verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Mbështetja vetëm në një burim mjafton vetëm për melodramë

on 2 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Matej - Ohridsky

[Recension: Matej ka nevojë për ndihmën tonë, duhet të shërohet në Slloveni]

Gjithmonë është e vështirë të flitet ose të shkruhet për fatkeqësitë e huaja, veçanërisht kur kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Storje të tilla ka gjithnjë e më shumë edhe në mediet e tjera dhe ato, kryesisht, janë të shoqëruara me fotografi të njerëzve të cilët, zakonisht, kanë nevojë për ndihmë të shtrenjtë mjekësore.

Edhe storja që e observojmë këtu është e tillë, dhe në shikim të parë aspak nuk ndryshon nga ato që janë të ngjashme me të, të cilat, siç theksuam, janë gjithnjë e më shumë në numër. Megjithatë, a nuk është ky fakt arsye që në takimet e redaksive diksuh të mendojë se ndoshta duhet të ndryshohet diçka në mënyrën e raportimit për këto raste dhe këto lajme të bëhen më efikase?

FireShot Capture 24 - На Матеј му треба нашата помошLinku deri te artikulli origjinal: Matej ka nevojë për ndihmën tonë, duhet të shërohet në Slloveni

Data dhe koha e publikimit: 19.08.2016

Data e recensionit: 25.08.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

SHITJA E “VESHKËVE”

“Tregimi për Matej Stoilovin e vogël (4,5 vjet) nga Dellçeva, babai i të cilit dëshiron ta shesë veshkën që ta shërojë djalin e tij përsëri u aktualizua, për shkak se fëmija ka nevojë për ndihmë.

Matej vuan nga disa sëmundje, si hendikep të mesatar mental, autizëm, sklerozë miziale temporale.

Ilaçet që i merr janë nga Gjermania dhe Italia dhe janë shumë të shtrenjta gjë që familjes i kushton 250 euro dhe plus pagesa e logopedit, defektologut, bërja e inçizimeve e të ngjashme.

Babai i Matejit, Kirço thotë se e shet veshkën e tij, për shkak se janë familje e varfër dhe nuk kanë para për shërim”.

Ky tekst së bashku me fotografinë e cila është pjesë e kronikës, pa dyshim ka shumë elemente të melodramës dhe ndoshta pas kësaj qëndron – përveç qëllimit që në këtë mënyrë të mblidhen sa më shumë mjete për fëmijën e sëmurë, që nuk mund të përjashtohet – përpjekja që zhanri melodramë të jetë edhe pjesë e tërheqjes së lexuesve?!

Esenca është se në publik kjo çështje u harrua shpejtë dhe në këtë çmenduri mediet sikur ndihmuan me rastin e Tamara Dimovskës së vogël nga Velesi (vdiq më 9 shkurt 2015 година). Kjo kronologji tragjike e ngjarjeve që përfundoi me vdekjen e një vajze të vogël të cilës kishte mundësi t’i ndihmohej, kishte porosi të cilat u zhdukën nga faqet e para të gazetarve dhe në paralajmërimet e medieve elektronike…

Në fakt, organet kompetente të vendit, e veçanërisht ato nga fusha e shëndetësisë (Мinistria për shëndetësi, FSSHM dhe të tjera) janë ato që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këto shërime që duhet të bëhen jashtë vendit, dhe të cilat – mu për këtë – janë të shtrenjta për pjesën më të madhe të familjeve në vend. A do të formohet ndonjë fond i veçantë në nivel shtetëror, ku do të hynin edhe donacionet ose shteti do ta rrisë buxhetin shëndetësor, si opcione të mundshme – për këtë vendi ka organe të tij kompetente – të cilat edhe këtë herë, sikurse edhe në shumë kronika të tjera të ngjashme, as që përmenden. Në atë mënyrë, këto epizode nga sikletet tona të përditshme, në vend që në vete ta kenë angazhimin real shoqëror, shndërrohen në njëfarë forme të lutjes për donacione, që u drejtohet individëve dhe firmave. Dhe mu për këtë ata që marrin rrogë dhe kanë përgjegjësi që të ndihmojnë në këto raste, janë amnestuar nga pjesa e tyre e obligimeve që i kanë në mënyrë “standarde” në vendet e punës që i mbajnë.

GAZETARË APO TELALË?

Të mos flasim se në apelet e këtillë për ndihmë nuk ka detaje pas të cilave do të qëndronin burime të fuqishme profesionale, që megjithatë është e rëndësishme, kur tashmë në tekst kanë futue dhe xhiro-llogari, për shkak se këto janë realcione me publikun që supozojnë se vlerësimi profesional është njëfarë garanti për lutjen që bëhet! Nga aspekti gazetaresk, kjo do të thotë se nuk kemi burime të mjaftueshme për të pasur lajm, si do që të emërohet kjo kronikë.

Në kuadër të kronikës, gjithsesi duhet të ketë informatë te cilat organe kompetente janë drejtuar prindërit e fëmijës së sëmurë, a janë refuzuar, me çfarë arsyetimi e të ngjashme. Në atë mënyrë do të shihej se a e kanë kryer punën e tyre fondet shëndetësore dhe ato solidare, që fillimisht ato të shkarkohen nga faji eventual. Tek atëherë kronika mund të konsiderohet si i rrumbullakësuar, nga aspekti i mbështetjes në disa burime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

anonime

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

Artikull me një farë diametraliteti të fakteve, vetëm se nuk janë në numër të mjaftueshëm

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

tepër sugjestive dhe me elemente të melodramës

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja