verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Marrja e informatave nga Facebook-u pa leje për publikim është e paligjshme

on 2 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Нож во лице - преземање од Фејсбук. Фото: mkhmarketing, 2013
Thikë në fytyrë – marrja e informatave nga “Facebook”-u. Foto: mkhmarketing, 2013

Komente dhe mendime të shumta shkaktoi një lajm, publikimi i fotografisë së vajzës së Zoran Zaevit dhe i lokacionit ku është bbërë ajo. Kuptohet, konteksti në të cilin janë publikuar këto informata është politik dhe shkon në dobi të “qërimit të hesapeve” se kush në cilën plazhë ka shkua dhe sa kushton kjo. Mirëpo, sa në fakt kushton, publikimi i fotografive dhe i lokacionit? Publicitet dhe ekskluzivitet të madh apo ndërhyrje në privatësinë e dikujt?

Shkruan: Еlena Stojanovska, magjistre e komunikimeve

Duke e analizuar sjelljen konkrete të medieve që e publikuan dhe e shpërndanë këtë lajm nga aspekti i parimeve për respektimin e privatësisë, ajo duhet patjetër të analizot nga disa kënde.

Para saë gjithashm duhet të vlerësohet se cilat të dhëna personale janë publikura, në çfarë përmasash dhe sa publikimi i tyre e mbështet esencën e informatës. Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, dhënë personale është çdo informatë që ka të bëjë me ndonjë person të identifikuar fizik ose me person fizik që mund të identifikohet, e person që mund është personi identiteti i të cilit mundë të verifikohet në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë, veçanërisht mbi bazë të numrit unik amë të qytetarit apo në bazë të një ose më shumë karakteristikave specifike të identitetit të tij fizik, mendor, ekonomik, kulturor apo social. Në rastin konkret, fotografia e publikuar, emri dhe mbiemri, lokacioni, si dhe lidhja me prindin paraqesin të dhëna personale. Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet rëndësisë së informatave që i publikojnë për personat publikë që ushtrojnë ndonjë funksion politike ose publik dhe të dhënave për anëtarët e familjeve të tyre. Mbrojtja e të dhënave personale të vajzës së Zaevit dhe mbrojtja e privatësisë së tij si person publik janë diametralisht të kundërta. Kushti për respektimin e privatësisë automatikisht është i redukuar për aq sa vetë personi është i futur në jetën publike ose ka kontakt me interesa të tjera të mbrojtura.

Gjithsesi, menjëherë parashtrohet pyetja se sa një medie duhet t’i mbrojë informatat që tashmë janë publikuar. Kur bëhet fjalë për publikimin e fotografive në “Facebook”, çdo shfrytëzues me vetë publikimin e fotografive në “Facebook”, konsiderohet se e ka dhënë pëlqimin e tij që ato të publikohen në internet dhe nuk mund të presë privatësi absolute. Megjithatë, pajtimi i shfrytëzuesit që të publikojë fotografi të tij në profil privat, pa marrë parasysh se për sa shfrytëzues do të jetë ajo në dispozicion, nuk do të thotë se ai është pajtuar që ato të ripublikohen në ueb-faqe apo mediet tjera, në kontekst që është komprometues mbi çfarëdo baze për individin, prandaj çdo ripublikim i fotografive pa pëlqimin e sujektit të të dhënave personale konsiderohet i paligjshëm.

дсдасдсад

тѕетѕетѕет

Diskutimi për mbrojtjen e privatësisë është edhe më i rëndësishëm nëse merret parasysh fakti se bëhet fjalë për informata për person të mitur. Të dhënat personale të personave të mitur nuk guxojnë të publikohen pa mbrojtje adekuate, gjegjësisht pa e mjegulluar fytyrën e tyre dhe duke përdorur iniciale. Personat e mitur janë persona me aftësi të kufizuara sociale, dhe me vetë këtë ata nuk mund vetë të japin pëlqim se a do të jetë publike ose jo ndonjë informatë që ka të bëjë me ta. Pëlqimi për publikimin e të dhënave për personat e mitur duhet të kërkohet nga prindërit, kujdestarët apo përfaqësuesit ligjor të tyre, mirëpo madje edhe atëherë kur kjo është siguruar, duhet mbajtur llogari për pasojat e ardhshme nga publikimi i të dhënave personale të personave të mitur. Se media nuk ka mbajtur llogari për mbrojtjen e personalitetit të vajzës së Zaevit shihet edhe në dy fotografitë e publikuara, të cilat qartazi janë marrë dhe nuk janë përpunuar, në njërën është shkruar emri dhe mbiemri i plotë, ndërsa është mbuluar fytyra, ndërsa në tjetrën është anonimizuar vetëm emri.

Në mbështetje të asaj që u konstatua më lartë, duhet të merret parasysh edhe kufizimi ligjor për përpunimin e të dhënave ndjeshme personale. Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të gjitha të dhënat personale nuk gëzojnë mbrojtje të njëjtë. Ka edhe kategori të veçanta, të ndjeshme të të dhënave personale, që kanë edhe mbrojtje të veçantë, e ato janë të dhëna personale që e zbulojnë prejardhjen racore ose etnike, bindjen pоlitike, fetare, filozofike ose ndonjë bindje tjetër, anëtarësinë në ndonjë organizatë sindikale dhe të dhëna që kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve, duke i përfshirë edhe të dhënat gjenetike, të dhënat biometrike (në këtë rast fotografia është informatë biometrike) ose të dhënat që kanë të bëjnë me jetën seksuale. Koncepti i “rëndësisë së informatës” është shumë i rëndësishëm në këtë rast. Duhet të evitohet çdo përmendje e të dhënave të ndjeshme.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja