verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lufta e medieve për të nesërme më të mirë nuk duhet të ndërpritet

on 27 - 06 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Untitled
Duart larg nga mediet. Foto: “Google”

Në këtë periudhë me numrin pafat të muajve (13 gjithsej), sikur përsëri kthehemi mbrapa! Ta vendosim prej fillimi agjendën për të lëvizur në mënyrë të drejtë dhe me urtësi nëpër rrugën e trasuar, sikur përsëri e kemi “zbuluar Amerikën”, duke u çuditur me gabimet dhe inatin tonë, si dhe me mospasjen e ndjenjës se punojmë, jemi në interes të të gjithëve në këtë vend. Mu për këtë paraqitet edhe nevoja për vendosjen dhe për realizimin e tre kushteve për tejkalimin e krizës, veçanërisht atij që ka të bëjë me mediet!

Shkruan: Dr. Dejan Donevprofesor inordinar nga etika e gazetarisë dhe etika në medie

Para trembëdhjetë muajsh filluan protestat që paralajmëruan ndryshime të rëndësishme në jetën politike në Maqedoni, në pushtet dhe në eshalonet e tij, si dhe në segmentet e tjera të jetës së përbashkët, që u shprehën nëpërmjet lëvizjes qytetare “Protestoj”, e njohur si “Revolucioni laraman”. Filloi kriza e madhe politike në Maqedoni! U hodh doreza e bardhë e opozitës që e sfidoi pushtetin në lidhje me problemet e trajtuara, të cilat duheshte t’i zgjidhë gjatë dhjetë viteve të kaluara, mirëpo ajo që është më e rëndësishme, u fut në test vetëdija dhe aktiviteti qytetar, e inicuar, e zgjuar, për ta treguar forcën, fuqinë e saj dhe të ndërmarrë përgjegjësi për letargjinë e saj.

U arrit Marrëveshja e Përzhinës. U vendosën kërkesa, u kërkuan zgjidhje kompromisi për dalje nga kriza, mirëpo jo për t’i shkaktuar dëm popullit edhe ashtu të përvuajtur. Të huajt, si duket për shkak të domosdoshmërisë për ta ndërtuar demokracinë e re (veçanërisht kur bëhet fjalë për koka të forta politike), përsëri u paraqitën në skenë që të përkujtojnë se pse ngecim në rrugën proevropiane dhe atlantike, e cila gjithnjë e më shumë i ngjan ëndrrës se sa realitetit që e kërkojmë si përmirësim të kualitetit të jetës së gjithëmbarshme. Përkujtuan për obligimet, detyrat, afatet, punën, e jo për konfrontim me artilerinë propaganduese nëpërmjet aparatit mediatik dhe mu për këtë arsye u vendosën tre kushtet për ndryshime:

– pastrimi i listës zgjedhore;

– ndarja e partisë nga shteti;

– si dhe më e rëndësishmja për jetën e gjithëmbarshme: reformat në sektorin mediatik.

Kushti i fundit, ndoshta jo më i rëndësishëm si “top i parë” për politikanët, mirëpo më se jetësor për ballafaqim konsekuent me krizën. Nëse për fitore të pakontestuar në zgjedhje duhet ta dini se sa njerëz votojnë në këtë vend dhe sa prej tyre kanë të drejtë vote, që të mos përsëriten skenaret e llojit të “fitores së pamerituar”, po aq e rëndësishme është edhe ndarja e partisë nga shteti, resurset e tij që zakonisht përkthehen me termin “kohë dhe para të popullit” dhe të ofroni program që mund të realizohet realisht që do t’i përfshijë dhe do të përpiqet ta realizojë në përqindje sa më të madhe kërkesat e popullit, votuesve, ithtarëve… Mirëpo, kushti më thelbësor nga të gjithë, shikuar nga aspekti i etikës së shfrytëzimit të hapësirës publike për komunikim, krijimi i realitetit të drejtë, në masë sa më të madhe, objektiv dhe të vërtetë për këtë dykahësi në informim dhe komunikim, si duket është domosdoshmëria për reforma në sektorin mediatik.

SHTREMBËRIMI I PERCEPTIMIT

E kush është më kompetent për këto, nëse jo vetë pjesëmarrësit në këtë proces – gazetarët, punëtorët mediatikë dhe pronarët e mjeteve për komunikim masovik. Ata si krijues të kësaj bote për konverzacion ku jemi të gjithë ne, mirëpo edhe si fajtorë kryesorë për shtrembërimin e perceptimit të kësaj bote dhe malverzimeve dhe keqpërdorimeve të mundshme dhe realisht të zbatueshme. U tregua, për të satën herë, se mediet dhe bartësit dhe pjesëmarrësit e tyre mund të jenë makineria më e përshtatshme për manipulim, spin, propagandë, dezinformim… në dobi të pushtetit, e në dëm të jetës së përbashkët. Fotografitë e zbukuruara për suksesin e saj, përparimin ekonomik dhe zgjidhjet brilante për cilësi më të madhe të jetës së çdonjërit prej nesh, çuan mijëra jet dhe ëndërra për një të nesërme më të mirë në deponinë e madhe të historisë. U thyrn mijëra përpjekje dhe qëllime për të përmirësuar diçka, edhe atë vetëm për shkak të ndonjë zgjidhjeje ose programi të keq politik. Të mos flasim për mënyrat reale egoiste në të cilat pushteti e “vodhi” popullin, e shkatërroi kreativitetin e tij për të gjetur zgjidhje, në këmbënguljen për vepra dhe qëllime të mëdha, duke i shfrytëzuar ata që janë të varur financiarisht prej tyre në sektorin mediatik qoftë nëpërmjet Ligjit të keq për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, rregullave të krijuara në mënyrë artificiale dhe të imponuara, mirëpo edhe nëpërmjet strategjive të gabuara mediatike në krijimin e publikut të edukuar mediatik, i cili në mënyrë kritike do të selektojë dhe do të thirrë.

Në këtë kontekst, edhe pas më shumë se tre muaj nga parashtrimi dhe pas refuzimit ekspres të iniciativës, gjegjësisht рropozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, i cili u soll në vitin 2012 në kushte në të cilat Qeveria dhe Kuvendi i injoruan vërejtjet e organizatave gazetareske dhe atyre mediatike – zgjidhje nuk ka! Edhe pse parashtruesit e kësaj iniciative: Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë (SPPM), Këshilli për etikë në media e Maqedonisë (KEMM), Instituti maqedonas për media (IMM), si dhe Instituti për studime komunikuese (ISK) u “mashtruan” me sinqeritetin e thirrjes së hapur të partive politike, të cilat insistuan për рropozime nga ana e shoqatave të gazetarëve me qëllim të përmirësimit të situatës aktuale, për proesionalizim dhe për depolitizim, më së shumti të organit rregullator dhe të shërbimit publik të radiodifuzionit – megjithatë nuk heqin dorë dhe vetëm i vërtetuan qëllimin e mirë dhe virtytin në ekzistimin dhe punën e tyre. Ndërsa, Ligji për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike ishte dhe akoma është zgjidhje e keqe, më së shumti për faktin se në të mungojnë rekomandimet kyçe të ekspertëve të Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së në lidhje me zvogëlimin e ndikimit politik të këshillave të rregullatorit mediatik dhe të shërbimit publik, e për të siguruar shërbim publik të radiodifuzionit që është transparent, efikas dhe llogaridhënës dhe organ rregullator në fushën e shërbimeve audio dhe audiovizuale mediatike që është transparent, i pavarur, efikas dhe llogaridhënësе.

E tani, çka ishte e keqe në këtë iniciativë, nëse fare ka ndonjë gjë të keqe dhe keqdashëse në qëllimin për të tentuar për ta tejkaluar krizën në mënyrë produktive? Në fakt, “Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe shërbimi publik i radiodifuzionit nuk janë institucione të pavarura dhe profesionale siç është paraparë me ligjн. Radiotelevizioni i Maqedonisë nuk ka politikë të pavarur redaktuese, e as sistem të qëndrueshëm të financimit. Mungon pluralizmi politik në media, është shpeshtuar gjuha e urrejtjes në media, ndërsa Agjencia për medie është vetëm dëshmitar memec i këtyre dukurive. Аgjencia nuk reagoi ndaj asaj që qeveria është njëri nga shpallësit më të mëdhenj në media dhe me këtë ndërhyri në tregun mediatik dhe ndikon në politikën redaktuese të medieve private…”

FUQIA E THRONIT APO E INTERESIT PUBLIK

Në këtë drejtim, nëse e shqyrtojmë propozimin që e inicuan ata për plotësimin e këtij kushti për dalje nga kriza politike, gjegjësisht ndryshimet që i propozuan, ato sipas rëndësisë janë theksuar ose ekstraktuar dhe sinkronizuar me Raportin e Pribes të vitit të kaluar, si dhe me/në Raportin e Komisionit Evropian. Bëhet fjalë për ndryshime në ligjin aktual, sipas të cilave “të gjitha mediet duhe të lirohen nga çdo lloj presioni politik pa ndërhyrje dhe kërcënime. Mediet duhet të distancohen nga politikat partiake dhe nuk duhet të jenë në shërbim të politikanëve dhe të partive politike, ndërsa transmetuesi publik kombëtar duhet të insistojë/të bëjë përpjekje që të jetë krejtësisht i paanshëm dhe i pavarur nga ideologjitë dhe ndikimet politike, komerciale dhe të tjera, dhe të kontribuojë për qytetarë të informuar. Njëkohësisht, mediet luajnë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në situata të krizës politike. Është interes publik detyra e tyre që t’i zbulojnë gabimet e mundshme në funksionimin e shtetit ose të shoqërisë. Organet publike duhet të përmbahen nga dekurajimi i medieve që ta shprehin/ushtrojnë mandatin e tyre”.

E njëjta, për fund të kësaj analize, vërtetohet edhe me rekomandimet për reforma urgjente me/në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e RM-së me qëllim të harmonizimit me legjislacionin e BE-së, ku thuhet se “të gjitha organet e pavarura rregullatore, organet mbikëqyrëse dhe këshilldhënëse duhet të kenë mundësi që në mënyrë të papenguar t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë proaktive dhe efektive, pa ndikim të jashtëm dhe pa vetëcensurë politike gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Duhet të sigurohet transparencë e plotë e reklamave qeveritare dhe të krijohet mekanizëm që do të përcaktojë se shpalljet e papaguara me të vërtetë janë me interes publik. Njëkohësisht, të sigurohet se publiku do të ketë qasje në raportim objektiv në medie, veçanërisht nëpërmjet transmetuesit publik, për shkak se akoma nuk është siguruar pavarësi e plotë në politikën redaktuese të RTVM-së. Mosinformimi i publikut për çështje që janë me interes publik, siç ishte rasti me bisedat e përgjuara, e zvogëlon rolin e saj si shërbim publik”.

Prandaj, politikë, të nderuar politikanë dhe politikane, që “рunoni” në përputhje me interesin publik, e jeni të zgjedhur nga populli me qëllim të realizimit dhe zgjidhjes së nevojave dhe problemeve të tij, ju duhet të veproni: do të dominojë fuqia për thronin ose moralin në veprim dhe në sektorin mediatik, pasi këtë segment e kemi mjaft të rëndësishëm dhe insistoni pa arsye ta shfrytëzoni!


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.