Me propagandë partiake bllokohet gazetaria profesionale!
Published in Recensione
on 25 - 04 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: EKSKLUZIVE: Kuçi zhbllokon gjendjen në kufi. Kamionët mund të hyjnë]
Kalimi i ekstremeve në një tekst gazetaresk, nuk ka si duket ndryshe pos si ky veprim në këtë përmbajtje. Një propagandë e tepruar dhe një shkelje e standardeve gazetareske. Kemi të bëjmë me një lajm, i cili informon gjoja për zhbllokimin e mallrave shqiptare në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë, por që në fakt, përbrënda vetes është përplot me kundërthënie. Në tekst thuhet se 9 kamionë kanë qenë të bllokuar, 5 janë liruar dhe për 4 të tjerë po punohet. Autogol!!! Nëse nuk janë zhbllokuar të gjithë, për çfarë po na informon titulli në këtë rast?!
“Titulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij”.
Maqedonia zhbllokon hyrjen në kufi të perimeve të Shqipërisë. Kamionët që ishin bllokuar në kufi, tanimë janë lejuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë, merr vesh ekskluzivisht nga terreni, Aktuale.mk. Nga 9 kamionë sa kanë qenë të bllokuar, 5 janë liruar që ditën e shtunë, ndërsa në mënyrë kontinuale punohet edhe për kalimin e 4 kamionëve tjerë.
Linku deri te artikulli origjinal: “EKSKLUZIVE: Kuçi zhbllokon gjendjen në kufi. Kamionët mund të hyjnë”
Data dhe koha e publikimit: 11.04.2016
Data e recensionit: 11.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Fakti se në tekst bëhet fjalë për propagandë, e vërteton edhe paragrafi në vijim. Sfondi ka rëndësi të veçantë në lajm, por jo edhe kur ai i jep përmbajtjes drejtim të qëllimshëm. Sipas kësaj që thotë autori, i bie sikur tekstin ta ketë shkruar një zëdhënës partie, e dhe jo një gazetar profesionist.
Kjo si që mëson portali jonë, është bërë me angazhimin direkt të ministrit aktual të Ekonomisë, Driton Kuçi. Një shkelje e tillë si që dihet ndodhi edhe disa muaj më parë, mirëpo me ndëhryrjen e ish ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri, situata u normalizua dhe u hoq bllokimi. Tanimë këtë situatë po e zgjedh përsëri kuadër i BDI-së, pra ministri aktual Driton Kuçi, njofton Aktuale.mk.
Një element tjetër që nuk shkon në tekst është edhe çështja e elementit multimedial. Autori ka vendosur një fotografi për të manipuluar me opinionin.
Përderisa në tekst flitet për bllokimin e kamionëve me mallra nga Shqipëria, cili është efekti i vendosjes së fotografisë së ministrit në tekst, dhe asnjë fotografi prej kalimit kufitar? Do të ishte në rregull dhe shumë profesionale nëse gazetari në këtë rast do të bënte dhe dëshmonte atë në të cilën thirret. Për të dëshmuar ekskluziven e tij, nevojitet një fotografi nga dogana me kamionët e përmendur në tekst, e jo një fotografi na zyra e ministrit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
Të pakonfirmuara
Të pakonfirmuara
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Jo.
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e