verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Makiazh për imazhin e Ivanovit

on 8 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

kurir

[Recension: Ja pse Ivanovi i pengon LSDM-së dhe SOROS-it: Nuk ka pazar me identitetin kombëtar!]

Projekt mediatik spinues për “përmirësimin” e imazhit të kryetarit të vendit për përdorim të brendshëm, njëkohësisht duke e stigmatizuar opozitën dhe “SOROS-in e famshëm” si të këqinjtë në “lojën për emrin” ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Bëhet përpjekje që kredibiliteti i Gjorge Ivanovit, që është shumë i dëmtuar, pas vendimit për amnisti grupore, të përforcohet nëpërmjet sentimentit patriotik, e me këtë rast të dëmtohen kundërshtarët politikë. Truk i thjeshtë për defokusim nga vuajtjet, problemet dhe brengat aktuale, të cilat Maqedonia i ka në këtë moment – para së gjithash brenda në vend.

1111Linku deri te artikulli origjinal: Ja pse Ivanovi i pengon LSDM-së dhe SOROS-it: Nuk ka pazar me identitetin kombëtar!

 Data dhe koha e publikimit: 30.05.2016  18:24

Data e recensionit: 31.05.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

STIGMATIZIM I OPOZITËS DHE I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE

Siç thamë – kemi edhe defokusim të vëmendjes nga temat kyçe, e poashtu, në të njëjtën kohë, sulm mbi kundërshtarët politikë dhe mbi organizatat e papërshtatshme joqeveritare. Këto janë karakteristikat kryesore të këtij materiali, i cili, sipas mënyrës se si është shkruar, më tepër i ngjan modelit partiak-politik, se sa tekstit të besueshëm që informatën e ka në qendër të tij. Në rregull, kryetari i vendit, në një forum ndërkombëtar, është paraqitur me njërën nga paraqitjet e tij “të njohura” ku e akuzon Greqinë për integrimet e bllokuara europiane dhe euroatlantike. Sinqerisht, ata që e ndjekin edhe shumë pak politikën, e dijnë se fjalori i tillë i Ivanovit nuk është diçka e re, spektakolare. Thjesht, njeriu sikur është ngatërruar në këtë “diapazon semantik” dhe kjo është kjo. Domethënë, Ivanovi as që ka thënë ndonjë informatë spektakolare, e as që paraqitja e tij është diçka si breaking news. Pajtohem se duhe të përmendet dhe me aq të përfundojë teksti i shkurtër.

Mirëpo, problemi është se paraqitjes së kryetarit të vendit i jepet një dozë më patriotike, ndërsa opozitës një dozë tradhëtare.

“Kryetari i Maqedonisë me këtë, para gjithë Evroëës dërgoi porosi se Maqedonia nuk do të lejojë të bëhet pazar me identitetin kombëtar.

Fjalimi i tij i përcoll me duartrokitje, ndërsa mediet e LSDM-së dhe të SOROS-it e kritikuan atë.

Porosia e këtillë zgjoi emocione të fuqishme dhe mbështetje te qytetarët e Maqedonisë, dhe u pranua si një notë e ashpër nga udhëheqësit evropianë. Angazhimi dhe vendosmëria e këtillë në mbrojtje të Maqedonisë i pengon vetëm LSDM-së dhe mercenarëve të SOROS-it, për të cilët, interesat kombëtare maqedonase nuk janë aspak të rëndësishme.”

SPIN, E PAVËRTETË DHE SERVILITET POLITIK

Me të vërtetë, nga aspekti përmbajtësor, thelbësor, e poashtu edhe nga aspekti profesional, nuk ka pasur nevojë për formulime, akuza dhe komente të këtilla. Gjithçka ka mundur të kalojë me një informatë të shkurtër dhe me një citim nga kryetari, mirëpo jo! Në vend të kësaj, është përgatitur një tekst spinues, i cili, të përkujtojmë, duhet ta përmirësojë autoritetin e dëmtuar politik të Ivanovit, mirëpo edhe ta betonojë “imazhin tradhëtar të LSDM-së dhe të instalimeve të SOROS-it”.

Qasja e tillë tregon se materiali ka ngjyrim, dhe për fat të keq, nuk e fsheh anshmërinë dhe joprofesionalizmin e tij. Poashtu, është e pavërtetë se një pjesë e medieve e kanë sulmuar Ivanovin për këtë pjesë të paraqitjes. Kritikat në llogari të kryetarit të vendit ishin për gafet e tij, që i tha në tubim, sikurse:

“Tani sikur edhe Jezusi të paraqitej do ta vrisnin, E njëjta vlen edhe për Muhamedin. Edhe Muhamedi sikur të paraqitej, do ta vrisnin”, u përgjigj Ivanovi, i cili mësuesin e Aleksandrit të Madh e quajti Aleksandër në vend të Aristotelit. (Standard, 29.05.2016)

Domethënë kemi: spin, të pavërtetë, selektivitet dhe servilitet politikë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja