verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Lufta fituar për liri shndërrohet në luftë të humbur për para

on 15 - 07 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
vladini kampanji
Foto: Google. Intervenimi: SHVFM

Kush dëshiron që t’i fusë portalet në internet nëpërmjet deriçkës dhe t’i inaugurojë si medie? Kjo çështje, me gjithë fuqinë dhe kundërthëniet, doli në sipërfaqe këto ditë me iniciativën e qeverisë që të sjellë ligj për fushatat informative dhe të reklamave të institucioneve publike

Shkruan: Zoran Bojarovski

Kundërthëniet e ashpra, që dalin nga iniciativa për sjelljen e ligjit  për fushatat informative dhe të reklamave të institucioneve publike, e që mund të vërehet në propozim-ligj, kanë të bëjnë me atë se ky ligj i paralajmëuar parasheh se “bartës” të fushatave qeveritare do të jenë mediet, të shtypura dhe audio dhe audiovizuale, gjegjësisht radiot dhe televizionet, mirëpo – veni re – mediet në internet!!!

Mediet në internet!!! “Medie në internet” nuk ekziston si term në rregullativën aktuale pozitive ligjore në vendin tonë. Ka terme si portale në internet, platforma në internet, përmbajtje në internet, publikime internet…, mirëpo jo edhe medie në internet!

Për këtë arsye, kjo iniciativë hap shumë çështje së pari, për shkak të kthimit të temës se a janë portalet në internet medie ose jo, dhe e dyta, çështja e ligjshmërisë së iniciativës.

Se portalet në internet nuk janë mediet në mënyrën në të cilat janë ligjet e miratuara që kanë të bëjnë me sferën mediatike përcaktojnë se çka është medie, është përcaktuar me vetë ligjet, në bazë të debateve të ashpra publike që u zhvilluan në vitet 2013 dhe 2014.

Rezultati thelbësor nga ky debat, në pjesën më të madhe dhe vendimtare nga frika që të mos vendoset kontroll mbi lirinë e të shprehurit në internet, është se në dy ligjet, Ligjin për mediet dhe Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, portalet në internet – nuk janë medie.

LOJËRA ME LIGJET

Nuk është hera e parë që ky status i paqartë i portaleve në internet të shkaktojë pyetje dhe probleme. Në një gjendje të rregullt dhe të vazhdueshme, kjo çështje është gjithmonë aktuale kur është në pyetje gjuha e urrejtjes. Për shkak se portalet në internet nuk janë medie, gjuhën e urrejtjes atje e sanksionojnë ligje dhe akte të tjera nënligjore, mirëpo statusi i jo-meides portaleve u mundëson një pozitë të rehatshme, e cila i liron nga përgjegjësia kur është në pyetje Kodi i gazetarëve dhe standardet e tjera etike të sjelljes profesionale dhe të drejtë etike.

E kur e përmendin kompetencën, për shkak se portalet në internet nuk janë medie, ato janë të privuara edhe nga kompetenca që e kanë, secila në domenin e saj, edhe shoqatata e gazetarëve, mirëpo, ajo që është më me rëndësi – edhe nga kompetenca që e ka Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA).

Në fakt, për këtë zbrazëtirë juridike dhe vetërregullatore në të cilën gjenden portalet në internet, në një intervistë për “Shërbimin për verifikimin e fakteve në media“, foli shumë thjeshtë dhe në mënyrë precize Zoran Trajçevski, ku ai tha se ASHMAA-ja nuk ka kompetencë mbi portalet në internet.

Çështja e zbrazëtirës juridike në të cilën funksionojnë portalet në internet, ndoshta në mënyrën më dramatike doli në sipërfaqe këtë vit kur për shkak të zgjedhjeve të caktuara, e pastaj të anuluar të parakohshme parlamentare, Agjencisë i është urdhëruar të bëjë mbikëqyrje edhe të portaleve në internet në periudhën e shpalljes së zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Në lidhje me këtë çështje, agjencia në raportin e saj përmbledhës për mbikëqyrejn e konfirmoi moskompetencën e saj në lidhje me portalet në internet, pasiqë paraprakisht doli me një mendim të themeltë dhe shumë edukues.

Agjencia, pas hulumtimeve, analizave dhe konsultimeve të themelta njëmujore, që kishte për qëllim ta konstatojë diapazonin e termit medie elektronike (portale në internet) në Republikën e Maqedonisë dhe mënyrën në të cilën do të mbikëqyreshin ato, përmendi një sërë arsyesh për shkak të të cilave ishte e pamundur që ky institucion t’i mbikëqyrë mediet elektronike (portalet në internet).

Si e para, Kodi zgjedhor nuk e definon termin “portale në internet”, as diapazonin e tij, ndërsa definicion të këtillë nuk ka as në ligjet e tjera të vendit. Ky konstatim i Agjencisë, edhe një herë, për kush e di të satën herë, konstaton se portalet në internet, në kornizën aktuale ligjore – nuk janë medie.

Konstatimi i ardhshëm i ASHMAA-së është shumë i rëndësishëm: “Në Republikën e Maqedonisë nuk ka regjistër të portaleve në internet, si që ka, për shembull, ka regjistra të botuesve të medieve të shtypura, të radiove dhe të televizioneve”. Prandaj, që në fillim bëhet problematike zgjidhja në propozim-ligjin për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, ku është paraparë se medie për publikimin e fushatave janë “…televizionet komerciale, radiot, mediet e shtypura dhe mediet në internet që janë të regjistruar në regjistrat përkatëse të Agjencisë, që kanë dorëzuar raporte vjetore për medien deri te Agjencia dhe që kanë publikuar akt vetërregulues në përputhje me ligjin”.

Këtu duhet mbajtur mend dhe duhet theksuar se: Аgjencia për shërbime audio dhe audiovizuale nuk ka regjistër të portaleve në internet dhe kjo e bën këtë zgjidhje të paligjshme!!!

Tani për tani.

Nuk përjashtohet mundësia që ky obligim t’i imponohet ASHMAA-së. Mirëpo, kjo do të thotë se duhet të ndryshohet edhe Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, ku është përcaktuar kompetenca e agjencisë. Intervenimi i këtillë do t’i bëjë portalet në internet medie, mirëpo atëherë ato futen në tregimin e rregullimit, e kjo është diçka për të cilën me këmbëngulje luftuan përfaqësuesit e lirisë në hapësirën e internetit.

KTHIMI I DËSHIRËS SË SHTYPUR PËR KONTROLL

Duke e pasur parasysh gjithë këtë, mbetet e paqartë se pse Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike, që është kompetente për ligjet për mediet, e tani shohim edhe me kompetencë të dëshiruar edhe për rregullimin e fushatave të paguara qeveritare, i barazon, e madje edhe u jep portaleve në internet status të cilin ato nuk e kanë. Është e qartë, ato nuk jan medie.

Kush dëshiron që t’i fusë portalet në internet nëpërmjet deriçkës dhe t’i inaugurojë si medie? Kjo çështje, me gjithë fuqinë dhe kundërthëniet, doli në sipërfaqe këto ditë me iniciativën e qeverisë që të sjellë ligj për fushatat informative dhe të reklamave të institucioneve publike, veçanërisht për faktin se nuk mund të largohet përshtypja se qeveria, me këtë propozim-ligj, praktikisht e zbaton idenë për kthimin e reklamave të hequra qeveritare, të cilat, në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian vitin e kaluar përkohësisht u ndërprenë deri në përfundimin e krizës politike në vend dhe derisa të zbatohen reformat, në mesin e të cilave ato për mediet, që kanë vend të lartë në agjendë.

Në të njëjtën kohë, nëpër derë të vogël kthehet edhe një dëshirë e shtypur e qeverisë – ta kontrollojë hapësirën në internet, gjegjësisht ato portale të cilat tani, në bazë të ndryshimeve që propozohen me Ligjin për fushata informative dhe reklamuese, do të duhet të regjistrohen si medie. Sepse, të mos harrojmë, nëse nuk shpallen si medie, një pjesë e madhe e portaleve që i mbështesin politikat qeveritare do të mbeten jashtë tryezës së pasur mediatike.

Beteja e fituar për lirinë shndërrohet në luftë të humbur për para.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja