Manipulim me deklaratat e lehtësuesit
Published in Recensione
on 29 - 02 - 2016 Author: Симона Атанасова[Recension: Mbeti vetë: BE-ja distancohet nga qëndrimet e Van Haute-s]
Теkst i përpiluar me të pavërteta, manipulime dhe spekulime. Artikulli publikon një sërë akuzash të pabaza për Piter Vanhauten, lehtësuesin belg në negociatat e katër partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.
Linku deri te artikulli origjinal: Mbeti vetë: BE-ja distancohet nga qëndrimet e Van Haute-s
Data dhe koha e publikimit: 22.02.2016, 13:10
Data e recensionit: 27.02.2016
Recensues: Simona Atanasova
KU JANË DEKLARATAT “E TURPSHME” TË VANHAUTE-S?
Në artikull thuhet se Misioni i BE-së në Shkup qenka distancuar nga ndërmjetësuesi, pasi ai ka pasur një seri deklaratash të turpshme në rrjetet sociale, me të cilat drejtpërdrejtë i ka ofenduar qytetarët e Maqedonisë. Mirëpo, edhe pse ky artikll e akuzon Vanhauten për deklarata të turpshme, nuk është theksuar se cilat janë ato deklarata, të cilat gjoja janë të turpshme, dhe pse vlerësohen si të tilla. Mungon citim nga deklaratat “e turpshme” ose sqarim se kush dhe pse i konsideron si të pahijshme.
Në tekst thuhet se lehtësuesi belg Vanhaute i ka provokuar qytetarët e Maqedonisë, duke komentuar se nuk kanë parime evropiane.
Në fakt, ky është shtrembërim i plotë dhe manipulim i deklaratës së tij, ku ai thotë se Maqedonia ka nevojë për ligj të ri për mediete që nuk do të jetë kopje e legjislacionit të ndonjë vendi tjetër (siç propozoi VMRO-DPMNE-ja).
“Nuk është ide e mirë që të kopjohet nga vendet evropiane dhe të merren ligje prej tyre, për shkak se ku jeni sistem tjetër juridik, kushtetutë tjetër, mentalitet tjetër. Mediet tuaja nuk mund të krahasohen me mediet e vendeve të tjera. Prandaj, ju lutem, përpiquni ta shfrytëzoni atë që e keni dhe ta përmirësoni atë.” (Vanhaute)
Në artikull poashtu thuhet se Piter Vanhaute për disa media ka deklaruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat, edhe pse ky pohim nuk mund të gjendet askund.
“Vanhaute për mediet që i financon Sorosi sot ka paralajmëruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat, edhe pse nuk ka sqaruar se si mendon ta bëjë këtë nëse merret parasysh se VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në asnjë proces negociator të cilin do ta udhëheqë ky filozof.”
Në tekst nuk ka citim nga deklarata, të cilën Vanhaute, gjoja e ka dhënë për këto medie, e as link nga tekstet e medieve për të cilat lehtësuesi belg ka paralajmëruar se do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat ndërmjet partive politike.
Një tekst i përgatitur në mënyrë korrekte duhet t’i respektojë parimet profesionale dhe еtike. Gazetaria e mirëfilltë dhe objektive nuk guxon të lejojë shtrembërimin e deklaratave dhe manipulimin e tyre që të arrijë mendim negativ te publiku për ndonjë person të caktuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e