Me dru e gurë ndaj ministreshës Remenski!
Published in Recensione
on 18 - 05 - 2016 Author: Силвана Жежова[Recension: Prindërit nga komuna e Ilindenit të revoltuar: Remenski nuk e nënshkruan aktvendimin për kryerje të veprimtarisë për çerdhen e re]
Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni tregon me gisht kah ministresha teknike për punë dhe politikë sociale, Frosina Remenski, si “fajtore” e vetme për mosfunksionimin e çerdhjes së re në komunën e Ilindenit. Mirëpo, për akuzat e këtilla nuk ofrohet asnjë argument i qëndrueshëm, por si “dëshmi” e vetme ofrohen deklaratat e prindërve.
Deklaratat e tyre, pa dyshim, janë të rëndësishme për këtë tregim. Mirëpo, pavarësisht nga ajo se prindërit ballafaqohen me problem real (ruajtjen-përkujdesjen e fëmijëve derisa janë në punë), megjithatë, ata nuk mund t’i përcaktojnë shkaqet e vërteta për atë se kush e pengon hapjen e kësaj çerdheje. Përgjigjet e këtilla duhet të kërkohen në adresë tjetër – nga institucionet kompetente, në rastin konkret nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Qeveria. Për fat të keq, teksti nuk i ofron mu këto përgjigje.
Linku deri te artikulli origjinal: Prindërit nga komuna e Ilindenit të revoltuar: Remenski nuk e nënshkruan aktvendimin për kryerje të veprimtarisë për çerdhen e re
Data dhe koha e publikimit: 15.05.2016
Data e recensionit: 16.05.2016
Recensues: Silvana Zhezhova
VETËM NJË KËND
Artikulli i transmeton informatat në mënyrë selektive. Ai e paraqet vetëm reagimin e prindërve, të cilët fajin për atë se pse çerdheja e re akoma nuk është hapur ia hudhin ministreshës Remenski.
Do të donim ta informojmë publikun pë revoltën tonë të prindërve nga komuna e Ilindenit, për shkak të obstruksioneve të ministreshës dhe pengimit për përkujdesjen e fëmijëve të rinj, theksojnë prindërit nga komuna e Ilindenit.
Mirëpo, teksti nuk informon se më datë 7 prill të këtij viti, Qeveria në mbledhjen e saj i anuloi të gjitha aktvendimet që i kanë sjellë ministrat e LSDM-së në periudhën prej 11 nëntorit të vitit të kaluar deri më 7 prill të këtij viti, në mesine të cilave janë edhe aktvendimet e ministreshës për punë dhe politikë sociale. Ndoshta ky aktvendim nuk ka qenë në mesin e atyre që janë anuluar. Mirëpo, kjo nuk dihet për shkak se teksti nuk e ka bërë këtë verifikim – nuk ka deklaratë nga ministria përkatëse ose nga qeveria.
Poashtu, mungon deklarata e palës së interesuar – ministreshës Remenski, që ajo vetë të tregojë se a e ka nënshkruar aktvendimin, ose jo. E në qoftë se nuk e ka nënshkruar, t’i tregojë arsyet se pse nuk e ka bërë këtë.
Vetëm se, ky tekst as që ka pasur ndërmend ta paraqesë problemin nga të gjitha aspektet. Por, qëllimisht ta paraqesë fotografinë vetëm nga këndi i pushtetit, duke hedhur dru e gurë ndaj ministreshës Remenski.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e