Me çdo kusht të njolloset peshkopi
Published in Recensione
on 10 - 11 - 2016 Author: Александар Пешев[Recension: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut”]
Kemi përpjekje të qartë për diskreditim personal nëpërmjet interpretimit të lirë të një statusi në rrjetin social “Facebook”. Vetë arsyeshmëria për një tekst të këtillë vihet në pikëpyetje kur parashtrohet pyetja rreth relevancës së tij dhe përmbushjes së interesit publik.
Linku deri te artikulli origjinal: Pimeni – peshkopi i gëzuar me karrierë të ardhshme te “Yjet e Pinkut”
Data dhe koha e publikimit: 7.11.2016, 15:53
Data e recensionit: 08.11.2016
Recensues: Аleksandar Peshev
KONSTRUKSION SPINUES
Titulli është tendencioz dhe lexuesve u paralajmëëron tekst për njollosjen e peshkopi Pimen, që në fakt, bëhet që në hyrje të tekstit ku spinohet e vërteta:
“Peshkopi, paraqitjet e të cilit me vite, më tepër u ngjajnë paraqitjeve politike siç i ngjan njeriut që ka funksion të këtillë, tani si duket dëshiron edhe karrierë publike në drejtim tjetër”.
Për një tekst korrekt gazetaresk, asgjë nuk është e vlefshme dhe e qartë përveç fakteve. Poashtu, parashtrohet pyetja se kush ka konstatuar se në çka ngjajnë paraqitjet e peshkopit dhe sipas cilit kriter është sjellë përfundimi se paraqitjet e tij nuk përkojnë me funksionin që e ka?
Sipas asaj që mund të shihet në artikull, përfundimi bazohet vetëm në një koment që është bërë në statusin në Facebook të peshkopit Pimen, që është shkruar nga ndonjë mik i tij në FB:
“Ajo ndjenjë kur peshkopi i gëzuar zgjohet, lexon lajme dhe dhe bëhet edhe më i gëzuar kur mendon se dikush e ka përmendur para aq shumë femrave. Fillon të vallëzojë nëpër dhomë… la la la la laa. E edhe “Yjet e Pinkut” është një opcion, i shkroi miku Pimenit”.
Përveç asaj që komunikimi i dikujt në rrjetet sociale nuk është me rëndësi për publikun e gjerë, “Facebook”-u nuk mund të përdoret si burim i besueshëm dhe i vetëm i informaciont në një tekst profesional gazetaresk. Në artikull nuk ka deklaratë nga peshkopi, e as që ka informatë se është bërë përpjekje që të merret qëndrim prej tij.
Mirëpo, shihet se ideja nuk ka qenë të bëhet një përmbajtje korrekte mediatike, por një konstruksion i qëllimshëm spinues. Dhe mu për këtë qëllim “gërmohet” nëpër profilin e peshkopit Pimen në Facebook dhe gjendet “material” i përshtatshëm që do të përkojë me kualifikimin “peshkop i humbur”, të cilin e përdori lideri i partis në pushtet në fjalimin e tij para Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e