verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

‘Lutjet’ në vend të fakteve dëmtojnë shëndetin e gazetarisë profesionale

on 8 - 06 - 2016       

[Recension: Për kë po lutet BDI-ja, për shëndetin e Gruevskit, apo të Mijallkovit?]

Kur përzihen  informatat me komente e me gjithçka tjetër, përmbajtja humb epitetin e një lajmi profesional. Teksti që do të recensojmë në vazhdim është herë informativ e herë ironizues. Autori ka dashur që nëpërmjet një ngjarjeje ditore të përcjellë një mesazh gjoja nga qytetarët në rrjetet sociale, por si duket e ka huqur qëllimin e tekstit.

Për kë po lutet BDI ja për shëndetin e Gruevskit apo të Mijallkovit – LAJMLinku deri te artikulli origjinal: Për kë po lutet BDI-ja, për shëndetin e Gruevskit, apo të Mijallkovit?

Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016, ora 15:00

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Që në titull autori, i këtij teksti nxit interes se për kë po luteshka BDI-ja, duke aluduar në miqësi të ngushtë të kësaj partie me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov.  Por, teksti në vazhdim është dëshpërues, pasi titulli nuk ka të bëjë fare me brendinë e lajmit. Në vend se të jepen përgjigjet e pyetjes së vendosur në titull, autori në vazhdim jep informatë ditore për hapjen e një xhamie në përurimin e së cilës marrin pjesë edhe zyrtarë të partisë shqiptare në pushtet BDI.

“Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Xhamisë së Re në fshatin Nistrovë të Rekës së Epërme. Në këtë solemnitet, përpos delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame, përfshi Muftininë e Gostivarit dhe disa Muftini të tjera, si dhe banorëve vendas dhe fshatrave përreth, kishin ardhur edhe mysafirë të shumtë nga viset e tjera shqiptare”

Tek më vonë, ironia vjen në shprehje. Ai lexues që nuk ka durim t’i shkojë tekstit deri në fund, do të ishte nervozuar që në paragrafin e parë dhe do të linte tekstin pa e lexuar.

“Nga ky eveniment janë dërguar foto, ku mes trjerëve vërehen edhe kryetari i komunës së Gostivarit nevzat bejta dhe Ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferri, duke bë dua. Shumë komentues kanë parashtruar pyetjen nëse ata po bëjnë dua për shëndetin e Gruevski, apo të Mijallkovit, duke aluduar te jarania afatgjatë e BDI-së me VMRO-në edhe përkundër shumë ngjarjeve tragjike për shqiptarët gjatë kësaj periudhe”

Ironia është e lejuar kur bëhen komente apo kur shkruhen editoriale, por në tekste të tilla, në rubrikat e informacionit, një gjë e tillë është e tepërt. Madje, fakti se është përdorur besimi fetar për “qerimin e hesapeve” me politikanë që nuk i pelqejnë autorit apo redaksisë, nuk është fare veprim profesional. Si individë kemi të drejtë të simpatizojmë apo të mos pëlqejmë subjekte politike apo politikanë, por në punën tonë profesionale, kur bëjmë lajme apo raporte, duhet të mundohemi deri në fund për të shkruar me kokë të ftohtë dhe pa fjalë të pa menduara mirë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja