verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Majmunllëqe” prej tekstit!

on 14 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Prilepski majmunlaci

[Recension: PUNË PRILEPI: Prilepas me gjithë veturë u futën në liqenin e kristaltë si mermer (VIDEO/FOTO)]

Tekst diskriminues, ofendues dhe komentues i ndërtuar mbi një informatë të pavërtetuar. Теksti është ofendues për banorët e qytetit të Prilepit, për të cilët gjeneralizohet se bëjnë “majmunllëqe”, edhe pse në tekst nuk ka dëshmi se për “incidentin” janë fajtorë prilepasit.

ПРИЛЕПСКА РАБОТА Прилепчани сосе автомобил влегоа во кристалното мермерно езеро ВИДЕО ФОТОLinku deri te artikulli origjinal: PUNË PRILEPI: Prilepas me gjithë veturë u futën në liqenin e kristaltë si mermer (VIDEO/FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 06.07.2016, 14:58

Data e recensionit: 13.07.2016

Recensues: Simona Atanasova

ТАRGAT JANË TË HUAJA, E JO TË PRILEPIT

“Këto ditë një grup i madh i prilepasve kanë vendosur që me gjithë veturë të futen në lien dhe nga kulmi i veturës të kërcejnë në ujë. Në rrjetet sociale u paraqitën disa video në të cilat shihet se si grupi deri në gjysmë e ka futur veturën në ujin e pastër si kristali”.

Në këtë tekst, pa asnjë konfirmim, konstatohet se automobili është pronësi të prilepasve, edhe pse nga videomateriali i bashkangjitur qartë shihet se automobili ka targa të huaja. Domethënë, mund të bëhet fjalë për shtetas të huaj, për qytetarë të ndonjë qyteti tjetër të Maqedonisë, për prilepas… Mirëpo, edhe pse nuk ka vërtetim, në tekst me këmbëngulje thuhet, e me këtë manipulohet publiku, se me të vërtetë bëhet fjalë për banorë të Prilepit – sikur vetëm njerëzit e këtij qyteti janë të “aftë” të bëjnë “majmunllëqe”. Përndryshe, epiteti ofendues “majmunë” shpeshherë përdoret për prilepasit, e edhe në këtë tekst është përdorur në konotacion ofendues.

Në fund, teksi aktron neutralitet, dhe thotë “Shihni “çmenduritë” e tyre dhe vlerësoni se a duhet kritikuar ky veprim i tyre”, edhe pse në gjithë tekstin, këta njerëz jаnë dënuar, kritikuar dhe u janë ngjitur ofendime të ndryshme.

Artikulli i shkell nenet 11 dhe 15 të Kodit të gazetarëve.

11.
Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni..
15.
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja