verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Manipulim duke përgjithësuar

on 8 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

mladi zaev 11

[РRecension: FOTO: Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin]

Bëhet fjalë për foto-lajm, ku përveç asaj që ka tre fotografi dhe komentohet teksti nga mbishkrimet e paraqitura, nuk ofrohet asnjë informatë tjetër, si për shembull, vendi i saktë ku janë vendosur transparentet dhe kush me të vërtetë qëndron prapa tyre. Dhe në vend të verifikimit të informatave, nxirret një përfundim i njëanshëm: “Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin.”

ФОТО Младите од Скопје со јасна порака за Заев Kurir.mkLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin

Data dhe koha e publikimit: 28.02. 2016,15:29

Data e recensionit: 04.03.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

INFORMATË E QËLLIMSHME

“Nëpërmjet transpareneteve të mëdha të rinjtë i dërgojnë porosi liderit të LSDM-së.”

Në fillim të tekstit thuhet se të rinjtë janë autorët të transparenteve dhe se ata i kanë vendosur ato, edhe pse nuk ka asnjë informatë që do të dëshmonte se me të vërtetë bëhet fjalë për të rinj. Njëkohësisht, as që bëhet përpjekje që të verifikohet se mos ndoshta bëhet fjalë për aktivistë të partisë në pushtet.

Përndryshe, lajmi vjen një ditë pas publikimt të një foto-lajmi të ngjashëm për mbështetjen e pretenduar të të rinjve për partinë në pushtet. Dukuria e këtillë e njëpasnjëshme i ngjan marketingut gueril, dhe kur shkruhet për këtë temë, duhet verifikuar se a qëndron kjo parti prapa kësaj dukurie. Nëse nuk mund të konstatohet saktë se kush qëndron prapa transparenteve, atëherë kjo është dashur të theksohet në informatën që u plasohet lexuesve. Në fakt, këtë e parasheh edhe neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta dhe të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Në lajm, poashtu, nuk theksohet në mënyrë precize se në cilin vend janë vendosur transparentet. Edhe pse vendi, ndoshta, është i njohur për një pjesë të popullatës, megjithatë ai duhet detyrimisht të theksohet – siç parashohin rregullat gazetareske, mirëpo edhe që kjo të jetë më e qartë për publikun e gjerë.

Përgjithësimi i këtillë dhe prezantimi i informatave jo të plota tregon se bëhet fjalë për tentim për manipulim të publikut, gjegjësisht krijim të iluzionit se një parti e caktuar, në rastin konkret ajo në pushtet, ka mbështetje të gjerë të popullit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja