Manipulimi me titujt zhgënjen lexuesin
Published in Recensione
on 17 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi[Recension: Thaçi rrezitet, çka bëjnë luanët e PDSH-së?]
Teksti që po recensojmë është vepër e një medie jashë Maqedonisë, por që i njëjti është marrë nga autorët anonim dhe vetëm i është ndërruar titulli që aspak nuk ka të bëj me tekstin. Edhe pse në titull shtrohet një çështje delikate, autori nuk ka ndërhyrë në artikullin e marrë pa cituar, për të shpjeguar në pak rreshta pyetjen që ai parashtruar në titull.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Thaçi rrezitet, çka bëjnë luanët e PDSH-së?
Data dhe koha e publikimit: 12.08.2015
Data e recensionit: 12.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Është e qartë se titulli I këtij teksti tërheq menjëherë vëmendje, siç është e qartë edhe fakti se titulli është tendencioz. Por nëse lexon tekstin ai ska të bëjë asnjë gjë me atë që thuhet në titull. Ja një pjesë e shkëputur nga teksti të cilin e përmbanë ky artikull:
Titujt çdoherë duhet të jenë të shkurtër, të informojnë për atë që informon lajmi dhe të jenë të menduar mirë. Zakonisht nuk preferohet që titujt të përmbajnë pyetje, por edhe në rastet kur kjo ndodh teksti më pas duhet të jape përgjigje për atë që shtrohet si pyetje. Publiku përmes titullit duhet të kuptojë përmbajtjen e lajmit. Në rastin konkret nuk kemi as edhe një fjalë të asaj që shtron titulli si dilemë.
Botuesi i këtij artikulli, nuk ka cituar burimin se nga e ka marrë lajmin. Kurse teksti është pak sa komik, sepse thjeshtë përshkruan një situatë të një kronike televizive në të cilën janë përfshirë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Nuk e paraqet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e