verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Manipulim me informatën për ta diskredituar PSP-në

on 20 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

fireshot-capture-37-sjo-protiv-gragjanite-i-mpc-koi-protest_-http___kurir-mk_makedonija_vesti_s
Ky tekst muk mund të lavdërohet me vërtetësi dhe me objektivitet. Janë shënuar disa gjëra të cilat nuk mund të jenë të sakta, mirëpo në artikull kjo nuk sqarohet. Kjo do të thotë se qëllimi nuk është informativ, por manipulues, me qëllim përfundimtar – të diskreditohet Prokuroria speciale publike.

sjo-sarena-revolucija-protesti1Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja kundër qytetarëve dhe KOM-it të cilët protestuan kundër ndërpretjes së ndërtimit të kishës, e heshtin për sjelljen e egër të mercenarëve të LSDM-së dhe SOROS-it

 Data dhe koha e publikimit: 15.09.2016, 12:54

 Data e recensionit: 19.09.2016

 RecensuesVllado Gjorçev

“Më 10 qershor të vitit 2013 një numër i madh i qytetarëve protestuan para komunës Qendër që ta mbrojnë ndërtimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena” Bëhej fjalë për protesta të qytetarëve të revoltuar që ishin kundër ndërprerjes së ndërtimit të kishës, të cilën deshin ta pengojnë Zhernovski dhe LSDM-ja”.

Ky është një pohim krejtësisht i pasaktë. Është e saktë se qytetarët dolën para komunës Qendër, mirëpo më së paku qëllimi është të mbrohet ajo që është theksuar në tekst. Më vonë nga të ashtuquajturat “bomba” u pa se ata janë dërguar që ta mbrojnë PDU-në e komunës Qendër ku përmenden edhe disa objekte që kanë qenë të zgjedhura nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Ky moment nuk është përmendur fare në tekst, që e bën atë joobjektiv. Nëse kanë dashur që artikulli të jetë profesional, është dashur të përkujtohet edhe kjo gjë, dhe t’i lihet publikut të marrë qëndrim.

Poashtu, është e pasaktë se janë thyer vetëm tre dritare. Dëmi është më i madh, e teksti nuk e ka as informatën se është lënduar edhe një këshilltare.

“Për PSP-në është e qartë se vepër më e rëndë penale është trokitja nëpër dritare e komunës Qendër ku qytetarët në mënyrë krejtësisht legjitime dolën të protestojnë kundër ndërprerjes së ndërtimit të kishës, se sa goditja me gurl e policëve maqedonas, demolimi i institucioneve shtetërore, demolimi i Zyrës popullore të Kryetarit Gjorge Ivanov, përdhosja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Portës Maq edonia dhe një sërë objektesh të tjera. Në sjelljen e këtillë vandale morën pjesë personalisht edhe Zoran Zaevi dhe Radmilla Shekerinska”.

Një problem i madh në tekst është edhe ky paragraf, i cili është spin i plotë. Si e para, për ngjyrosjen e objekteve të institucioneve dhe projektit “Shkupi 2014” janë inicuar disa procese edhe atë nëpërmjet Prokurorisë publike. Si e dyta, PSP-ja nuk ka kompetencë ndaj këtyre ngjarjeve. Në fakt, Prokuroria speciale është formuar me mandat për materialet e përgjuara, një pjesë të të cilave publikoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Prandaj edhe ligji për këtë prokurori është quajtur “Ligji për Prokurorin publike për ndjekjen e veprave penale që lidhen me dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve”.

Në nenin 2 të këtij ligjit thuhet:

“Ndjekja e paligjshme e komunikimeve” definohet si ndjekje e paautorizuar e të gjitha komunikimeve që është bërë në periudhën ndërmjet vitit 2008 dhe 2015 година, duke i përfshirë, mirëpo pa u kufizuar në audioinçizimet dhe transkriptet e dorëzuara në prokurorinë publike para 15 korrikut të vitit 2015″.

Ngjarjet e “Revolucionit laraman” nuk dolën nga materialet e përgjuara de prandaj nuk mund t’i marrë përsipër PSP-ja.

Ky tekst është krejtësisht i shtrembëruar, i pasaktë dhe manipulon. Kjo, nuk është veti e një medieje që dëshiron të quhet profesionale. Për të qenë e tillë, duhet pasur kujdes në më tepër aspekte që duhet t’i ketë një produkt profesional gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja