Me konstruksione dhe të pavërteta kundër sektorit qytetar
Publikuar në Recensione
on 4 - 11 - 2016 Autor: Александар Писарев[Recension: 230.000 еuro për Laramanët, e për ne faada dhe rrugë të shkatërruara]
Ky është edhe një tekst nga seria e teksteve propaganduese që janë përplot me konstruksione dhe të pavërteta kundër aktivistëve qytetarë, Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni dhe partisë më të madhe opozitare. Më e keqja është se këto shkrime quhen “hulumtime”, edhe pse në esencë ato paraqesin një përmbledhje të thjeshtë të trillimeve që janë publikuar disa herë në medien e njëjtë me tituj të ndryshëm.
Linku deri te artikulli origjinal: 230.000 еuro për Laramanët, e për ne faada dhe rrugë të shkatërruara
Data dhe koha e publikimit: 26.10.2016
Data e recensionit: 01.11.2016
Recensues: Аleksandar Pisarev
PUBLIKIM SENZACIONALIST ME QËLLIM TË CAKTUAR
Lexuesve u është ofruar një publikim senzacionalist me qëllim të caktuar që është i ngarkuar me elemente tendencioze dhe me ofendime ndaj njerëzve nga jeta politike dhe publike. I shkruar me një ton akuzues dhe ofendues, ky artikull akuzon në mënyrë të paargumentuar dhe i qëron hesapet me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që e kritikojnë pushtetin. Kështu, për shembull, në tekst thuhet se:
“Ka përfituar edhe Uranija Pirovska nga Komiteti I Helsinkit. Ajo së bashku me organizatën fantome Tiiit! Ink Shkup dhe Koalicioni për të drejtat e homoseksualëve i Koço Andonovskit do të fitojë 31.140 dollarë për edukim dhe aksion për të drejtat e grave. Sikur të mos ishte tragjike, do të ishte qesharake. Ju qeshuni, e ata kanë marrë 31.140 dollarë që t’i ngjyrosin rrugët dhe t’i ofendojnë policët”.
Megjithatë, vërtetim për këto informata nuk ka.
Poashtu, thuhet edhe se:
“Zaevi dhe LSDM-ja janë në koalicion parazgjedhor me këto organizata joqeveritare, liderët e të cilave u paraqitën edhe në listën e deputetëve të LSDM-së”.
Edhe pse, në fakt, partia më e madhe opozitare akoma nuk ka dalë me listat e deputetëve, socialdemokratët e paralajmëruan se këtë do ta bëjnë në kongresin që duhet të mbahet këtë fundjavë (6 nëntor 2016).
TË VENDOSUR NË “SHTYLLËN E TURPIT”
Në tekst janë dhënë disa shuma parash, të cilat, gjoja, janë derdhur në llogaritë e personave dhe të organizatave të lartëpërmendura qytetare, mirëpo për këtë nuk ofrohet asnjë dëshmi konkrete. Poashtu nuk është bërë përpjekje që të paraqitet edhe pala e dytë e tregimit, nëpërmjet deklaratave nga personat e përmendur të cilët vendosen në “shtyllën e turpit”, që t’i vërtetojnë apo t’i demantojnë akuzat e dërguara në adresën e tyre.
Mënyra në të cilën është shkruar ky artikull le përshtypje se në pyetje është tekst i përgatitur me udhëzime nga partia në pushtet, e në të vërehet madje edhe anomizitet personal ndaj personave që përmenden në të.
Me mënyrën e këtillë të (dez)informimit të publikut është shkelur preambula dhe një sërë nenesh të Kodit të gazetarëve:
Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe e mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. (preambula)
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur. (1)
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit. (13)
Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike. (14)
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm… (16)
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
nuk ka burime të evidentuara
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e