuhën maqedonase, por edhe në gjuhën shqipe. Veprimet e tilla të tij, shkaktuan përçarje edhe në partinë e tij”.
Burimi i informatave mbetet i paqartë. A bëhet fjalë për burime partiake për informatat e këtilla apo për qëndrim zyrtar të partisë? Sido që të jetë, publikut i janë lënë disa pyetje të papërgjigjura:
- Prej ku është nxjerrë përfundimi se qëllimi i partisë ka qenë të bëhet shtytje për dygjuhësi me tabelat?
- Si është konstatuar se veprimet e këtilla të pretenduara kanë shkaktuar përçarje në parti kur në tekst nuk janë theksuar burimet e informatave?
TABELA NË ÇAIR
Thuhet se “Mbrëmë vonë u hoq tabela dygjuhësore në Çair pasi ajo ishte vendosur për herë të dytë brenda vetëm një jave” dhe prej këtu nxirren komentet se në parti ka revoltë dhe se Zaevi “vendosi përsëri ta mashtrojë popullin”.
Spini vërehet edhe në paragrafet tjera, menjëherë pas citimit të komunikatës partiake se tabela në Çair për të cilën shkruhet se “është vendosur pa vendim të organeve të partisë”. Me vetë komentin se “ky pohim i LSDM-së është krejtësisht i pavërtetë”, bëhet i qartë tentimi për diskreditim politik.
PËRSËRI KOMENTE PA FAKTE
Pastaj radhiten komente sipas parimit “Zoran Zaev dhe disa nga strukturat rreth tij vendosën të luajnë në kartën e interesave kombëtare shqiptare, duke ofruar lëshime të ndryshme me shpresë se do të tërheqin vota”. Burimi i pohimit të këtillë nuk dihet, nuk ofrohet ndonjë fakt për mendimet e tilla, me të cilat bëhet përpjekje të kompletohet spini. Qëndrimi partiak për shënimin e hapësirave të LSDM-së në Çair “zgjerohet” drejt gjoja insistimit për futjen e dygjuhësisë, për të cilën gjë, poashtu, nuk ka argumente dhe fakte solide.
Njëanshmëria e publikimit bëhet evidente me zgjedhjen e deklaratës së Musa Lamalarit, me ç’rast nuk ka dëshmi se është kërkuar reagim nga partia e apostrofuar. Që të përmbushet parimi i gjithëpërfshirjes dhe paanshmërisë, duhet që nga subjekti i apostrofuar të kërkohet mendim, dhe nëse ai nuk sigurohet, kjo duhet të theksohet në tekst. Në vend të kësaj, në tekst vazhdohet të radhiten komente shtesë:
“Për redefinimin e Maqedonisë dhe federalizimin e saj, SOROS-i e përgatit terrenin që moti. Atëherë, njeriu i parë i strukturës gazetareske të Sorosit, Branko Gerovski, në një seri kolumnash bënte thirrje publike se është koha të bisedohet për federalizimin e Maqedonisë”.
Nëse analizohet i gjithë artikulli, bëhet e qartë se kemi përpjekje për spin duke i përdorur deklaratat dhe qëndrimet partiake që shkojnë në favor të komenteve. Në vend si dëshmi për pohimet e bërta, dy burimet e përdorura në tekst shfrytëzohen si bazë për plotësimin e komenteve të cilat qartazi kanë për qëllim të diskreditojnë dhe e definojnë njëanshmërinë, jotërësinë dhe anshmërinë politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare, jozyrtare
relevante
2 burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e