verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Luftë apo stërvitje, e bëni dot dallimin?

on 15 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje””]

Dy ushtri që ndodhen përballë njëra tjetrës, ndërkohë që media raporton edhe për të shtëna mes tyre. Kjo sjell asocijime në diçka, për të cilën do të kishte interesim çdo qytetar i cilitdo prej dy vendeve. Shqetësimi është serioz, meqë nënkupton se kërcënohet siguria e qytetarëve. Mirëpo, në fakt, qenka komplet diçka tjetër, madje e kundërta prej asaj që tregon titulli.

Ina Online - kontakt i afert mes ushtareve te Kosoves dhe Maqedonise 1Linku deri te artikulli origjinal: “Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje”

Data e publikimit: 13.07.2016

Data e recensionit: 14.07.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Ka pasur disa zhvillime në vitet e kaluara, që kanë vënë në sprovë marrëdhëniet mes dy vendeve, Kosovës dhe Maqedonisë. Prandaj titulli “Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje””, e ‘urdhëron’ logjikën e lexuesit të mendojë se marrëdhëniet mes dy shteteve janë acaruar, mbase si pasojë e zhvillimeve paraprake, e se gjendja është përshkallëzuar deri sa edhe kanë sulmuar njëri – tjetrin.

Kur lexuesi i interesuar hap tekstin për të mësuar më shumë, gjithçka që i kishte thënë titulli i kthehet mbrapsht. Me detaje, teksti tregon se bëhet fjalë për një stërvitje mes forcave ushtarake të disa shteteve të botës, e cila ka zënë vend në Maqedoni dhe ku kanë marrë pjesë edhe forca të ushtrisë së Kosovës.

“Kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 ditë ushtruan bashkë me ushtarë të 13 shteteve të botës. Në Krivollak të Maqedonisë ata bënë ushtrime krahas ushtarëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Turqisë, Sllovenisë, Rumanisë, Italisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera. Të shtëna ka pasur, por vetëm me armë manovruese në funksion të stërvitjeve të përbashkëta.”

Në vend që të informojë për stërvitjen si diçka të jashtëzakonshme dhe pozitive, teksti nëpërmjet titullit e ka kthyer atë në diçka të jashtëzakonshme por negative. Pjesa tjetër e tekstit është në rregull. Informacioni është përcjellë nga këndvështrimi i mediave të Kosovës dhe të njëjtin mund ta lexojmë në disa prej tyre, me tituj shumë të rregullt, informues dhe jotendencioz.

Kadetë të FSK-së bashkë me ushtarë të 13 shteteve në ushtrime në Maqedoni

Kadetët e FSK-së, bashkë me ushtarë të 13 shteteve në Krivollak

Kadetë të FSK-së bashkë me ushtarë të 13 shteteve në ushtrime në Maqedoni

Mund të përfundojmë se përzgjedhja e këtij titulli nuk ka qenë e rastësishme dhe as lapsus i gazetarit, por ka qenë e qëllimshme, për të tërhequr vëmendjen dhe rritur lexueshmërinë, duke harruar se kjo mund të pasojë me shkaktimin e frikës dhe pasigurisë te lexuesit.

I njëjti tekst, po me titull të këtillë si në Ina-Online.net, tendencioz, është publikuar edhe në Lajmpress.mk kurse Tetova1, pas po të njëjtit titull, në kllapa ka sqaruar se bëhet fjalë për stërvitje.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja